Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Ka mbaruar
Letra dashurie te burrave te medhenj
  • Letra dashurie te burrave te medhenj

Letra dashurie te burrave te medhenj

SKU002003
Botimet Dudaj

Një natë më parë ëndërrova për ju. Çfarë ndodhi me hollësi, mezi e kujtoj, por gjithçka di, është se po shkriheshim te njëri - tjetri. Unë isha ju, kurse ju ishit unë. Së fundmi, ju morët flakë. Por, përsëri, transformimi fizik filloi dhe shkoi aq larg, sa ju nuk ishit më aty.

700 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Letra dashurie të burrave të mëdhenj
Origjinali: Letra dashurie të burrave të mëdhenj
Gjinia: Romancë
Shqipëroi: Elona Varfi
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2012
Fq. 136
Pesha: 0.156 kg.
ISBN: 978-99943-0-249-9

Fragmente nga libri

Franz Kafka për Milena Jesenskan: "Një natë më parë ëndërrova për ju. Çfarë ndodhi me hollësi, mezi e kujtoj, por gjithçka di, është se po shkriheshim te njëri - tjetri. Unë isha ju, kurse ju ishit unë. Së fundmi, ju morët flakë. Por, përsëri, transformimi fizik filloi dhe shkoi aq larg, sa ju nuk ishit më aty. Në vendin tuaj, në zjarr isha unë dhe po përpiqesha ta shuaja atë me pallto."

Napoleon Bonaparte për Josephine de Beauharnais: "Shpirti im dhemb dhe nuk do të ketë qetësi për të dashurin tuaj. Është një vuajtje e bukur që më zgjojnë ndjenjat e thella për ty. Me ç'mënyrë e ke mahnitur gjithë qenien time dhe ke bërë që ajo të përqendrohet e tëra te ju? Të jetoj për Josephine - n, kjo është historia e jetës sime. Sa kohë do të kalojë deri sa ju t'i lexoni këto fjalë, këtë shprehje të dobët të një shpirti rob, ku ju jeni mbretëreshë?"

Ludwig Van Bethoven së dashurës së tij të pavdekshme: "Edhe pse ende në shtrat, mendimet e mia shkojnë te ju, e dashura ime e pavdekshme! Herë me gëzim, herë me trishtim, pres të mësoj, nëse fati do të na dëgjojë. Unë mund ta jetoj jetën plotësisht vetëm bashkë me ju ose aspak. Ooh, vazhdo të më duash! Kurrë mos e gjykoni me dyshim zemrën besnike të të dashurit tuaj!Përgjithmonë i yti!Përgjithmonë e imja!Përgjithmonë e jona!"

Detajet e librit
SKU002003
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Skanderbeg Books

Syri, Vladimir Nabokov

 Historia ka si protagonist një borgjez të vogël i torturuar psikologjikisht, i cili po kërkon, por nuk arrin të lërë gjurmën e tij, te njerëzit e një klase me të lartë mes të cilave ai është përfshirë.
700 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Gjinj dhe vezë, Mieko Kawakami

Historia e tre grave, shkruar nga një shkrimtare që vlerësohet prej Haruki Murakami-t si romancierja bashkëkohore më e rëndësishme e Japonisë, FITUESE E ÇMIMIT AKUTAGAWA.
1 500 Lekë
More

Botuesi: Zambaku

Pajtoni, Nikollai V. Gogol

Janë tregime me subjekt të gërshetuar fantastik dhe realist: përshkrimi i jetës fshatarake, i zakoneve dhe i dokeve të atyre anëve, shoqërohet me përshkrimet e paharrueshme të natyrës dhe me riprodhimin e goditur të gojëdhënave në frymën e folklorit ukrainas. 
600 Lekë
More

Botuesi: Buzuku

Mori fund Eddy Bellegueule, Édouard Louis

Nuk doja të rrija afër tyre, nuk pranoja ta ndaja këtë çast me ta. Isha larg tashmë, nuk i përkisja më botës së tyre tash e tutje, letra e thoshte. Shkova fushave dhe eca një pjesë të mirë të natës, freskia e Nordit, rrugët e tokës, aroma e kolzës, shumë e fortë në këtë kohë të vitit. E gjithë nata i qe kushtuar përgatitjes së jetës sime të re larg nga...
600 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Përmasa e katërt, Janis Ricos

Përmasa e katërt, që i jep titullin librit, është, sipas vetë poetit, koha, jo thjesht koha biologjike që rrënon, shkatërron dhe e shpie njeriun drejt vdekjes, por kryesisht koha historike, e cila e shkundullon protagonistin dhe e detyron të luftojë me të shkuarën dhe të ardhmen, në mënyrë që, duke shqyrtuar veprat e veta, të shpjegojë shkaqet që i...
1 000 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Të pandarat, Simone de Beauvoir

Por nëse miqësia e tyre arrin t’i shpëtojë mjedisit shtypës ku Andre jeton, kjo nuk mund të thuhet për vajzën, e cila dërrmohet nën shtypjen e familjes.
900 Lekë
More

Botuesi: Shtëpia e Librit

Flush, një biografi nga Virginia Woolf

…botuar fillimisht në vitin 1933, Flush, një biografi u bë libri më popullor i Virginia Woolf gjatë jetës së kësaj shkrimtareje ikonë të Britanisë së Madhe. Autorja u frymëzua nga letrat e dashurisë së poetes britanike të shekullit të nëntëmbëdhjetë Elisabeth Barret Browning, e cila fliste shpesh në letra për qenin e saj, një cocker spaniel, përmes syve...
700 Lekë
More

Botuesi: Living

Gjurmët e Shëronjëses, Sabine Ebert

Dhe jo vetëm kaq: një ditë ia beh në fshat ai mjeku fanatik, që i kishte halë në sy prej kohësh Martën dhe aftësinë e saj për të shëruar njerëzit. Me kënaqësinë më të madhe, ai gjuan rastin për ta denoncuar gjeshtaren. Kristiani do ta çojë në një vend të sigurt të shoqen, por nuk arrin: Marta duhet të japë llogari për shtrigani para një gjyqi kishtar…
1 300 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Histori e një dashurie, Elias Canetti

I lexova këto letra me një mallëngjim të tillë që s'e kam provuar qysh prej vitesh në një vepër letrare. Tashmë këto letra bëjnë pjesë në serinë e atyre kujtimeve, autbiografive dhe letërkëmbimeve unike, prej të cilave ushqehej edhe vetë Kafka.
900 Lekë
More

Botuesi: Shtëpia e Librit

Papagalli i Floberit, Julian Barnes

Botuar fillimisht në vitin 1984, romani rrëfen kërkimin e studiuesit amator Geoffrey Braithwaite mbi disa elementë të jetës së gjeniut francez Gustave Flaubert dhe përballjet e tij me hilet e historisë dhe të kujtesës, disa prej të cilave janë kurthe të thurrur nga vetë Floberi për pasvdekjen.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Kënga e Penelopës, Margaret Atwood

 E mbetur vetëm për njëzet vjet, qysh kur Odisea u nis në luftën e Trojës, pas Trëmbimit te Helenës, Penelopa, edhe perballë thashethemeve skandaloze, arrin të ruajë mbretërinë e Itakës, të rrisë të birin rebel e të mbajë nën fre më shumë se njeqind mëtues. Kur Odisea, më së fundi, kthehet në shtëpi, pas shumë e shumë peripecish, vet gjithë mëtuesit, si...
800 Lekë
More

Botuesi: AIIS - Tirana Times

Një jetë e tërë, Robert Seethaler

“Një jetë e tërë” e Robert Seethaler-it është shumë larg idilit alpin dhe letërsisë tradicionale për vendlindjen. Romani i tij nuk ka të bëjë me botën paqësore dhe të pashqetësuar në male, siç paraqitet ajo shpesh nëpër broshura. Përkundrazi, Seethaler-i përshkruan anën e errët dhe skamnore të një jete, e cila është shumë e varur nga trillet e natyrës.
700 Lekë
More

Botuesi: Skanderbeg Books

Gjuetia e ethshme e deles, Haruki Murakami

Jeta e tij ishte si një makth që përsëritet: një tren që nuk të shpie gjëkundi. Por një jetë e zakonshme do të marrë një kthesë të jashtëzakonshme. Ky është një nga romanet më të hershme të Murakamit, një botë plot magji shprehur në një nga veprat më të mira të shkrimtarit më të këndshëm të Japonisë.
1 500 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Pesha e dashurisë, Sara Stridsberg

Ajo rrëfen me pasigurinë e adoleshentes, që në spitalin psikiatrik ka rënë në dashuri, dhe të gruas, që tashmë ka një fëmijë, të cilin e rrit vetë duke e mbajtur sëmundjen dhe të atin në një largësi sa intime aq edhe të trishtueshme.
800 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001604

Botuesi: Skanderbeg Books

Pylli norvegjez, Haruki Murakami

Toru, një student i urtë dhe serioz para kohe, jeton në Tokio dhe i është kushtuar Naokos, një vajze të bukur por tepër melankolike, por ndjenja e tyre e përbashkët ndikohet nga vdekja tragjike e shokut të tyre më të ngushtë para disa vjetësh.
1 400 Lekë
More

Referenca: 2672

Botuesi: Plejad

Lulet e se keqes, Sharl Bodler

I dyzuar mes Zotit dhe Satanait, i mbarsur me aspiratat më sublime e me eksperiencat e skutave më të zymta të shpirtit njerëzor, duke kaluar mespërmes joshjes së jetës më fisnike e më të shthurur, ai ka shkruar që nga faqet më sarkastike e të hidhura të poezisë franceze e deri tek kulmet e lirikës së saj të dashurisë.
450 Lekë
More