• Banner

  • Ka mbaruar

Haremi i Gadafit, Annick Cojean

Jeta e Sorajës, një vajze pesëmbëdhjetëvjeçare, merr rrokopujën një mëngjes të vitit 2004, kur president Gadafi viziton shkollën e saj dhe e ul dorën mbi kokën e saj duke ia përkëdhelur flokët. Vajza ndihet krenare dhe e lumtur nga takimi me presidentin, nuk e di se sakaq është dënuar.

800 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Haremi i Gadafit, e vërteta tronditëse e skllaveve të fshehta seksuale të Gadafit
Origjinali: Les proces: Dans le harem by Kadhafi
Gjinia: Roman
Autori: Annick Cojean
Shqipëroi: Urim Nerguti
Shtëpia botuese: Botimet Morava
Viti: 2014
Fq. 256
Pesha: 0.319 kg
ISBN: 978-9928-169-48-8

Mbi librin

Jeta e Sorajës, një vajze pesëmbëdhjetëvjeçare, merr rrokopujën një mëngjes të vitit 2004, kur president Gadafi viziton shkollën e saj dhe e ul dorën mbi kokën e saj duke ia përkëdhelur flokët. Vajza ndihet krenare dhe e lumtur nga takimi me presidentin, nuk e di se sakaq është dënuar.

Përkëdhelja e flokëve është një sinjal, që do të thotë: “kjo vajzë është imja”. Të nesërmen, Sorajën e marrin dhe e çojnë në haremin e presidentit. Dhe kështu bëhet një skllave seksuale. Për vite me radhë, e mbajnë peng, duke e rrahur, përdhunuar, shtrënguar për marrëdhënie të gjithfarshme, detyruar të shohë filma pornografikë “për të mësuar”, nënshtruar kontrolleve të vazhdueshme mjekësore për të qenë gjithnjë në dispozicion të një tirani të fiksuar pas seksit, që e poshtëron me çdo lloj mënyre. I vjedhin virgjërinë dhe rininë, duke e lënë pa të ardhme të respektueshme në shoqërinë libiane.

Pasi ka qarë e vajtuar, familja tanimë e sheh si një të përdalë, që e ka të pamundur t’i kthehet rrugës së drejtë. Por Soraja është thjesht maja e ajsbergut, pasi si ajo ka me mijëra. Teksa presidenti mburreshe në publik për promovimin e emancipimit femëror, emisarët e tij sulmonin ethshëm shkollat, universitetet, dasmat në kërkim të preve të freskëta.

Janë të shumta jetët e thërrmuara nga abuzimet, të grave të reja, por edhe të burrave, që shërbenin për të përmbushur dëshirat e Gadafit. Tri herë viktima: të dhunës, të çnderimit dhe të heshtjes që pllakosi pas fundit të regjimit.

Komente mbi librin

“Është një dokument tronditës. Një hulumtim i kryer me guxim dhe me vështirësi, pasi këto krime janë tabu në Libi. Madje edhe sot.”

Caroline de Malet, Le Figaro

“Një vit hulumtim për të nxjerrë një raport tronditës.”

Sette, Corriere della Sera

“Duke ndjekur këtë hulumtim të spikatur, rijeton makthin. Haremi i Gadafit dëshmon për një sistem të tërë që e përdorte përdhunimin si armë terrori.”

Marie Claire

“Në këtë vështrim të tmerrshëm nga brenda jetës së grave libiane nën regjimin e Gadafit, Annick Cojean, korrespondentja e posaçme e Le Monde, ka krijuar një vepër të fuqishme dhe bindëse që do ta mbërthejë lexuesin... Një ekspoze gazetareske, që nuk mund të mohohet dhe që lexuesit s’kanë për ta lëshuar nga dora.”

Booklist

Detajet e librit
Morava

Referencat specifike

isbn
9789928169488
ean13
9789928169488
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2695

Botuesi: OMBRA GVG

Princesha, Jean Sasson

Magjepsës... Një udhëtim i vërtetë, edhe pse i pabesueshëm në një nga kulturat më të izoluara të botës... Pasi fillon ta lexosh këtë libër, nuk mund ta lëshosh nga dora, kërkon të lexosh edhe një faqe më shumë, pastaj edhe një kapitull tjetër, derisa t'i shkosh në fund kësaj ëndrre të frikshme arabe.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: OMBRA GVG

Vajzat e princeshës Sulltana, Jean Sasson

Aishja ishte fëmija i njëmbëdhjetë në familje. Nëna e saj, që ishte e vetmja grua e ligjshme e të atit, ishte gjithmonë në luftë me të shoqin për shkak se ai përfitonte nga një zakon arab që praktikohet fare rrallë e që quhet mut'ha, "martesë për kënaqësi" ose "martesa e përkohshme".

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botimet Dudaj

City, Alessandro Baricco

Ka makina, telefona, autobusë, madje edhe një televizor, e në njëfarë pike shfaqet dhe një zotëri që shet një rulotë. Nuk ka kompjuter, po do t'i vijë dita dhe atij. Pastaj edhe jam çlodhur nga mundimi duke vizatuar nja dy lagje të City që të kthejnë pas në kohë. Te njëra rrëfehet një histori boksi, në kohën e radios. Te tjetra kemi western.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Punk 57, Penelope Douglas

Nuk mund të mos buzëqesh me letrat e saj. Atë e merr malli për mua. Në klasën e pestë, mësuesja na udhëzoi të lidhnim letërkëmbim me nxënës të tjerë. Meqë e kisha emrin Misha, mësuesja e shkollës tjetër më bashkoi me nxënësen e saj, Rajanën.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Udha për te fari, Virgina Woolf

Një roman i krijuar për të vëzhguar dhe përshkruar me imtësi shpirtin njerëzor, të gjitha ato grimca të panumërta që sulmojnë përditë vetëdijen. Mungon prania e një tregimtari të kudondodhur dhe përshkrues i detajeve. Duket sikur personazhet jetojnë në një botë të rrëmujshme, të rrethuar nga njerëz, por edhe nga vetmia e tyre…

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Vajza më e bukur e qytetit, Charles Bukowski

Të gjitha rrëfenjat e Bukovskit janë sa të vërteta, aq dhe të ndyra, dhe si të tilla e nderojnë letërsinë: ai tregon ato gjëra që të tjerët i zbukurojnë e i fshehin: dallimin e njerëzve për shkak të gjinisë, varfërinë e përditshme, dhunën dhe ndjenjat e atyre që kruajnë hundët.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botart

Një rrëfim lëndues, Adam Kay

97 orë pune në javë. Të duhet të marrësh vendime për jetë a vdekje, shpesh edhe përballë një cunami të vërtetë të lëngjeve të trupit. Dhe ta mendosh se ai roja i parkingut të spitalit paguhet shumë më mirë se ty.

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Vetëm një natë Markoviç, Ayelet Gundar - Goshen

Duke ikur nga rrënojat e Evropës, të mbijetuarit e tmerreve të Shoahut mbërrijnë për të marrë kontrollin e ekzistencës së tyre. Markoviçi, një i ri pa ndonjë cilësi të veçantë, jeton në një koloni, të menaxhuar nga një organizatë që lufton për krijimin e shtetit të Izraelit.

Çmimi 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Neraida

Lulet e mollës, John Galsworthy

Në këtë vepër të mrekullueshme autori na ka treguar me mjeshtëri të lartë artistike dhe me thellësi të madhe psikologjike historinë e një dashurie. Dashurine e Esherstit , e një intelektuali të ri me Migenën ,një vajzë të thjeshtë fshatare. Për dashurinë e njeriut mund të ketë lexuar shumë, po kur lexon “Lulet e Molles “ duket çdo gjë e re , e fuqishme...

Çmimi 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Argeta LMG

Kostandinopoja, Edmondo De Amiçis

Edmondo De Amiçis rrëfen udhëtimin e tij në Stamboll, duke treguar eunukët, konkubinat flet për Topkapinë e Shën Sofinë, për Pazarin e Madh dhe Bririn e Artë, për Urën e Gallatës dhe Xhaminë e Sulejmanit, për magjitë e humbura të të “Qytetit të pakrahasueshëm”.

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Kafsha e zemrës, Herta Muller

Akoma më e ankthshme bëhet gjendja, kur i bie në dorë ditari i saj. Kjo vdekje e mistershme do të bashkojë përjetë katër miq: personazhin kryesor, Kurtin, Edgarin dhe Georgun, të cilët së bashku do përpiqen t'u bëjnë ballë përndjekjeve, spiunimit, dhunës dhe mungesave të panumërta.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Stalingradi, Vasily Grossman

Stalingrad, shkruar nga autori Vasily Grossman, është një histori mbi betejën e ndodhur në qytetin e Stalingrad gjatë luftës së dytë botërore. Grossman ka arritur të përshkruajë me një stil origjinal atë që konsiderohet si një nga luftërat më makabre.

Çmimi 2 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Papirus

Diktatori, Harris Robert

Ky roman na shpalos disa nga momentet kyçe më të famshme në historinë e Romës: rënia e Republikës, lufta civile që pasoi, beteja mes Pompeit dhe Jul Cezarit në bregun tonë të Adriatikut.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)