Letërsia botërore

Information

Botuesit

Speciale

Autorët

Ulje çmimi! Nekropoli, Boris Pahor Shfaq të madhe

Nekropoli, Boris Pahor

Produkt i ri

Ky roman vjen si një kujtim i Pahorit në një moment kur vite pas luftës ai kthehet në një prej këtyre kampeve dhe, ndërsa ecën mes barakave e turistëve, në mendjen e tij rizgjohen episode plot dhimbje dhe mallëngjim, si ato të urisë dhe të ftohtit, të poshtërimit dhe të dhimbjes, për ata që nuk mundën t'ia dilnin mbanë.

Më shumë detaje

Ne gjendje

$7.89

-20%

$9.86

Add to wishlist

Më shumë informacione

Titulli: Nekropoli
Origjinali: Necropolis
Gjinia: Roman
Autori: Boris Pahor
Shqipëroi: Nikollë Berishaj
Shtëpia botuese: Toena
Viti: 2014
Fq. 240
Pesha: 0.273 kg.
ISBN: 978-99943-1-975-6

Mbi librin

Me anë të kësaj vepre autori sjell në vëmendjen e lexuesit përvojën e tij në kampet e përqendrimit gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ky roman vjen si një kujtim i Pahorit në një moment kur vite pas luftës ai kthehet në një prej këtyre kampeve dhe, ndërsa ecën mes barakave e turistëve, në mendjen e tij rizgjohen episode plot dhimbje dhe mallëngjim, si ato të urisë dhe të ftohtit, të poshtërimit dhe të dhimbjes, për ata që nuk mundën t'ia dilnin mbanë.

Ai rreket t'u dëshmojë në mënyrë sa më të qartë atë çfarë i ka ndodhur atyre që nuk e kanë përjetuar tmerrin e luftës, tmerr që nuk arrin të shpjegohet me fjalë ndaj edhe rrezikon të kthehet në diçka të "pashpjegueshme". Tenton ta realizojë këtë nëpërmjet rrëfimit të fakteve, me kthjelltësi dhe pa sentimentalizëm, duke e vendosur theksin në aftësinë e qëndresës dhe të solidaritetit njerëzor.

Mbi autorin

Boris Pahor lindi në Trieste të Italisë, më 26 gusht 1913. Është figurë e shquar publike e pakicës sllovene të vendosur në Itali dhe një shkrimtar që mund ta klasifikosh sa italian aq edhe slloven për veprën e tij. Në vitin 1940 u rekrutua në ushtrinë italiane dhe u dërgua në vijën e frontit të luftës në Libi. Pas armëpushimit të datës 8 shtator 1940, u kthye sërish në Trieste, që tashmë gjendej nën pushtimin gjerman.

Disa ditë pas kthimit të tij në qytet, vendosi të bashkohej me trupat partizane jugosllave. Në vitin 1955, kujtimet e atyre ditëve do t'i hidhte në letër duke shkruar romanin e tij të famshëm Mesto v zalivu ("Qyteti në gji"), me anë të të cilit do të merrte famë në ish-Republikën Jugosllave. Si një dëshmitar guximtar i krimeve të kryera nga fashizmi dhe si një zë potent gjatë Luftës së Dytë Botërore, ai mori pjesë në qëndresën antifashiste jugosllave. Pasi u tradhtua nga një spiun, në vitet 1944-1945 e dërguan në kampet e përqendrimit nazist.

Kjo ishte një ngjarje vendimtare në jetën e tij, e cila mori jetë në kryeveprën "Nekropoli" dhe që shënoi të gjithë veprimtarinë e tij të mëvonshme. I cilësuar si intelektual "trazovaç" për nga qëndrimet e tij mbrojtëse kundrejt identitetit kombëtar e kulturor, ai ka realizuar një krijimtari letrare mëse të gjerë, që i ka fillimet e saj në vitin 1948 me tregimet "Mojtraškinaslov" (Adresa ime triestine), të përkthyer në disa gjuhë të botës, si: frëngjisht, gjermanisht, anglisht, finlandisht, portugalisht, spanjisht, serbisht dhe në gjuhën esperanto.

1992 - Çmimi letrar "Prešeren" (çmimi më i madh letrar që jepet në Slloveni)
2003 - Çmimi letrar "San Giusto d'Oro" 2007 - Anëtar i Legjionit të Nderit në Francë
2008 - Çmimi letrar ndërkombëtar "Viareggio-Versilia"
2008 - Çmimi letrar ndërkombëtar "Resistenza" (Qëndresa) për librin "Nekropoli" që është përzgjedhur si libri i vitit nga një juri prej tre mijë dëgjuesve, të programit radiofonik "Fahreneit" në "Radio 3", program ky që i kushtohet librave. Aktualisht jeton në Trieste.

Reviews

Write a review

Nekropoli, Boris Pahor

Nekropoli, Boris Pahor

Ky roman vjen si një kujtim i Pahorit në një moment kur vite pas luftës ai kthehet në një prej këtyre kampeve dhe, ndërsa ecën mes barakave e turistëve, në mendjen e tij rizgjohen episode plot dhimbje dhe mallëngjim, si ato të urisë dhe të ftohtit, të poshtërimit dhe të dhimbjes, për ata që nuk mundën t'ia dilnin mbanë.

Libra të ngjashëm

Klientët që blenë këtë libër, blenë edhe...

Shkarkime

KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (0)