• Banner

Le të ulërijmë, Jose Saramago

Panik zgjedhor: në çastin e hapjes së kutive të votimit vërehet se tetëdhjetë e tre për qind e zgjedhësve kanë hedhur fletë të bardha. Në kryeqytet zotëron kaosi, qeveria bërtet me të madhe se po kurdiset një përbetim dhe shpall gjendjen e jashtëzakonshme, pushteti lëshohet me tërbim në gjuetinë e shtrigave dhe shtypi egërsohet kundër fajtorëve të caktuar.

1 000 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Le të ulërijmë
Origjinali: Ensaio sobre a Lucidez
Gjinia: Roman
Autori: José Saramago
Shqipëroi: Nasi Lera
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2012
Fq: 320
Pesha: 0.331 kg
ISBN: 978-99943-0-304-5

Mbi librin

Një rrëfim ku kthehen sërish heronjtë e paharruar të romanit "Verbëria". Panik zgjedhor: në çastin e hapjes së kutive të votimit vërehet se tetëdhjetë e tre për qind e zgjedhësve kanë hedhur fletë të bardha. Në kryeqytet zotëron kaosi, qeveria bërtet me të madhe se po kurdiset një përbetim dhe shpall gjendjen e jashtëzakonshme, pushteti lëshohet me tërbim në gjuetinë e shtrigave dhe shtypi egërsohet kundër fajtorëve të caktuar.

I vetëm mes panikut, një komisar policie përballon të vërtetën tronditëse... Një roman mbi anët e errëta të pushtetit dhe një analizë e pamëshirshme e shoqërisë bashkëkohore. Por edhe një histori e dëshpëruar e jetës.

Koment nga Le Monde

"Ky roman është një perlë e zgjuarsisë dhe humorit, të cilin do t'ua këshillonim të gjithëve për ta lexuar. Duke filluar nga politikanët e të gjithë krahëve."

Mbi autorin

José Saramago (lindur më 1922 në Azinhaga, Portugali, vdekur në Tias, ishujt Kanari, në vitin 2010) është një nga romancierët më të mëdhenj të shekullit XX dhe të dhjetëvjeçarit të parë të shekullit XXI. Fitues i çmimit Nobel për letërsinë në vitin 1998, ai është një nga shkrimtarët më të botuar në mbarë botën.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789994303045
ean13
9789994303045
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
6 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000064

Botuesi: Botimet Dudaj

Verbëri, Jose Saramago

Në një qytet godet një pandemi e padëgjuar: quhet “verbëria e bardhë” dhe ajo nuk kursen askënd. Ndërsa autoritetet përpiqen të kufizojnë pandeminë duke karantinuar të verbrit, një element kriminal i mban të gjithë në gatishmëri pasi vjedh racionet ushqimore dhe sulmon gratë. Ka një dëshmitare okulare në këtë makth. Ndërsa shkrimtari na ritregon në këtë...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001820

Botuesi: Botimet Dudaj

Tjetri si unë, Jose Saramago

Tertuliano Maksimo Afonsoja, mësues historie në një lice, tridhjetë e tetë vjeç, i ndarë nga gruaja dhe që jeton vetëm, i tmerruar, zbulon kopjen e tij të përkryer në një film të marrë me qera rastësisht në një video - klub. I mbërthyer nga një hutim i madh, fillon dhe sheh filma të tjerë, vërteton zbulimin e vet.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botimet Dudaj

Udhëtimi i elefantit, Jose Saramago

Nga Lisbona në Vjenë, duke kaluar përmes rrafshnaltave të Kastijës, Mesdheut, Xhenovës dhe rrugëve të Alpeve, Salomoni, objekt strategjish absurde, përshkon Europën sipas trilleve mbretërore, grindjeve ushtarake dhe interesave klerikale, duke ngjallur në rrugëtimin e tij entuziazmin e banorëve të mrekulluar.

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Kaini, Jose Saramago

Duke përmbysur vlerësimin tradicional, Saramagoja na e jep Kainin si një qenie njerëzore as më i mirë dhe as më i keq se të tjerët. Përkundrazi, Zoti është një Zot i lig, i padrejtë dhe smirëzi, që nuk e di çfarë do dhe, mbi të gjitha, nuk i do njerëzit. Është një Zot që nuk pranon, vetëm nga trilli dhe mospërfillja, mblatën e Kainit, duke shkaktuar...

Çmimi 900 Lekë
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)