• Banner

Ku do shkojme o ba, Jean-Louis Fournier
  • Ku do shkojme o ba, Jean-Louis Fournier

Ku do shkojmë, o ba, Jean-Louis Fournier

Mateoja me Tomin kurrë nuk do të kenë kartë krediti, as kartë parkimi në portofolin e tyre. Kurrë nuk do të kenë portofol, e vetmja kartë e tyre do të jetë ajo e invalidit. Ajo është ngjyrë portokalli që të duket e gëzueshme. Aty shkruhet me germa të blerta: "Ka shumë vështirësi të qëndrojë në këmbë."

4,25 GBP
Sasia
In Stock

Përshkrimi

Titulli: Ku do shkojmë, o ba'?
Gjinia: Roman
Autori: Jean – Louis Fournier
Shqipëroi: Edmond Tupja
Shtëpia botuese: Ombra GVG
Viti: 2010
Fq. 160
Pesha: 0.31 kg
ISBN: 978-99956-38-63-4

Mbi librin

"Ku do shkojmë, o ba'?" është botuar nga Editions Stock në 2008 dhe është fituese e çmimit "Femina" në Francë. Dy fëmijë me aftësi të kufizuara, familje e braktisur nga nëna, humor i zi, përjetime të pazakonta, marrëdhënie tronditëse, ky është thelbi i veprës autobiografike të Jean – Louis Fournier e që vazhdon të zgjojë debate të shumta te lexuesit.

Fragmente nga libri

Mateoja me Tomin kurrë nuk do të kenë kartë krediti, as kartë parkimi në portofolin e tyre. Kurrë nuk do të kenë portofol, e vetmja kartë e tyre do të jetë ajo e invalidit. Ajo është ngjyrë portokalli që të duket e gëzueshme. Aty shkruhet me germa të blerta: "Ka shumë vështirësi të qëndrojë në këmbë." Atë ua ka lëshuar komisari i Republikës për Parisin.

Niveli i paaftësisë së tyre në përqindje, është 80 %. Komisari i Republikës, që nuk ushqen asnjë iluzion në lidhje me zhvillimin e tyre, ua ka lëshuar si dokument "të përhershëm". Karta është me fotografi. Kokën e kanë të çuditshme, vështrimin të përhumbur...

Çfarë po mendojnë? Karta e tyre ende më shërben. Nganjëherë e vë te xhami i përparmë i makinës kur kam parkuar keq. Falë tyre i shmangem ndonjë gjobe. Maria, ime bijë, u tregoi shoqeve të klasës që ka dy vëllezër handikapatë. Ato nuk deshën ta besonin. I thanë që s'ishte e vërtetë, që ajo po shiste mend.

Detajet e librit
SKU001342
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Porta e ngushtë, André Gide

Duke përdorur një shumësi stilesh (rrëfim në vetën e parë, letërkëmbim, ditarit), romani shpalos marrëdhënien e pështjelluar midis Zheromit dhe Alisës që nga adoleshenca e hershme e deri në pjekuri, duke gërmuar në thellësi të temave të dashurisë, mëkatit, virtytit.

Çmimi 8,50 GBP
More
Në gjendje

Thuaji zemrës po, Susanna Tamaro

Atë natë, papritur kisha kuptuar një gjë: mes shpirtit dhe trupit ka shumë e shumë dritare të vogla: së andejmi, në qofshin të hapura, kalojnë emocionet, në qofshin gjysmë të mbyllura pikojnë pak e nga pak; vetëm dashuria, porsi një shkulm ere mund t'i çelë të gjitha tok, sa hap e mbyll sytë.

Çmimi 5,95 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Botart

Pilot lufte, Antoine de Saint - Exupery

Po të jem gjallë, do të pres natën për të menduar. Natën, aq të dashur për mua! Natën, arsyeja fle. Ekzistojnë vetëm sendet. Ato që vërtetë janë të rëndësishme, marrin përsëri formën e tyre, u mbijetojnë shkatërrimeve të analizave të ditës.

Çmimi 6,80 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Katër erërat, Kristin Hannah

Libri Katër erërat na njeh me jetën gjatë Depresionit të Madh dhe njerëzit që e jetuan atë; me realitetin e ashpër që ndau një komb dhe me betejën “të kesh dhe të mos kesh”. Një portretizim i gjallë i Amerikës dhe ëndrrës amerikane, u parë me sytë e një gruaje të vendosur, kuraja dhe sakrifica e së cilës shënjuan një brez të tërë.

Çmimi 11,90 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Afshi i gjakut, Irene Nemirovsky

Në një qytezë të Francës Qendrore, në fillim të viteve 1930, një burrë i moshuar kujton jetën e tij. Mbasi kishte udhëtuar shumë në rininë e vet, Silvio qëndron i veçuar nga shoqëria, duke vëzhguar komedinë njerëzore të fshatit, rrjedhën e qetë të fateve provinciale të tronditura befasisht nga vdekja dhe nga pasionet e dashurisë.

Çmimi 5,10 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Moderato Cantabile, Marguerite Duras

Pas një fateliteti që ndodh aty pranë, Ana dhe Shovini do të fillojnë të njihen duke imagjinuar arsyet e ngjarjes. Më pas, ajo kthehet në rehatinë e shtëpisë së saj të madhe, e cila në vetvete përfaqëson ndarjen sociale midis klasës së mesme dhe asaj punëtore.

Çmimi 4,25 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000525

Botuesi: OMSCA-1

Lekura e shagrenit, Honore De Balzak

Romani “Lëkura e shagrenit” rrëfen historinë e një të riu, i cili bleu copën e lëkurës magjike të shagrenit që të përmbushte çdo dëshirë të tij. Por, ndërkohë duke nënvlerësuar këshillën e shitësit, që i ofron atij lëkurën, protagonisti e sheh veten gjatë rrjedhjes së ngjarjeve në situata tepër të paparashikuara...

Çmimi 6,80 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Botime Koliqi

Delfini, Sergio Bambaren

Delfini Daniel Alexander është një ëndërrimtar që ka kurajon dhe guximin për ta mposhtur frikën. Një ditë të bukur ai vendos që të shkëputet nga tufa e delfinëve dhe të kapërcejë shkëmbinjt nënujorë. Duke hequr frikën, i udhëhequr nga zëri i brendshëm, ai nis udhëtimin e gjatë dhe plot aventura nëpër detëra.

Çmimi 5,95 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Aleph

Bartlëbi, shkruesi, Herman Melville

Bartlëbi mund  të shihet si rishfaqja e frustrimeve të Melvill-it me situatën  e vet si shkrimtar  dhe vetë  rrëfimi ‘është për një shkrimtar që i zhvesh format konvencionale për shkak të tërheqjes së papërballueshme  ndaj çështjeve më të koklavitura filozofike.

Çmimi 7,65 GBP
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)