• Banner

  • Ka mbaruar

Kujtimet e Adrianit, Marguerite Jursenar (Yourcenar)

Kujtimet e Adrianit është romani kryevepër i shkrimtares franceze Marguerite Yourcenar ku përshkruhet jeta dhe vdekja e Perandorit Romak Adrian. Libri u publikua në Francë më 1951 me titullin origjinal Mémoires d'Hadrien dhe pati një sukses të jashtëzakonshëm e të menjëhershëm.

10,31 
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Kujtimet e Adrianit
Origjinali: Mèmoires d'Hadrien
Gjinia: Roman
Autori: Marguerite Yourcenar
Shqipëroi: Petrit Sinani
Shtëpia botuese: Çabej
Viti: 1997
Fq. 256
Pesha: 0.33 kg

Mbi librin

Kujtimet e Adrianit është romani kryevepër i shkrimtares franceze Marguerite Yourcenar ku përshkruhet jeta dhe vdekja e Perandorit Romak Adrian. Libri u publikua në Francë më 1951 me titullin origjinal Mémoires d'Hadrien dhe pati një sukses të jashtëzakonshëm e të menjëhershëm.

Perandori Adrian njihet veçanërisht për faktin se i dha fund politikës ekspansioniste të Perandorisë Romake dhe u përqendrua te konsolidimi i brendshëm përmes ndërtimit të fortifikimeve mbrojtëse në zonat kufitare, ku më i famshmi është Muri i Adrianit në Britaninë e Madhe, i ndërtuar për të ndalur barbarët britë të veriut të sulmonin jugun e romanizuar.

Romani ka formën e një letre që Adriani ia drejton kushëririt të vet dhe pasardhësit "Mark", perandorit tjetër të respektuar Markus Aurelius. Perandori mediton mbi triumfet ushtarake, dashurinë, poezinë, muzikën, filozofinë dhe pasionin e tij për të dashurën Antinous. Yourcenar shkroi në pasthënien e vet të botimit origjinal se ajo e kishte zgjedhur Adrianin si subjekt të romanit pjesërisht për shkak se ai jetoi në një kohë kur Zotat Romake nuk besoheshin më, ndërkohë që Kristianizmi nuk qe vendosur ende plotësisht. Kjo gjë e intrigoi atë për një paralelizëm të dukshëm me Europën e pasluftës së Dytë Botërore.

Kjo vepër, njëherësh roman, histori, poezi është përshëndetur nga kritika franceze dhe botërore si një ngjarje letrare. Duke përfytyruar kujtimet e një perandori të madh romak, autorja ka dashur "të ribëjë nga brenda atë çfarë arkeologët e shekullit XIX kanë bërë nga jashtë". Duke gjykuar pa iluzione jetën e tij dhe mandej veprën politike, Adriani e di se Roma, pavarësisht nga madhështia e saj, do të shkatërrohet një ditë, por realizmi romak dhe humanizmi i trashëguar prej grekëve e bëjnë të ndiejë rëndësinë e të menduarit dhe të shërbyerit deri në fund...

Fragment nga libri

Ndihesha përgjegjës për bukurinë e botës... Doja që madhëria e pakufi e paqes romake të shtrihej te të gjithë, e pazëshme dhe e pranishme si muzika e qiellit në lëvizje; që udhëtari më i thjeshtë të mund të endej nga një vend, nga një kontinent në tjetrin, pa formalitete fyese, pa rrezik, i sigurt kudo për një minimum ligjshmërie dhe kulture... Këtij ideali të thjeshtë në tërësinë e vet do t'i ishim afruar mjaft shpesh nëse njerëzit do të vinin në shërbim të tij një pjesë të energjisë që harxhojnë për punë idiote ose të përbindshme....  

Detajet e librit
Cabej
SKU000278
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001322

Botuesi: Te tjere

Perandori, Portat e Romës, Conn Igulden

Nga përleshjet e gladiatorëve tek intrigat e Senatit romak, nga luftërat që krijuan perandorinë te tradhtitë që desh e copëtuan atë, romani "Perandori", i pari i një cikli prej 4 romanësh, rrëfen historinë e jashtëzakonshme të Jul Çezarit, një prej njerëzve më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

Çmimi 11,45 
More
Ka mbaruar

Referenca: 2116

Botuesi: Papirus

Perandori, Ryszard Kapuscinski

Një Kapuściński vlen më shumë se një mijë shkrues qaramanë e fantazues. Gërshetimi i jashtëzakonshëm i gazetarisë dhe artit në veprat e tij na lejon të ndihemi më afër asaj që Kapuściński e quan pamjen e vërtetë të pashprehshme të luftës.

Çmimi 8,33 
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dituria

Të pamëkatët, Sofronis Sofroniu

Në rrjedhën e stuhishme të jetës së këtij kleriku përfshihen poetët e shquar francezë Arthur Rimbaud e François Villon, apostulli Pal, piktori Hieronymus Bosch, këngëtarja Maria Papagjika, etnomuzikologu Alan Lomax, muzikanti popullor Ali Peshqe, sekte të ndryshëm, turma anonime, si dhe vetë vrasësi i Antonit.

Çmimi 8,33 
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Përse e vrava shoqen time më të mirë, Amanda Michalopoulou

Përse e vrava shoqen time më të mirë”, është një vepër e vendosur në sfondin e ngjarjeve më të nxehta të historisë politike të Greqisë, të protestave radikale të viteve '70 dhe të botës së artit, është një vepër që të fton për të eksploruar rreziqet që vijnë nga aktivizmi por edhe për transformimin, kënaqësitë dhe xhelozitë e lidhjeve të ngushta miqësore.

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje

Botuesi: Argeta LMG

Otello, William Shakespeare

Tragjedia na prezanton me dy karaktere të shquara, Jagon dhe viktimën e tij. Me Jagon, si forcë dominuese, i cili bën që Otelloja të shikojë pabesinë e gruas së tij të re dhe të bukur, Desdemonës, dhe me lejtënantin e tij të zgjedhur, Mikael Kasin.

Çmimi 5,21 
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Treni i fateve, Blanca Busquets

 Në njërin nga vagonët janë dymbëdhjetë persona që, në dukje, nuk kanë të bëjnë fare me njëri-tjetrin. Por, në të vërtetë, që të gjithë dinë për njëri-tjetrin shumë më tepër nga sa pandeh secili në lidhje me veten...

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Teposhte, Herta Müller

Vëllimi me tregime Teposhte është vepra e parë e nobelistes Herta Müller. Këto tregime janë kryesisht autobiografike, të bazuara në fëmijërinë e autores në fshatin rumun Banat.

Çmimi 8,33 
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Vetmia e numrave prim, Paolo Giordano

Aliçja është shtatë vjeçe dhe e urren shkollën e skive, por i ati e detyron të shkojë. Është një ditë me mjegull të dendur, ajo ka frohtë dhe qumështi që ka pirë për mëngjes i rëndon në stomak. Lart, në vendndalimin e teleferikut, ajo ndahet nga shokët dhe, e fshehur në borë, urinon në mbathje...

Çmimi 9,37 
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Foleja e nepërkave, François Mauriac

Foleja e nepërkave është shembulli më i lartë i artit të Mauriacut. Në të gjithë letërsinë mund të gjenden pak hulumtime më të frikshme të një shpirti të gërryer nga krenaria, koprracia dhe urrejtja. Tema e këtij romani të jashtëzakonshëm është më emocionuesja në botë - beteja për një shpirt njerëzor.

Çmimi 8,33 
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Gustav Flober, jeta dhe vepra, Henri Troyat

... kur Floberi shkruan romanin e tij, të gjitha gratë që ka dashur i vijnë në kokë. Ai i vjedh secilës diçka. Njërës i merr floknajën, tjetrës nuancën e lëkurës, të tretës koketërinë, të katërtës veshjet, të pestës ëndrrat prej bashkëshorteje të mashtruar.

Çmimi 7,29 
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Udhëtimi i elefantit, Jose Saramago

Nga Lisbona në Vjenë, duke kaluar përmes rrafshnaltave të Kastijës, Mesdheut, Xhenovës dhe rrugëve të Alpeve, Salomoni, objekt strategjish absurde, përshkon Europën sipas trilleve mbretërore, grindjeve ushtarake dhe interesave klerikale, duke ngjallur në rrugëtimin e tij entuziazmin e banorëve të mrekulluar.

Çmimi 9,37 
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Më fal, Clare Mackintosh

Në dëshpërim e sipër, ajo përfundon në një shtëpizë në bregdetin e Uellsit, ku përndiqet nga frika, brenga dhe nga kujtimet e tmerrshme të asaj nate nëntori, që ia ndryshoi jetën njëherë e përgjithmonë. Dalëngadalë, Xhena nis të shohë dritë në fund të tunelit. Ndoshta e ardhmja mund t’i falë sërish lumturi.

Çmimi 12,49 
More
Në gjendje

Botuesi: Aleph

Bartlëbi, shkruesi, Herman Melville

Bartlëbi mund  të shihet si rishfaqja e frustrimeve të Melvill-it me situatën  e vet si shkrimtar  dhe vetë  rrëfimi ‘është për një shkrimtar që i zhvesh format konvencionale për shkak të tërheqjes së papërballueshme  ndaj çështjeve më të koklavitura filozofike.

Çmimi 9,37 
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)