• Banner

Vale te nxehta ne Berlin, Dimfna Kysak
  • Vale te nxehta ne Berlin, Dimfna Kysak

Vale te nxehta ne Berlin, Dimfna Kysak

Berlini është qyteti i tij. Berlini që digjet në zhegun e një vere të jashtëzakonshme. Fon Myhlerët, industrialistë të pasur dhe bastione të Republikës Gjermane të Perëndimit, janë duke pritur një vizitë të djalit të tyre, Stefenit, me nënshtetësi australiane dhe të gruas së tij të bukur, Xhoit.

92,00 SEK
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Valë të nxehta në Berlin
Origjinali: Heatwave in Berlin
Gjinia: Roman
Autori: Dimfna Kysak
Shqipëroi: Enver Fico
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2018
Fq. 280
Pesha: 0.374 kg.
ISBN: 978-99927-59-45-3

Mbi librin

Berlini është qyteti i tij. Berlini që digjet në zhegun e një vere të jashtëzakonshme. Fon Myhlerët, industrialistë të pasur dhe bastione të Republikës Gjermane të Perëndimit, janë duke pritur një vizitë të djalit të tyre, Stefenit, me nënshtetësi australiane dhe të gruas së tij të bukur, Xhoit. Stefeni është nervoz, i pakënaqur, ndërsa Xhoi zbulon një luks të paprovuar.

Për të, Berlini është qyteti i parqeve, teatrove, ndërtesave të larta, rrobave elegante... SS – të, Vermahti, Aushvici, Këmishat e Murrme janë emra që i përkasin një të kaluare tashmë të harruar. Por në shtëpinë e Fon Myhlerëve ajo sheh gjëra para të cilave nuk mund të mbyllë sytë. Dyer të kyçura që ruajnë relike të çuditshme, biseda të dyshimta nostalgjikësh, jashtë dyerve kënga naziste, nëpër mure sheh parrullat e tyre. Dalëngadalë, australiania e re fillon të kuptojë...

Komente mbi librin

"Libri është njëherazi një histori shumë tërheqëse dhe një zbulim tronditës."

Daily Telegraph

"Emocionues dhe tronditës... i paharrueshëm."

Evening News

 

Detajet e librit
2798
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000599

Botuesi: Skanderbeg Books

Prill ne Paris, Michael Wallner

Rreshteri i ushtrisë gjermane, Roti, vendoset në Pars në shërbim të forcave naziste. Gjatë ditës ai është i pranishëm në seancat e torturave ndaj antarëve të Rezistencës antinaziste, por në mbrëmje ai shndërrohet në zoti Antuan, që ndryshon veshje dhe sjellje dhe endet nëpër Parisin e mrekullueshëm, por të pushtuar prej bashkëkombësve të tij.

Çmimi 69,00 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000601

Botuesi: Skanderbeg Books

Pianistja, Elfriede Jelinek

Erika Kohut, një vajzë në fund të tridhjetave, jep mësime pianoje në Konservatorin e Vjenës. Por jeta dhe liria e saj janë të sekuestruara nga diktati i së ëmës dhe pasioni i saj i dyshimtë për artin, është i mbyllur në burgun e pentagramit. 

Çmimi 138,00 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: K4R3

Botuesi: Skanderbeg Books

Epshi, Elfriede Jelinek

Drejtori i një fabrike letre që ndodhet në një luginë alpine, i lajkatuar dhe i respektuar nga zona, pasi fabrika e tij i jep punë pjesës më të madhe të popullsisë lokale, personalisht është një njeri dorërrudhur, brutal, pa skrupuj, që shtyp punëtorët dhe nënshtron gruan e tij, Gertin, nën epshin e pangopshëm.

Çmimi 80,50 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: 2513

Botuesi: Te tjere

Tregimtare te gjuhes gjermane pas 1945s

Bertold Brecht, Heinrich Böll, Friedrich Dürrenmatt, Max Frisch, Günter Grass, Elias Canetti, Elfriede Jelinek dhe shumë mjeshtër të tjerë të prozës së gjuhës gjermane, përmbledhur në një libër që vendos standarde të reja në botimet tona.

Çmimi 172,50 SEK
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: OMBRA GVG

Aleksandri, Valerio Massimo Manfredi

Aleksandri u praktikua që në fëmijëri me dijetarë të urtë dhe ushtarë trima dhe shumë shpejt zotëroi artin e luftës, forcën mahnitëse të trupit, shpirtit dhe mendjes. Si pasardhës i Herakliut dhe Akilit, siç e quante veten, synoi t'i kalojë bëmat, heroizmin dhe nderin e tyre dhe e ndau bashkë me shokët e zgjedhur fatin e tij hyjnor.

Çmimi 287,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Dekameroni, Giovanni Boccaccio

10 të rinj largohen nga Firencia në vitin 1348, për shkak të situatës së rëndë që ky qytet po përjetonte në përballje me murtajën e zezë, epidemi që i mori jetën plot gjysmës së banorëve të tij. Të mbyllur në një shtëpi fshati, 7 vajza dhe 3 djem, në moshën më të bukur, të detyruar të mposhtin frikën, të zbukurojnë ditët e tyre, të kuptojnë moralin e...

Çmimi 172,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Një histori e madhe dashurie, Susanna Tamaro

Pastaj hopet e një dahurie fillimisht klandestine, aventurat e një ndarjeje të gjatë, rreziku i një sekreti, një lumturi krejt e beftë dhe një sprovë e madhe... Dhe në fund ishulli, plot dritë dhe erë, ku ata të dy shkojnë të banojnë duke meremetuar një shtëpi të vjetër të braktisur. 

Çmimi 115,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Egërsia, Nicola Lagioia

Disa orë më vonë, kur ta gjejnë rrëzë një parkingu shumëkatësh, do të zbulohet edhe identiteti i saj: është Klara Salvemini, vajza e madhe e ndërtuesit më të fuqishëm të zonës. Të gjithë mendojnë se ka vrarë veten. Të jetë vërtet kështu? Çfarë e lidhte Klarën me biznesin e të atit?

Çmimi 138,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Sojliu mendjemprehtë, Don Kishoti i Mançës, Miguel de Cervantes Saavedra

Shumë pak mund të ketë ngelur pa thënë për Don Kishotin. Në këtë kulm të letërsisë universale, në romanin e parë modern, Servantesi trilloi historinë e një sojliu fshatar, i cili marroset prej leximit të tepërt të romaneve kalorësiake dhe, si kalorës i mirëfilltë endacak, merr udhët me qëllimin e mirë për t’u ardhur në ndihmë nevojtarëve.

Çmimi 115,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Pas tërmetit, Haruki Murakami

Çfarë na ndodh kur befas toka lëkundet nën këmbët tona dhe muret e shtëpisë na dridhen papandehur, duke ta shembur ndjesinë e sigurisë së truallit të fortë ku po rri? Pasojat janë shumë të pakëndshme. Të gjashtë historitë e këtij libri eksplorojnë pasojat psikologjike që mund të ketë një tërmet, edhe sikur ai të ndodhë shumë larg.

Çmimi 92,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Arka e Noes

Me lumin midis, Ngugi Wa Thiong’o

 Romani rrëfen Kenian para-koloniale dhe atë koloniale, ardhjen e “një populli të veshur me flutura” të cilët ishin britanikët, sjelljen e kulturës së tyre, fetare dhe administrative. Ndërkohë, popullsia jeton ende me zakonet e vjetra që janë shtylla e mbijetesës së tyre, të forcës, besimit dhe pastërtisë. Përplasja midis dy fiseve është gjithashtu...

Çmimi 92,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Trashëgimia, Cynthia D’Aprix Sweeney

A do të mundet Leoja t’i shpëtojë familjarët nga rrënimi i pashmangshëm? Tani, të gjithë do të përballen me mëritë e vjetra, me të vërtetat e reja dhe gjithashtu, më në fund do të pranojnë zgjedhjet që kanë bërë në jetë.

Çmimi 149,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Santori

Bota e djeshme, Stefan Zweig

Bota e djeshme janë Vjena dhe Europa e 1914 – s, ku Stefan Cvajgu u rrit dhe pati sukseset e para si shkrimtar, ku lexoi me pasion, shkroi dhe udhëtoi, lidhi miqësi me Frojdin, Rilken dhe Valerinë... Një botë e stabilizuar ku, me gjithë tensionet nacionaliste, liria e mendimit gëzonte gjithë të drejtat.

Çmimi 172,50 SEK
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)