Pesë fytyrat e modernitetit, Matei Calinescu
  • Pesë fytyrat e modernitetit, Matei Calinescu

Pesë fytyrat e modernitetit, Matei Calinescu

2570
Dituria

Gjithmonë ka qenë e vështirë të datohet me përpikmëri shfaqja e një koncepti, aq më tepër kur koncepti në shqyrtim ka qenë gjatë gjithë historisë së tij kaq i ndërlikuar dhe kaq i aftë për të mbjellë mospajtime sa koncepti i "modernitetit".

1 250 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Pesë fytyrat e modernitetit
Origjinali: Five faces of modernity
Gjinia: Kritikë letrare
Autori: Matei Calinescu
Shqipëroi:Gëzim Qëndro
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2012
Fq. 400
Pesha: 0.500 kg
ISBN: 978-9928-103-35-2

Mbi librin

Gjithmonë ka qenë e vështirë të datohet me përpikmëri shfaqja e një koncepti, aq më tepër kur koncepti në shqyrtim ka qenë gjatë gjithë historisë së tij kaq i ndërlikuar dhe kaq i aftë për të mbjellë mospajtime sa koncepti i "modernitetit".

Megjithatë, dihet se ideja e modernitetit mund të konceptohet vetëm e brendashkruar në kornizën e një vetëdijeje të caktuar për kohën, pra të kohës historike, lineare dhe të pakthyeshme që rrjedh pandalshëm përpara.

Moderniteti si nocion do të ishte krejt i pakuptimtë në një shoqëri, e cila nuk përdor konceptin kohor, të rrjedhës së rregullt e të njëpasnjëshme të historisë që i organizon kategoritë e kohës sipas një modeli mitik dhe gjithëpërtëritës, i njëjtë me atë që përshkruan Mircea Eliade në librin "Myth of the Eternal Return".

Megjithëse ideja e modernitetit është e lidhur pothuaj vetvetiu me shekullarizmin, elementi përbërës kryesor i saj është ndjenja e kohës së pakthyeshme, dhe ky element nuk do të thotë se nuk përputhet me Weltanschauung – un qoftë edhe kur lidhet me pikëpamjen eskatologjike judeo – kristiane të historisë.

Ja pse, ndonëse nuk kishte qenë aspak e pranishme në botën e lashtësisë pagane, ideja e modernitetit lindi gjatë Mesjetës së krishterë. Pikërisht gjatë Mesjetës fjala modernus, si ndajfolje dhe emër, u formua prej ndajfoljes modo (që do të thotë "e kohëve të fundit, pikërisht tani") në të njëjtën mënyrë që fjala hodiernus zuri fill pre hodie ("sot"). Modernus, sipas Thesaurus Linguae Latinae, do thotë qui nunc, nostro tempre est, novelus, praesetaneus... Antonimet kryesore të tij ishin ashtu siç i rendit fjalori: antiques, vetus, priscus...

Komente mbi librin

"Një studim plot dituri, i kthjelltë, i mprehtë dhe origjinal, i cili shtrihet mbi hapësirën e pothuaj krejt Europës, duke përfshirë kohën prej hyrjes së fjalës modernus në latinishten mesjetare deri te postmodernizmi i ditëve të sotme."

Notes and Quotes

"Ky libër ambicioz e sqarues ofron një analizë të ideve estetike dhe intelektuale që drejtuan krijimtarinë letrare gjatë 150 vjetëve të fundit. Calinescu diskuton me mendjemprehtësi të rrallë dhe elegancë rreth marrëdhënieve komplekse midis konceptesh që përdoren rëndom, por rrallëherë janë përcaktuar saktësisht... Duke vepruar kështu ai u jep një ndihmë të veçantë studimeve bashkëkohore dhe kritikës."

Yearbook of Comparative and General Literature

Mbi autorin

Matei Calinescu (Bukuresht, 1934 – Blumington, Indiana, 2009), profesor i letërsisë së krahasuar, i anglishtes dhe i studimeve europiano – perëndimore në Indiana University, Blumington.

Librat dhe artikujt e tij përfshijnë studime rreth modernizmit dhe lidhjeve midis letërsisë, fesë dhe politikës. "Pesë fytyrat e modernitetit" u botua për herë të parë më 1977 nga Indiana University Press dhe prej atëherë është rishikuar disa herë prej autorit dhe ka pasur më shumë se 15 ribotime.

Detajet e librit
2570

Referencat specifike

isbn
9789928103352
ean13
9789928103352
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pegi

Nën hijen e kodrës së gjelave, Osvalds Zebris

Përgjigjja do të presë në mes jetën e dy familjeve në një revolucion, ku të gjitha palët shndërrohen në viktima. Në roman, ndodhitë e protagonistëve gërshetohen me historinë e vendit, Letonisë, në kërkim të lirisë, në sfondin e revolucionit rus të 1905-s. Ngjarjet e asaj periudhe marrin një rëndësi të madhe në formimin e kombit, duke hedhur kështu bazat...
800 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Dita e parë e jetës sime, Paolo Genovese

Një burrë, dy gra dhe një vogëlush, të bindur se kanë prekur fundin, takojnë një personazh misterioz që u dhuron shtatë ditë për të zbuluar se si do të ishte bota pa ta. Dhe, nëse është e mundur, t’i bëjë të dashurohen përsëri pas jetës.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Arka e Noes

Aurelia, Gerard de Nerval

Është rrëfimi i pasionit trazues të Nervalit ndaj një aktoreje dhe pasoja e mëtejme e çmendurisë që e përfshiu. Kjo novelë ishte e parapëlqyera e artistit Joseph Cornell. Nervali u përkrah nga Prusti dhe André Bretoni.
500 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Përtej botës sime, Sharon M. Draper

Frymëzues dhe tronditës! Ky libër sfidon çdolloj kategorizimi bazuar te mosha: për të vegjlit, është një lexim mjaft i thjeshtë; për adoleshentët e prindërit është një histori që do t’u ndriçojë mendjen dhe do t’i bëjë të reflektojnë.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Më prano siç jam, i dashur, Anna Premoli

I dëshpëruar dhe i cungët në ide, në kërkim të frymëzimit provoi të kthehej në qytetin e lindjes, atje ku kishte zënë fill gjithçka. Dhe pikërisht në Nju Jork do të njohë Lorelën, shkrimtare romanesh rozë shumë prodhimtare.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Onufri

1984, George Orwell

Uinston Smith punon për Ministrinë e së Vërtetës në Londër, qyteti kryesor i Rripit Ajror. Vëllai i Madh vëzhgon nga çdo poster, Policia e Mendimit zbulon çdo akt tradhtie. Kur Uinstoni gjen dashurinë me Xhulian, ai zbulon se jeta nuk ka pse të jetë e mërzitshme dhe plogështuese, ndaj i hapen sytë nga mundësitë e reja.
1 400 Lekë
More

Botuesi: Skanderbeg Books

1q84. Libri i parë, Haruki Murakami

“1q84” është një rrëfim që të deh, që luan me elementet dystopike të rimarra nga “1984” i Orwell-it, ku Q simbolizon pyetjet e së përditshmes sonë së beftë dhe domethënëse.
1 600 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Kanali Musolini, pjesa e dytë, Antonio Pennacchi

Më 25 maj 1944, dita e fundit e luftës në Litoria, në pauzën midis largimit të gjermanëve e mbërritjes së angloamerikanëve, Diomed Peruci hyn në Bankën e Italisë dhe plaçkit thesarin. Pikërisht këtu nis, thonë gojërat e këqija, karriera e rrufeshme si sipërmarrës dhe vetë zhvillimi i gjithë Latinës.
1 250 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Qyteti i Avullit, Carlos Ruiz Zafon

Një djalë i vogël vendos të bëhet shkrimtar, kur zbulon se dhuntia e tij krijuese i bie në sy bukuroshes së pasur, që po i vjedh zemrën. Një arkitekt arratiset nga Kostandinopoja me skicat e projektit të një biblioteke, që duhet t’i qëndrojë kohës përjetësisht. Një zotëri i çuditshëm tundon Cervantesin të shkruajë një libër si askush tjetër, çdo faqe e...
800 Lekë
More

Botuesi: Toena

Mos u dorëzo, Harlan Coben

Ti nuk rron më. Unë të dua dhe gjithmonë do ta ndiej mungesën tënde, por ti ke pesëmbëdhjetë vjet i ikur nga kjo jetë. Kaq është një kohë e gjatë për të mbajtur zi, apo e kam gabim? Ndaj kam vendosur të të lejoj të shkosh tani dhe unë vetë të kapem në diçka më të qëndrueshme.
1 500 Lekë
More

Botuesi: Morava

Herzogu, Saul Bellow

Kjo është historia e Moisi Herzogut, një mesoburrë në depresion, shakaxhi, qaraman dhe magjepsës.
1 200 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001888

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Testamentet e tradhtuara, Milan Kundera

 Sepse mbërthimi i botës reale bën pjesë në përcaktimin e vetë romanit; por si të kapet dhe të jepet përmes një loje magjepsëse të fantazisë? Si të jetë e rrefkët në analizën e botës dhe, në të njëjtën kohë, papërgjegjshmërisht e çlirët në ëndërrimet zbavitëse?
1 100 Lekë
More

Referenca: SKU001963

Botuesi: Botart

Shqyrtime letrare, Hamit Xhaferi

Në këtë vepër, autori ka parqitur analizat e tij letrare rreth disa prej autorëve shqiptarë, si: Gjergj Fishta, Faik Konica, Ali Asllani, Ernest Koliqi, Arshi Pipa, Petro Marko, Ali Podrimja, Fatos Kongoli, Martin Camaj dhe Rexhep Qosja.
500 Lekë
More

Referenca: 2642

Botuesi: Tirana Times

Nje zemer inteligjente, Alain Finkielkraut

Mbreti Solomon e luste të Përjetshmin t'i jepte një zemër të zgjuar. Në të dalë të një shekulli të shkretuar nga gjëmat e përbashkëta të burokracisë, domethënë të një zgjuarsie pastërtisht funksionale, dhe të ideologjisë, domethënë të një sentimentaliteti të përgjithshëm, abstrakt, kujt duhet t'ia drejtosh këtë lutje?
800 Lekë
More