Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Ka mbaruar
Gatopardi, Giuseppe Tomasi Di Lampedusa
  • Gatopardi, Giuseppe Tomasi Di Lampedusa

Gatopardi, Giuseppe Tomasi Di Lampedusa

SKU000145
Ideart

I përqendruar tërësisht rreth një personazhi të vetëm, princit Fabricio Salina, lirik dhe kritik njëherësh, romani nuk i bën asnjë lëshim thurjes dhe romanceskut, aq të dashura për narrativën europiane të viteve ‘800. I përkthyer në të gjitha gjuhët, Gatopardi tashmë është një klasik i letërsisë italiane.

600 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Gatopardi
Origjinali: Il Gattopardo
Gjinia: Roman
Autori: Giuseppe Tomasi Di Lampedusa
Shqipëroi: Islam Spahiu
Shtëpia botuese: Ideart
Viti: 2003
Fq. 288
Pesha: 0.307 kg
ISBN: 978-99927-939-1-0

Mbi librin

Jemi në Sicili, në epokën e perëndimit burbonik. Në skenë është një nga familjet e aristokracisë më të lartë ishullore, në çastin e daljes në pah të kapërcimit të regjimit, kur përshpejtoheshin kohë të reja.

I përqendruar tërësisht rreth një personazhi të vetëm, princit Fabricio Salina, lirik dhe kritik njëherësh, romani nuk i bën asnjë lëshim thurjes dhe romanceskut, aq të dashura për narrativën europiane të viteve '800. I përkthyer në të gjitha gjuhët, Gatopardi tashmë është një klasik i letërsisë italiane.

Mbi autorin

Giuseppe Tomasi di Lampedusa (23 dhjetor 1896 - 23 korrik 1957), është një shkrimtar nga Sicilia. Është i famshëm veçanërisht për romanin e tij të vetëm, Gatopardi, i cili u botua për herë të parë pas vdekjes më 1958. Ngjarjet zhvillohen në Sicili gjatë periudhës së Rilindjes Kombëtare të Italisë.

Autori qe një njeri fare qartë vetmitar, aq sa për veten një herë shkroi, "unë linda si një djalë që pëlqente vetminë dhe që parapëlqente shoqërinë e sendeve në vend të asaj të njerëzve." Gatopardi Ka shumë aludime mbi titullin e librit.

Gatopardi qe një lloj maceje që u gjuajt deri në shfarosje në Itali gjatë shekullit të 18. Ajo është gjithashtu simboli i familjes së Tomasi di Lampedusa, princër në Sicili. Tomasi qe i fundit në një linjë princërish të vegjël në Sicili dhe romani i tij është gjithashtu një novelë historike për gjyshin e tij, një tjetër Princ të Lampeduzës.

Kur Pallati i Lampeduzës u bombardua dhe plaçkit nga forcat Aleate gjatë Luftës së Dytë Botërore, Tomasi ra në depresion të thellë dhe filloi të shkruajë Il Gattopardo, si një mënyrë për të luftuar gjendjen e keqe shpirtërore. Tomasi di Lampedusa qe shpesh mik i kushëririt të tij, poetit Lucio Piccolo, me të cilin udhëtoi më 1945 për në San Pellegrino Terme, për të marrë pjesë në shpërndajen e çmimeve të letërsisë.

Atje u takua me figura të rëndësishme si Eugenio Montale dhe Maria Bellonci; thuhet se pas këtij udhëtimi filloi të shkruajë Gatopardin, të cilin e përfundoi më 1956. Gjatë kohës që ishte gjallë, romani u refuzua nga botuesit të cilëve ia dërgoi. Më 1957 u diagnostikua me kancer dhe vdiq më 23 korrik në Romë.

Romani doli në botim dy vjet pasi vdiq, kur Elena Croce e dërgoi se Giorgio Bassani, i cili e botoi te shtëpia botuese Feltrinelli. Një vit më vonë fitoi çmimin Strega dhe që nga ajo kohë nuk vihet më në dyshim se është një nga veprat më të rëndësishme të letërsisë italiane të shekullit të njëzetë. Gatopardi është një kronikë e ndryshimeve në jetën dhe shoqërinë e Sicilisë gjatë kohës së Rilindjes.

Ai u bë një nga librat më të shitur për dekada të tëra. Romani u kthye në film më 1963 nga regjisori Luchino Visconti ku luanin Burt Lancaster, Claudia Cardinale dhe Alain Delon. Romani mori kritika të ashpra në Italinë e kohës sepse "kombinonte realizmin me estetikë dekadente". Por mes lexuesve u bë shumë popullor.

Ngjarja fokusohet në një familje aristokratike kryesuar nga princi karizmatik i quajtur Don Favrizio Corbera. Romani fillon në vitin 1860, kur këmishëkuqtë e Garibaldit, të ashtuquajturit 'Të njëmijët', janë duke rrëzuar Mbretërinë e dy Sicilive duke plotësuar unifikimin e Italisë. Don Fabrizio gjen trupin e një ushtari qeveritar të vrarë nga Këmishëkuqtë në pronën e vet, gjë që e detyron të pranojë se gjërat po ndryshojnë në shoqërinë e Sicilisë, edhe pse familja e tij vijon jetën bosh aristokratike në një injorancë të hareshme.

Romani vijon me zhvillimin e një krize ekzistenciale te Don Fabrizio, krizë që asnjë nga familja e tij nuk arrin ta kuptojë. Aristokracia qe motivi i jetës së tij, por pa të, mbetej bosh. Një martesë simbolizon transferimin e pushtetit nga patricët te plebejtë, nga të privilegjuarit te oportunistët. Romani u kritikua nga të gjitha anët. Elementët konservatorë e kritikuan për portretizim të pahijshëm të Kishës Katolike Romane si dhe klerit që paraqitet i korruptuar dhe i pashqetësuar për problemet tokësore.

Liberalët e sulmuan për kundërshtimin e Tomasit ndaj bashkimit të Italisë dhe vdekjes së aristokracisë. Tomasi lindi në Palermo. I ati, Giulio Maria Tomasi qe Princi i Lampedusës. E ëma qe gjithashtu fisnike. Ai mori pjesë në betejën e humbur të Kaporetos, në luftën e Parë Botërore dhe u kap rob nga Austriakët. I mbajtur si i burgosur lufte në një kamp në Hungari, arriti të arratiset e u kthye më këmbë në Itali. U martua më 1932 me Aleksandra Wolff Stomersee, një studente psikanalize në Riga të Letonisë nga një familje fisnike gjermane.

Detajet e librit
Ideart
SKU000145

Referencat specifike

isbn
9789992793910
ean13
9789992793910
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Toena

Theanoja, Ujkonja e Stambollit, Lena Manda

Kur të rimarrë veten asgjë nuk do të jetë më si më parë. Ajo natë do të lindë një ujkonjë. Kushdo që do t'i afrohet në të ardhmen për t'i bërë keq, do të copëtohet nga dhëmbët e saj të mprehtë. Dhjetë vjet më vonë, Theanoja do të përjetojë makthin e dëbimit për në Greqi dhe dhimbjen e shpërnguljes nga vendi ku kishte lindur; do të përballet me racizmin,...
1 200 Lekë
More

Botuesi: UEGEN

E kuqja dhe e zeza, Stendal

Pas tridhjetë vitesh punë intensive, Stendali është i denjë për të improvizuar; ai di të pikturojë me penën e tij vepra të klasit të parë. Ai e ka krijuar me ngadalë këtë prozë që lexohet shpejt, me stilin e tij, më i përsosuri, duke u bërë zëri i tij i natyrshëm.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Macja, Sidonie – Gabrielle Colette

Pas martesës, Saha fillon të dobësohet, prandaj Aleni vendos ta marrë me vete në apartamentin e ri të çiftit. Në një tension dhe xhelozi në rritje, prania e kafshës minon në mënyrë të pakthyeshme bashkëjetesën e tyre dhe Aleni do të jetë i detyruar të zgjedhë o njërën, o tjetrën.
800 Lekë
More

Botuesi: Shtëpia e Librit

Pantera e dëborës, Sylvain Tesson

Kjo rrëfenjë fjalëkursyer është njëkohësisht një kronikë marramendëse e një udhëtimi të jashtëzakonshëm, një ushtrim në artin e durimit dhe një pranim i egërsisë së natyrës. Ky libër është gjithashtu një lutje për mbrojtjen e natyrës.
800 Lekë
More

Referenca: SKU000428

Botuesi: Koha Ditore

Ditë të qeta në Klishi, Henri Miller

"Ditë të qeta në Klishi" është një nga romanet biografike të Millerit. Flet për jetën e tij si shkrimtar i varfër dhe i panjohur që kishte shkuar në Paris në fillim të viteve '30, duke lënë prapa një martesë në shkatërrim e sipër dhe një karrierë të palumtur.
700 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

Doktor Zhivago, Boris Pasternak

Oh çfarë dashurie ishte ajo, e lirë, e paparë, nuk ngjante me asgjë! Ata mendonin siç këndojnë të tjerët! E dashuronin njëri –tjetrin jo nga pashmangësia, jo “të ndezur nga pasioni”, siç përshkruet shpesh rrejshëm. Ata e dashuronin njëri-tjetrin, sepse këtë e donte gjithçka përreth tyre: toka nën këmbët e tyre, qielli mbi kokat e tyre, retë dhe pemët.
1 500 Lekë
More

Botuesi: Argeta LMG

Edukimi i ndjenjave, Gustav Flober

Por, fundja, aq më keq për të! Tani Frederiku i urrente të gjitha gratë. Dhe lotët i ishin mbledhur lëmsh në grykë, sepse dashuria e tij kishte mbetur e papërfillur dhe dëshira e tij e zjarrtë nuk ishte plotësuar.
1 190 Lekë
More

Botuesi: Botart

Aroma e lumturisë është më e fortë nën shi, Virginie Grimaldi

Nëse ndjenjat e Benit janë zhdukur, mjafton t´i gjallërojmë. Kështu, çdo ditë, ajo do t’i shkruajë një kujtim të historisë së tyre. Por kjo zhytje në të shkuarën mund të nxjerrë edhe sekretet e varrosura thellë. Me ndjeshmëri ekstreme dhe shumë humor, Virginie Grimaldi arrin të na bëjë të rijetojmë çastet e jetës dhe dashurisë, duke kaluar nga e qeshura...
1 200 Lekë
More

Emancipimi i gruas, Charles Bukowski

A po shkruan Barney? Ta merr mendja. Shkruaj gjithë kohën e lume. A nuk ta ndërpresin punën adhuruesit? Jo, ore, ngandonjëherë femrat më gjejnë, ama ato nuk qëndrojnë gjatë. A po të shiten librat?
700 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Pusulla dashurie, Cecelia Ahern

Mallëngjyes dhe shpresëdhënës, ky vijim i mrekullueshëm do të na rrëfejë për udhën e re që ndërmerr Oli drejt zbulimit të vetes.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Aleph

Lulekuqe tetori, Sylvia Plath

Dhe rraskapitem kur ju shoh të regëtini ashtu,  të rrudhura dhe të kuqe krejt, si lëkura e një goje. Goja u gjakos,  Të vogla buzë të përgjakura!
900 Lekë
More

Botuesi: Albas

Lepuri është i pasur, John Updike

Romani Lepuri është i pasur (1981) është fitues i çmimit Pulitzer (1982), i çmimit Kombëtar të Librit (1982), i çmimit Kombëtar të Rrethit të Kritikëve të Librit (1981).
1 950 Lekë
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Na ishte një princeshë, Johanna Lindsey

Tanja, valltarja misterioze me flokë të zinj si korbi e një taverne në Misisipi, nuk e dinte se ishte princesha e vërtetë Tatiana e mbretërisë së largët të Kardinias. Kur princi guximtar Stefan erdhi dhe e gjeti, i vendosur ta merrte me vete për të përmbushur porosinë  e babait në shtratin e vdekjes, Tanja nuk e pranoi dashurinë e tij, por njëherësh ia...
1 200 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000432

Botuesi: Koha Ditore

Gruaja leopard, Alberto Moravia

Një vepër tipike moraviane, "Gruaja leopard" është rrëfim pa rrugëdalje mbi një tradhti dashurie, për vuajtjen dhe paaftësinë e dhimbshme të të kuptuarit dhe shënon një nga pikat më të larta të mendimit ekzistencial të Moravias: jeta nuk njihet dhe ne nuk e njohim.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001993

Botuesi: Dituria

Tregime e novela, Luigi Pirandello

Ky vëllim përmban disa nga novelat dhe tregimet më tërheqëse të këtij autori, te të cilat lexuesi ynë do të gjejë forcën e fjalës artistike dhe humanizmin e shkrimtarit.
600 Lekë
More