Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
7,77 
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
11,66 
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
11,10 
More
Të gjithë artikujt më të shitur
harpa e barit, truman capote
  • harpa e barit, truman capote

Harpa e barit, Truman Capote

SKU000173
Ideart

Truman Capote është një nga shkrimtarët amerikanë më të shquar të shekullit XX. Krijimtaria e tij e gjerë përfshin tregime, novela, vepra të ndryshme skenike, publicistikë, skenarë filmash, libra me temën e dashurisë dhe të krimit etj, dhe në to shpaloset më së miri i ashtuquajturi "gotiku tradicional i Jugut amerikan".

5,55 
Sasia
Artikujt e fundit në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Harpa e barit
Gjinia: Roman
Autori: Truman Capote
Shqipëroi: Faruk Myrtaj
Shtëpia botuese: Ideart
Viti: 2003
Fq. 160
Pesha: 0.171 kg
ISBN: 978-99927-866-6-3

Mbi librin

Truman Capote (1924 – 1984) është një nga shkrimtarët amerikanë më të shquar të shekullit XX. Krijimtaria e tij e gjerë përfshin tregime, novela, vepra të ndryshme skenike, publicistikë, skenarë filmash, libra me temën e dashurisë dhe të krimit etj, dhe në to shpaloset më së miri i ashtuquajturi "gotiku tradicional i Jugut amerikan".

Romani "Harpa e barit" është një vepër gati autobiografike, një historisë e qashtërsisë së jetës në një shtëpi – pemë simbolike sa edhe reale, kthimi "në të harruarat" që koha na detyron të bëjmë, një krijim antikonformist ndaj brutalitetit shtypës të përditshmërisë. Dy gra të moshuara dhe një djalosh mbi një pemë.

Gjykatësi, sherifi dhe turma janë dinjitarët e një qyteti të vogël amerikan. Gjykatësi pyet: "Pse këta njerëz të ndershëm duhet të jetojnë në pemë dhe pse t'i pengojmë nëse kështu dëshirojnë ata." Ky është një nga romanet më të këndshëm të këtij autori, një vepër njerëzore, plot të papritura drejt jetës së lirë. Truman Capote është nderuar me shumë çmime letrare mes së cilave përmendim Çmimin O'Henri.

Detajet e librit
Ideart
SKU000173
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Kukulla e Kokoshkës, Afonso Cruz

Në Drezdenin e rrënuar nga bombardimet, gërshetohen dhe shkrihen jetët e Isak Dresnerit, djaloshit hebre gjerman që ka gjetur strehë në qilarin e një dyqaní zogjsh për t'i shpëtuar përndjekjes naziste; Bonifac Vogelit, pronarit té dyqanit; si dhe piktores Cilía Kacev, e cila, me fustanin e gjelbër dhe zemrën e mardhur, i përshkon jetët e të dyve si hija e...
11,10 
More

Botuesi: OMBRA GVG

Lista e Shindlerit, Thomas Keneally

Romani i Keneally-t nuk është thjesht një akt i zbardhjes së dëshmive tronditëse apo i kronologjisë së ngjarjeve në geton naziste në Krakov... por një vepër monumentale, që dëshmon me sinqeritet mbi personalitetin e industrialistit nazist Oskar Shindler, që i ktheu fabrikat e tij të emalimit në Poloni, në uzina për prodhimin e municioneve për makinerinë e...
15,54 
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Pallati Bonbon, Elif Shafak

Një skenë ekscentrike për ndodhitë e korkolepsura dhe fiksimet e protagonistëve të Pallatit Bonbon, që ndërthurin fatet e tyre në sfondin e një Stambolli të trazuar dhe vital, varur pezull midis modernitetit dhe traditës.
15,54 
More

Botuesi: Argeta LMG

Don Kishoti i Mançës, Migel De Servantes Saavedra

Me pikëllim të madh u flet të afërmeve për gabimet e veta, dhe në atë gjendje pafuqie urdhëron që i lë trashëgiminë mbesës vetëm nëqoftëse ajo nuk martohet me një që ishte i dhënë pas leximit të librave kalorësiakë. Kjo kryevepër mbyllet kështu me vdekjen e heroit tonë, kalorësit Don Kishoti.
8,88 
More

Botuesi: Aleph

Enciklopedia e të vdekurve, Danilo Kiš

Nëse fjala divan, nuk kërkonte tone më të qarta e më të qeta, kjo përmbledhje mund të kishte nëntitullin Divani perëndimor-lindor, me një ngjyrim ironik dhe frymë parodie të dukshme
11,10 
More

Botuesi: Aleph

Qytetet e padukshme, Italo Calvino

Qytetet e padukshme, më i bukuri i librave të Italo Calvinos, vërtit nëpër ajër ide, aluzione dhe zhbirime imagjinative marrafrymëse në çdo faqe të vetën. Çdo herë që kthehet prej udhëtimeve të veta, Marko Polo përshkruan Kublai Kanit qytetet që ka parë...
11,10 
More

Prometeu i lidhur, Eskili

Tragjedia "Promoteu i mbërthyer" është një nga veprat më madhështore të Eskilit. Kjo tragjedi është pjesë përbërëse e një trilogjie, dy pjesët e tjera të së cilës Prometeu zjarrsjellës dhe Prometeu i çliruar nuk janë ruajtur.
3,89 
More

Botuesi: Dituria

Një grua tjetër, Emmanuele Bernheim

Dhe, pak nga pak, dashuria e Tomasit mbush tërë jetën e Klerit, të cilës i pëlqen ta imagjinojë jetën e të dashurit deri në detajet më të imëta. Dhe veçanërisht gruan e tij. Në të vërtetë, Tomasi nuk rri kurrë më shumë se një orë e gjysmë me Klerin, sepse duhet të shkojë pranë gruas dhe fëmijëve të tij.
5,55 
More

Botuesi: Aleph

Alisa, Judith Hermann

Judith Hermann tregon për ditët e tranzicionit, të pritjes, të mbajtjes dhe të lëshimit dhe se sa të qarta dhe verbuese mund të jenë ndonjëherë ditë të tilla. "Alice" është një libër me fuqi të jashtëzakonshme dhe bukuri të madhe letrare nga një prej shkrimtarëve më të mirë të Evropës.
12,21 
More

Botuesi: Botart

Koordinatat e lumturisë, Gianluca Gotto

Historia e një djali, i cili paçka se nuk është special ka ndërtuar një jetë speciale. Ndoshta nuk do të japë përgjigjet që kërkoje, por do të shtyjë që të bësh pyetjet e duhura.
16,65 
More

Referenca: K1R5

Botuesi: Bota Shqiptare

Rrjeti Alisa, Kate Quinn

Eva Gardneri digjet nga dëshira për të luftuar kundër gjermanëve dhe papritur i ndrin fati kur rekrutohet që të punojë si spiune. Në Francën e pushtuar nga armiku ajo stërvitet nga fantastikja Lili, “Mbretëresha e Spiuneve”, e cila drejton një rrjet shumë të madh agjentësh mu nën hundën e armikut.
15,54 
More

Krenari dhe paragjykim, Jane Austen

Përplasja romantike ndërmjet mendimtares Elizabet dhe të dashurit të saj krenar, zotit Darsi, është një shfaqje plot finesë e një debati të qytetëruar.
15,54 
More

Sytë e errësirës, Dean Koontz

Atë e quajnë materiali Uhan-400, sepse ishte zhvilluar në laburatorët e tyre RDNA-së, jashtë qytetit të Uhanit dhe ishte lloji i katërqindtë i mikroorganizmave artificialë, të krijuar në atë qëndër kërkimore. Uhan-400 është një armë e përkryer. Prek vetëm qëniët njerëzore. Asnjë krijesë tjetër e gjallë nuk mund të infektohet.
16,65 
More

E varfër dhe e bukur, Teodor Drajzer

E vetmja derë që i hapet për punë në qytet është dera e hotelit më të mirë të qytetit. Aty ato, nënë dhe bijë, fillojnë punë duke pastruar hotelin dhe duke bërë çdo punë tjetër të rëndomtë që kishte hoteli. 
15,54 
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Ordesa, Manuel Vilas

Në librin “Ordesa”, Manuel Vilas rrëfen historinë personale me të njëjtin intensitet si në poezitë e tij: e kaluara, venitja e dy familjeve, humbja e njerëzve të dashur, mungesa dhe distanca me njerëzit që do, Spanja në të cilën jeton dhe Spanja kur ai u rrit, kujtimet, ndjesia e çrrënjosjes…
13,32 
More

Botuesi: Botime Nazarko

Tri vetë me biçikleta, Zh.K.Zherom

Novela “Tre vetë me biçikleta” kthen sërish tre heronjtë e famshëm, Xhorxhin, Harisin dhe të 20-të, tregimtarin, përfaqësuesit zbavitës të klasës së re të mesme, që përpiqen të arratisen nga bota klaustrofobike e zyravedhe monotonia e jetës familjare, në një ekskursion të ngjashëm me biçikleta, kësaj here përmes Pyllit të Zi, në Gjermani.
2,44 
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2280

Botuesi: OMSCA-1

Te vrasesh zogun perqeshes, Harper Lee

Një nga rrëfimet më të dashura të të gjitha kohërave. "Të vrasësh zogun përqeshës" ka fituar çmimin Pulitzer dhe është përkthyer në më shumë se dyzet vende të botës.
11,10 
More