• Ka mbaruar
Inkuizicionet e tjera, Jorge Luis Borges
  • Inkuizicionet e tjera, Jorge Luis Borges

Inkuizicionet e tjera, Jorge Luis Borges

SKU000148
Ideart

Shkrimtari argjentinas, Jorge Luis Borges (1899-1986) u bë një nga figurat më të famshme të letërsisë së shekullit XX. falë poezive, letërsisë së tij sfiduese dhe origjinale. Në shkrimet e tij Borgesi krijoi një botë fantastike, krejtësisht subjektive dhe thellësisht metafizike.

6,25 
Sasia
Ka mbaruar

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Inkuizicionet e tjera
Origjinali: Otras inquisiciones
Gjinia: Ese
Autori: Jorge Luis Borges
Shqipëroi: Astrit Cani
Shtëpia botuese: Ideart
Viti: 2005
Fq. 224
Pesha: 0.241 kg
ISBN: 978-99943-741-5-X

Mbi autorin

Shkrimtari argjentinas, Jorge Luis Borges (1899-1986) u bë një nga figurat më të famshme të letërsisë së shekullit XX. falë poezive, letërsisë së tij sfiduese dhe origjinale. Në shkrimet e tij Borgesi krijoi një botë fantastike, krejtësisht subjektive dhe thellësisht metafizike.

Teksa përshkruante punën e tij, Borgesi shkruante: "Unë nuk jam as mendimtar as moralist, por thjesht një njeri i letrave, që respekton sistemin e të menduarit, i shkruan mendimet e tij në atë formë letërsie, të cilën ne e quajmë filozofi."

Jorge Luis Borges lindi në Buenos Aires, u shkollua në Zvicër dhe për një kohë të shkurtër jetoi në Spanjë. Më 1921 ai u kthye në Argjentinë, ku krijoi periodikë të ndryshëm me letërsi dhe filozofi, si dhe botoi poezi lirike me temë nga historia e Argjentinës.

Krijimtaria e tij poetike përmbledh: "Fervor de Buenos Aires", "Luna de enfrente", "Cuarderno San Martìn". Më 1930, Borges kaloi nga shkrimi i poezive në rrëfime të shkurtra për të cilat ai është shumë i njohur. Disa prej botimeve të tij janë: "Ficciones", "El Aleph", "El libro de los seres imaginarios", "El informe de Brodie" etj. Gjithashtu, Borges shkroi edhe letërsi filozofike dhe ese ku mund të përmendim botimin e eseve "Otras inquisiciones".

Detajet e librit
Ideart
SKU000148

Referencat specifike

isbn
978999437415
ean13
978999437415
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Albas

Bretkosat, Aristofani

Pas shumë peripecish e keqkuptimesh komike, Dionisi, zot i argëtimeve dhe i teatrit, mbërrin përfundimisht në mbretërinë e Plutonit, pikërisht në çastin kur atje përgatitet zhvillimi i një konkursi poezie midis Euripidit dhe Eskilit.
6,77 
More

Botuesi: Botart

Mos mbill urrejtje, Angie Thomas

Stari jeton në dy botë: lagjia e varfër ku ka lindur dhe është rritur, dhe shkolla e saj për të pasurit në periferi. Ekuilibri i vështirë ndërmjet dy botëve të saj prishet, kur Stari bëhet e vetmja dëshmitare për vrasjen fatale nga një polic e shokut të saj të ngushtë, Khalilit.
15,62 
More

Vajzat e Jaltës, Catherine Grace Katz

Ky roman është bazuar në historitë ende të panjohura të tre vajzave të reja, inteligjente dhe magjepsëse që shoqëruan baballarët e tyre të famshëm në Konferencën e Jaltës në shkurt 1945, dhe për jehonat fatale të asaj konference në ditët e fundit të Luftës së Dytë Botërore.
14,57 
More

Botuesi: Skanderbeg Books

Ndërhyrje 2020, Michel Houellebecq

Jam përpjekur t’i klasifikoj “ndërhyrjet” në rend kronologjik, për aq sa mbaja mend datat. Ekzistenca qoftë edhe në dukje e kohës ka qenë gjithmonë acaruese për mua; por është bërë zakon të shihen gjërat në këtë mënyrë. Pra, për këtë herë, e pranoj.
12,49 
More

Botuesi: Dituria

Dita e kukuvajkës, Leonardo Sciascia

Në një cep të Sicilisë, një sipërmarrës i vogël vritet në mes të katundit. Kurrkush nuk flet; dikush, madje, përpiqet t’i devijojë hetimet e nisura nga një oficer i ri i karabinierëve, i huaj për mendësinë dhe shoqërinë e Sicilisë. Hap pas hapi, dëshmi pas dëshmie, ku të rreme e ku të cunguara, kapiten Belodi arrin të zbulojë se faji i vetëm që përligj...
10,41 
More

Botuesi: Dritan Tirana

Mos ia thuaj askujt, Karen M. McManus

Një qytet model fsheh sekrete. Sekrete që dikush do të vriste për t'i ruajtur. Eleri nuk ka qenë më parë në Eko Rixh, por ka dëgjuar gjithçka për të. është vendi ku tezja e saj u zhduk në moshën gjashtëmbëdhjetëvjeçare, për të mos u kthyer kurrë më.
12,49 
More

Botuesi: Argeta LMG

Gjeniu, Në luftë me jetën, vol.2, Teodor Drajzer

Kështu ndodhte puna edhe me Anxhelan dhe Juxhinin.Ata po jetonin prapë së bashku, po u afroheshin pak nga pak të gjithë miqve të tyre të vjetër dhe, në pamjen e jashtme, dukeshin aq të lumtur, sikur anija e lumturisë së tyre bashkëshortore të mos kish kaluar asnjë shtërngatë...
12,39 
More

Botuesi: Dituria

Të pandarat, Simone de Beauvoir

Por nëse miqësia e tyre arrin t’i shpëtojë mjedisit shtypës ku Andre jeton, kjo nuk mund të thuhet për vajzën, e cila dërrmohet nën shtypjen e familjes.
9,37 
More

Botuesi: Dituria

Përmasa e katërt, Janis Ricos

Përmasa e katërt, që i jep titullin librit, është, sipas vetë poetit, koha, jo thjesht koha biologjike që rrënon, shkatërron dhe e shpie njeriun drejt vdekjes, por kryesisht koha historike, e cila e shkundullon protagonistin dhe e detyron të luftojë me të shkuarën dhe të ardhmen, në mënyrë që, duke shqyrtuar veprat e veta, të shpjegojë shkaqet që i...
10,41 
More

Botuesi: Te tjere

E pafajshmja, Leon Tolstoi

Një vajzë lind e jashtëligjshme. Atë e rrisin tre zonja në moshë, me qëllim që kur të rritet vajza dhe to të plaken, ajo t’u shërbej atyre në punët e shtëpisë.  
10,41 
More

Botuesi: Dituria

Ngadalësia, Milan Kundera

Në bazën e kësaj fantazie libertine është një meditim i thellë mbi jetën bashkëkohore: për lidhjen e fshehtë midis ngadalësisë dhe kujtesës, për lidhjen midis dëshirës së epokës sonë për të harruar dhe mënyrës se si i jemi dorëzuar demonit të shpejtësisë, si dhe për “balerinët”, të mbërthyer në kthetrat e pasionit për të qenë kudo dhe kurdoherë...
8,33 
More

Botuesi: Living

Shpikja e Flatrave, Sue Monk Kidd

I frymëzuar pjesërisht prej figurës historike të abolicionistes dhe ithtares së të drejtave të grave, Sara Grimke, romani i Kidit nis të rrjedhë që nga ditëlindja e njëmbëdhjetë e Sarës, ditën kur i dhanë në pronësi një skllave, dhjetëvjeçaren me emrin Trazovaçe. 
13,53 
More

Botuesi: Aleph

Pikëllimi i Belgjikës, Hugo Claus

Ndikimi francez, i pranishëm prej shekujsh në Belgjikë, u shtua pas Revolucionit dhe, deri në pavarësinë nga Hollanda në 1830, gjithë pushteti ishte përqëndruar në duart e aristokracisë frëngjishtfolëse, kurse flamandët vlerësoheshin si qytetarë të dorës së dytë brenda vetë vendit të tyre, ndaj dhe ishte e natyrshme qe , duke filluar prej shekullit XVIII,...
15,62 
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000195

Botuesi: Ideart

Tango me Jorge Luis Borges

Për herë të fundit e pashë Borgesin në librarinë “Qyteti” ku ai shkonte, në qoshe të rrugës Maipu dhe sheshit Cordoba, pranë kafenesë Saint James, e cila sot nuk ekziston.
3,12 
More

Referenca: SKU000733

Botuesi: Onufri

Tuneli, Ernesto Sabato

Gjithë historia e shtigjeve ishte një shpikje qesharake, apo thjesht një bindja ime dhe se, sidoqoftë, ekzistonte një tunel i vetëm, i errët dhe vetmitar, tuneli nëpër të cilin kishte rrjedhur fëmijëria dhe rinia ime, e gjithë jeta ime...
7,29 
More

Referenca: SKU001192

Botuesi: AIIS - Tirana Times

Biseda me Jorge Borges

Në këto pyetje – përgjigje për radion argjentinase, ai nuk vjen si një shkrimtar i moshuar i mbushur me nderime, por si një njeri në kulmin e zgjuarsisë së tij, erudit dhe tërheqës, që përgjatë tridhjetë bisedave ngacmuese, do të zbulojë pak nga pak fushën e gjerë të refleksioneve dhe frymëzimit të tij.
10,41 
More

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Ligjërata, Jorge Luis Borges

Kështu ndodhi që në moshën 47 vjeç, para meje u hapën perspektivat e një jete të re dhe pasionuese. Udhëtova në veri e në jug të Argjentinës dhe Uruguait, duke mbajtur ligjërata për Swedenborg – un, Blake – un, për mistikët persianë dhe kinezë, për budizmin dhe poezinë gauço, për Martin Buber – in, për Kabalën.
7,29 
More