• Banner

Ku do shkojme o ba, Jean-Louis Fournier
  • Ku do shkojme o ba, Jean-Louis Fournier

Ku do shkojmë, o ba, Jean-Louis Fournier

Mateoja me Tomin kurrë nuk do të kenë kartë krediti, as kartë parkimi në portofolin e tyre. Kurrë nuk do të kenë portofol, e vetmja kartë e tyre do të jetë ajo e invalidit. Ajo është ngjyrë portokalli që të duket e gëzueshme. Aty shkruhet me germa të blerta: "Ka shumë vështirësi të qëndrojë në këmbë."

500 Lekë
Sasia
Artikujt e fundit në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Ku do shkojmë, o ba'?
Gjinia: Roman
Autori: Jean – Louis Fournier
Shqipëroi: Edmond Tupja
Shtëpia botuese: Ombra GVG
Viti: 2010
Fq. 160
Pesha: 0.31 kg
ISBN: 978-99956-38-63-4

Mbi librin

"Ku do shkojmë, o ba'?" është botuar nga Editions Stock në 2008 dhe është fituese e çmimit "Femina" në Francë. Dy fëmijë me aftësi të kufizuara, familje e braktisur nga nëna, humor i zi, përjetime të pazakonta, marrëdhënie tronditëse, ky është thelbi i veprës autobiografike të Jean – Louis Fournier e që vazhdon të zgjojë debate të shumta te lexuesit.

Fragmente nga libri

Mateoja me Tomin kurrë nuk do të kenë kartë krediti, as kartë parkimi në portofolin e tyre. Kurrë nuk do të kenë portofol, e vetmja kartë e tyre do të jetë ajo e invalidit. Ajo është ngjyrë portokalli që të duket e gëzueshme. Aty shkruhet me germa të blerta: "Ka shumë vështirësi të qëndrojë në këmbë." Atë ua ka lëshuar komisari i Republikës për Parisin.

Niveli i paaftësisë së tyre në përqindje, është 80 %. Komisari i Republikës, që nuk ushqen asnjë iluzion në lidhje me zhvillimin e tyre, ua ka lëshuar si dokument "të përhershëm". Karta është me fotografi. Kokën e kanë të çuditshme, vështrimin të përhumbur...

Çfarë po mendojnë? Karta e tyre ende më shërben. Nganjëherë e vë te xhami i përparmë i makinës kur kam parkuar keq. Falë tyre i shmangem ndonjë gjobe. Maria, ime bijë, u tregoi shoqeve të klasës që ka dy vëllezër handikapatë. Ato nuk deshën ta besonin. I thanë që s'ishte e vërtetë, që ajo po shiste mend.

Detajet e librit
SKU001342

Referencat specifike

isbn
9789995638634
ean13
9789995638634
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Shtëpia e Librit

Papagalli i Floberit, Julian Barnes

Botuar fillimisht në vitin 1984, romani rrëfen kërkimin e studiuesit amator Geoffrey Braithwaite mbi disa elementë të jetës së gjeniut francez Gustave Flaubert dhe përballjet e tij me hilet e historisë dhe të kujtesës, disa prej të cilave janë kurthe të thurrur nga vetë Floberi për pasvdekjen.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dukagjini

Shënimet e një të vdekuri, Mihail Bulgakov

Ky është romani gjysmëautobiografik i Bulgakovit mbi historinë e një shkrimtari që dështon të shesë romanin e vet dhe dështon të kryejë vetëvrasje. Kur drama e tij pranohet nga teatri për ta vënë në skenë, suksesi letrar ia bën me sy, por ai e pranon këtë pa egon e fryrë të aktorëve, regjisorit dhe menaxherëve të teatrit.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Pylli i pigmejve, Isabel Allende

Protagonistët, të shtyrë në fillim nga kureshtja dhe më pas nga solidariteti, do të arrijnë të shmangin rreziqe pa fund, falë fuqive të tyre: Nadia duke u bërë e padukshme dhe duke folur me kafshët, Aleksandri duke u shndërruar në jaguar dhe të dy duke u mundur të komunikojnë me shpirtrat. Ata do të hyjnë në kontakt me kulturën e pigmejve, të cilët, me...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Kolibri, Sandro Veronesi

Rreth tij, Veronesi ndërton personazhe të tjera të paharrueshme, që banojnë në një arkitekturë letrare të përsosur. Një botë e tërë, në një kohë të lëngshme, që shtrihet nga fillimi i viteve shtatëdhjetë deri te një e ardhme e afërt dhe mjaft e zymtë, ku papritmas do të shkëlqejë fryti i qëndrueshmërisë së Marko Karrerës: një vajzë e vogël, që quhet...

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Vdekje në Nil, Agatha Christie

Një avullore luksoze, Karnaku, lundron nëpër Nil. Në bord, i mbledhur nga fati dhe kureshtja për peizazhin ekzotik të Piramidave në Egjipt, gjendet një grup i larmishëm udhëtarësh. Linetë Rixhuej, personazhi që bie më shumë në sy, vajza më e pasur në Angli, udhëton për muajin e mjaltit me të shoqin, Sajmon Dojlin

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Syri, Vladimir Nabokov

 Historia ka si protagonist një borgjez të vogël i torturuar psikologjikisht, i cili po kërkon, por nuk arrin të lërë gjurmën e tij, te njerëzit e një klase me të lartë mes të cilave ai është përfshirë.

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Vajza e re, Daniel Silva

Mbushur me humor të zi, kthesa të papritura, komplote dhe me personazhe që të mbeten gjatë në kujtesë, libri “Vajza e re” është një triller emocionues dhe një analizë e sofistikuar e aleancave politike dhe rivaliteteve të fuqive të mëdha, në një botë të rrezikshme.

Çmimi 1 400 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)