Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Ka mbaruar
Lamtumirë Zhanetë, Harold Robbins
  • Lamtumirë Zhanetë, Harold Robbins

Lamtumirë Zhanetë, Harold Robbins

SKU002046
Te tjere

Nëna dhe dy bijat e saj, të cilat aq sa ngjasojnë dhe afrojnë njëra - tjetrën, aq edhe nuk përputhen dhe e largojnë njëra - tjetrën... Gjithsesi, ato janë vazhdim i njëra - tjetrës, aktorë realë të jetës plot tallaze dhe etje për lavdi... Në krye të tyre qëndron Tanja, polakja simpatike, e cila të mahnit me bukurinë dhe forcën e saj.

800 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Lamtumirë, Zhanetë!
Origjinali: Goodbye, Janette!
Gjinia: Roman
Autori: Harold Robbins
Shqipëroi: Kujtim Enesi
Shtëpia botuese: Alba Prim
Viti: 2009
Fq. 356
Pesha: 0.351 kg
ISBN: 978-99927-861-6-7

Mbi librin

Tri gra të pazakonta, të cilat hyjnë dhe dalin, ngjiten e rrokullisen nëpër të gjitha lartësitë dhe thellësitë e jetës dhe të dashurisë, qëndrojnë në qendër të këtij romani rrëmbyes dhe të shkruar me çiltërsi të pamëshirshme.

Nëna dhe dy bijat e saj, të cilat aq sa ngjasojnë dhe afrojnë njëra - tjetrën, aq edhe nuk përputhen dhe e largojnë njëra - tjetrën... Gjithsesi, ato janë vazhdim i njëra - tjetrës, aktorë realë të jetës plot tallaze dhe etje për lavdi... Në krye të tyre qëndron Tanja, polakja simpatike, e cila të mahnit me bukurinë dhe forcën e saj.

Si e tillë mbijetoi në trazirat e luftës dhe ndërtoi në Paris një të ardhme të shkëlqyer. Por rrezatimi i saj i jashtëzakonshëm erotik që ajo lëshonte dhe dëshira për të çarë përpara në rrugën e biznesit, zgjonte pasione dhe intriga, të cilat vështirë se mund të mposhteshin. Dhe pikërisht viktimë e këtyre përplasjeve të egra u bë ajo.

Zhaneta, vajza e madhe e Tanjës, simpatike dhe erotike si e ëma e saj, ëndërronte një dëshirë të madhe, të flaktë: të ecte në gjurmët e së ëmës dhe të bëhet mbretëresha e modës në Paris. Për të arritur këtë qëllim, Zhaneta lufton me të gjitha mjetet dhe është e gatshme të sakrifikojë çdo gjë.

Në këtë rrugë të vështirë pësoi shumë zhgënjime, por edhe arritje; u ngrit lart në botën e madhe të modës, por kaloi edhe mjaft peripeci duke mbetur në fund gati e braktisur nga të gjithë... Laurena, motra nga nëna e Zhanetës, rritet më e mbrojtur; asaj i kishin mbetur të kursyera aventurat tronditëse seksuale, siç i kishin ndodhur Zhanetës.

Laurena di të shijojë lirshëm jetën, nuk e lakmon paranë, është origjinale dhe plot hire, por një ditë bukuria e sa kthehet në rrezik... Ajo mbetet një figurë e dashur dhe mjaft simpatike.

Detajet e librit
Te tjere
SKU002046
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dituria

Sekreti i Helenës, Lucinda Riley

Kanë kaluar më shumë se njëzet vjet qëkur Helena, atëherë pesëmbëdhjetë vjeçe, kaloi një verë të paharrueshme në ishullin e Qipros. Një vend i mahnitshëm, i rrethuar nga parcela të mëdha me ullinj dhe një det ngjyrë smeraldi, ku Helena ra në dashuri për herë të parë
1 500 Lekë
More

Botuesi: Berk

Pasi dielli bie, Jonas Eika

 Është i bukur Ginger-i, por të ecurën e ka si prej gjedhi, me gjunjë shumë të hollë, nuk vjen fare i larë me atë pamjen e zhdërvjellët e të shkathët që pritet prej një djali. Mendoj se djali i plazhit nuk mund të duket sikur graviteti e ka vënë përfund.
1 100 Lekë
More

Botuesi: Aleph

Enciklopedia e të vdekurve, Danilo Kiš

Nëse fjala divan, nuk kërkonte tone më të qarta e më të qeta, kjo përmbledhje mund të kishte nëntitullin Divani perëndimor-lindor, me një ngjyrim ironik dhe frymë parodie të dukshme
1 000 Lekë
More

Botuesi: Vintage

Green Hills of Africa, Ernest Hemingway

From the thrill, frustration and excitement of the hunt for big game to whisky and soda, fresh butter and Viennese dessert with friends, Hemingway articulates a zest of life, brilantly capturing the landscape of the African continent and its wildlife.
1 460 Lekë
More

Botuesi: Toena

Ajo dhe ai, Marc Levy

Ajo fshihet në Monmartrë. Ai jeton në Mare. Ajo është shumë e suksesshme. Ai jo tamam. Ajo, madje, është një yll kinemaje. Por ai nuk e di. Ajo ndihet vetëm. Edhe ai. Ai e bën për të qeshur. Ajo bën shumë gafa.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Living

Një xhentëlmen në Moskë, Amor Towles

"Një xhentëlmen në Moskë" na fut në një epokë tjetër, plot hijeshi dhe elegancë, personazhi kryesor i së cilës është konti Aleksandër Rostov i Rusisë. Në vitin 1922, konti tridhjetëvjeçar paraqitet para një gjykate bolshevike dhe nuk pendohet për të shkuarën e tij aristokrate.
1 300 Lekë
More

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Tregimet, Jorge Luis Borges

Ky vëllim përmbledh të gjitha tregimet e shkruara nga Borges-i, një ndër trashëgimitë më ndikuese dhe më të jashtëzakonshme të letërsisë perëndimore. Universi borhesian, plot me pasqyra, labirinte, tigra, biblioteka, gauçot dhe maska, është një ndër peizazhet themelore të shekullit të XX.
1 500 Lekë
More

Referenca: SKU000148

Botuesi: Ideart

Inkuizicionet e tjera, Jorge Luis Borges

Shkrimtari argjentinas, Jorge Luis Borges (1899-1986) u bë një nga figurat më të famshme të letërsisë së shekullit XX. falë poezive, letërsisë së tij sfiduese dhe origjinale. Në shkrimet e tij Borgesi krijoi një botë fantastike, krejtësisht subjektive dhe thellësisht metafizike.
600 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Dita e parë e jetës sime, Paolo Genovese

Një burrë, dy gra dhe një vogëlush, të bindur se kanë prekur fundin, takojnë një personazh misterioz që u dhuron shtatë ditë për të zbuluar se si do të ishte bota pa ta. Dhe, nëse është e mundur, t’i bëjë të dashurohen përsëri pas jetës.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Berk

Vdekja aksidentale e një anarkisti, Dario Fo

Libri lexohet me një frymë e madje të grish t’ua lexosh miqve me zë të lartë. Ndonëse duke lexuar therja e ironisë shkon deri aty sa t’i bëjë dialogjet të duken të stisura, çdo dialog bazohet mbi fakte dhe deponime konkrete. 
700 Lekë
More

Referenca: SKU001280

Botuesi: Zenit Editions

Njeriu që shiti hijen, Adelbert von Chamisso

Ndërsa te Goethe motivi i djallit është më gjithëpërfshirës, duke i rrëmbyer Faustit shpirtin dhe pozicionin shoqëror, te personazhi i Chamissos, djalli merr pushtet vetëm në planin horizontal (social) përmes blerjes së Hijes, pa e prekur planin vertikal (shpirtin).
500 Lekë
More

Botuesi: Living

Motra tjetër, Kristin Hannah

Megani dhe Klera ritakohen pas më shumë se dy dekadash. Në një kohë kur mendojnë se jeta e tyre ka ndryshuar kaq shumë, dy motrat do të përpiqen të jenë çka nuk kanë qenë kurrë që pas vegjëlisë: një familje e vërtetë.
1 300 Lekë
More

Botuesi: Aleph

Pikëllimi i Belgjikës, Hugo Claus

Ndikimi francez, i pranishëm prej shekujsh në Belgjikë, u shtua pas Revolucionit dhe, deri në pavarësinë nga Hollanda në 1830, gjithë pushteti ishte përqëndruar në duart e aristokracisë frëngjishtfolëse, kurse flamandët vlerësoheshin si qytetarë të dorës së dytë brenda vetë vendit të tyre, ndaj dhe ishte e natyrshme qe , duke filluar prej shekullit XVIII,...
1 500 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001989

Botuesi: Botimet Dudaj

Ai që nuk dinte të dashuronte, Harold Robbins

"Ai që nuk dinte të dashuronte" është frymëzuar nga jeta e multimilionerit Howard Hughes. Xhonas Kordi, një cinik me shpirt të trazuar, që trashëgon një perandori financiare, kërkon dashurinë e vërtetë. Tri janë gratë e fatit të tij: Rina, një vejushë marramendëse; Xheni, një aktore e rastësishme, që ishte e paracaktuar për filma jetëpakë, si dhe Monika.
1 500 Lekë
More