Referenca: SKU000302
Botuesi: Cabej
Me këto tre histori të mprehta mbi rënien e pasionit, Simone de Beauvoir na tërheq në jetën e tri grave, në moshë të mesme, të cilat përballen me kriza të papritura. Në tregimin që i jep edhe titullin librit, qetësia e heroinës shkërmoqet, kur ajo zbulon se bashkëshorti i saj ka një lidhje jashtëmartesore.
Security policy (edit with Customer reassurance module)
Delivery policy (edit with Customer reassurance module)
Return policy (edit with Customer reassurance module)
Titulli: Gruaja e thyer
Origjinali: La femme rompue, L'âge de discretion
Gjinia: Novela
Autori: Simone de Beauvoir
Shqipëroi: Amantia Kapo
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2014
Fq. 276
Pesha: 0.187 kg.
ISBN: 978-9928-175-00-7
Me këto tre histori të mprehta mbi rënien e pasionit, Simone de Beauvoir na tërheq në jetën e tri grave, në moshë të mesme, të cilat përballen me kriza të papritura. Në tregimin që i jep edhe titullin librit, qetësia e heroinës shkërmoqet, kur ajo zbulon se bashkëshorti i saj ka një lidhje jashtëmartesore.
Në "Koha e maturisë", një profesoreshë e suksesshme dhe lumturisht e martuar e gjen veten gjithmonë e më të pakënaqur për shkak të tërheqjes së djalit të saj për gruan e tij të re dhe vlerat e saj. Në "Monolog", një grua e pasur, e llastuar, që gjendet e vetme në Natën e Vitit të Ri, vjell furinë dhe zhgënjimin e një jete në një zënkë bezdisëse.
Këto tre pjesëza magjepsëse, të mbushura me mendjemprehtësinë e jashtëzakonshme të de Beauvoir-it, na zbulojnë shkrimtaren legjendare në nivelet e saj më të larta. Ajo i tregon personazhet e saj si qenie njerëzore dhe nuk i gjykon ato nga një piedestal moral; ajo nuk krijon heronj që do t'i shpëtojnë këto femra. Në një kohë kur libraritë janë të mbushura me romanca bukuroshes njëzetecavjeçare që gjejnë lumturinë me "princin" e radhës, një libër i vërtetë dhe kompleks është një fllad i mirëpritur pranveror.
Mos vallë heshtja do të zinte vend përgjithmonë mes nesh? Një çift vazhdon të rrijë bashkë për inerci, pa asnjë arsye tjetër: mos ishte vallë ajo çka ishim duke bërë? Të kalonim edhe pesëmbëdhjetë apo njëzet vjet, pa asnjë ankesë të veçantë, pa armiqësi, por secili në guaskën e vet, me problemet e veta, duke shoshitur dështimin personal, e ku çdo fjalë bëhet e kotë?
"Mendjemprehtë, jashtëzakonisht e aftë... këto tre gra janë individë të besueshëm të paraqitur falë një përzierjeje ironike simpatie dhe dëshpërimi."
The Atlantic
"Ajo që të habit më shuma nga libri "Gruaja e thyer" është mënyra se si këto gra, të përlqefshin apo jo, të futen tërësisht nën lëkurë."
Wales Online
"Tre histori jashtëzakonisht të zgjuara mbi shkatërrimin e pasionit."
The Sunday Herald Times
"Një heroizëm i shquar ndjeshmërie."
The Times Literary Supplement
Simone de Beauvoir (1908 – 1986) ishte një shkrimtare, intelektuale, filozofe, aktiviste politike, teoriciene sociale franceze. Megjithëse nuk e konsideronte veten si filozofe, ajo pati një ndikim të rëndësishëm mbi ekzistencializmin dhe teorinë feministe.
Ka shkruar novela, romane, ese, biografi, një autobiografi si dhe një monografi mbi filozofinë, politikën dhe çështjen sociale. Mes të tjerash, ajo është shumë e njohur për romanet e saj: "L'Invitèe" dhe "Les Mandarins", si edhe për veprën e saj eseistike "Seksi i dytë".
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)Referenca: SKU000302
Botuesi: Cabej
Referenca: SKU000301
Botuesi: Cabej
Botuesi: Harper Perennial
Botuesi: Dituria
Referenca: SKU000730
Botuesi: Onufri
Botuesi: Vintage
Botuesi: Dituria
Botuesi: Harper Perennial
Botuesi: Pegi
Botuesi: Shtëpia e Librit
Referenca: SKU000301
Botuesi: Cabej
Referenca: SKU000302
Botuesi: Cabej
Referenca: SKU000730
Botuesi: Onufri
Botuesi: Shtëpia e Librit
check_circle
check_circle