Botuesi: Pegi
Jeta e gënjeshtërt e të rriturve, Elena Ferrante
Nga autorja e shumëshitur e serisë së romaneve napoletane vjen romani më i ri, një rrëfenjë që sfidon mitin e familjes së lumur.
Banner
Mateoja me Tomin kurrë nuk do të kenë kartë krediti, as kartë parkimi në portofolin e tyre. Kurrë nuk do të kenë portofol, e vetmja kartë e tyre do të jetë ajo e invalidit. Ajo është ngjyrë portokalli që të duket e gëzueshme. Aty shkruhet me germa të blerta: "Ka shumë vështirësi të qëndrojë në këmbë."
Titulli: Ku do shkojmë, o ba'?
Gjinia: Roman
Autori: Jean – Louis Fournier
Shqipëroi: Edmond Tupja
Shtëpia botuese: Ombra GVG
Viti: 2010
Fq. 160
Pesha: 0.31 kg
ISBN: 978-99956-38-63-4
"Ku do shkojmë, o ba'?" është botuar nga Editions Stock në 2008 dhe është fituese e çmimit "Femina" në Francë. Dy fëmijë me aftësi të kufizuara, familje e braktisur nga nëna, humor i zi, përjetime të pazakonta, marrëdhënie tronditëse, ky është thelbi i veprës autobiografike të Jean – Louis Fournier e që vazhdon të zgjojë debate të shumta te lexuesit.
Mateoja me Tomin kurrë nuk do të kenë kartë krediti, as kartë parkimi në portofolin e tyre. Kurrë nuk do të kenë portofol, e vetmja kartë e tyre do të jetë ajo e invalidit. Ajo është ngjyrë portokalli që të duket e gëzueshme. Aty shkruhet me germa të blerta: "Ka shumë vështirësi të qëndrojë në këmbë." Atë ua ka lëshuar komisari i Republikës për Parisin.
Niveli i paaftësisë së tyre në përqindje, është 80 %. Komisari i Republikës, që nuk ushqen asnjë iluzion në lidhje me zhvillimin e tyre, ua ka lëshuar si dokument "të përhershëm". Karta është me fotografi. Kokën e kanë të çuditshme, vështrimin të përhumbur...
Çfarë po mendojnë? Karta e tyre ende më shërben. Nganjëherë e vë te xhami i përparmë i makinës kur kam parkuar keq. Falë tyre i shmangem ndonjë gjobe. Maria, ime bijë, u tregoi shoqeve të klasës që ka dy vëllezër handikapatë. Ato nuk deshën ta besonin. I thanë që s'ishte e vërtetë, që ajo po shiste mend.
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)
Botuesi: Pegi
Nga autorja e shumëshitur e serisë së romaneve napoletane vjen romani më i ri, një rrëfenjë që sfidon mitin e familjes së lumur.
Botuesi: Bota Shqiptare
I dëshpëruar dhe i cungët në ide, në kërkim të frymëzimit provoi të kthehej në qytetin e lindjes, atje ku kishte zënë fill gjithçka. Dhe pikërisht në Nju Jork do të njohë Lorelën, shkrimtare romanesh rozë shumë prodhimtare.
Botuesi: Shtëpia e Librit
Botuar fillimisht në vitin 1984, romani rrëfen kërkimin e studiuesit amator Geoffrey Braithwaite mbi disa elementë të jetës së gjeniut francez Gustave Flaubert dhe përballjet e tij me hilet e historisë dhe të kujtesës, disa prej të cilave janë kurthe të thurrur nga vetë Floberi për pasvdekjen.
Botuesi: OMBRA GVG
...burrat me pushtet ende janë të aftë të thonë apo të ndërrmarrin akte të neveritshme ndaj grave, dhe atyre asgjë nuk u ndodh. Natasha Lester.
Botuesi: Dukagjini
Ky është romani gjysmëautobiografik i Bulgakovit mbi historinë e një shkrimtari që dështon të shesë romanin e vet dhe dështon të kryejë vetëvrasje. Kur drama e tij pranohet nga teatri për ta vënë në skenë, suksesi letrar ia bën me sy, por ai e pranon këtë pa egon e fryrë të aktorëve, regjisorit dhe menaxherëve të teatrit.
Botuesi: Botimet Dudaj
Protagonistët, të shtyrë në fillim nga kureshtja dhe më pas nga solidariteti, do të arrijnë të shmangin rreziqe pa fund, falë fuqive të tyre: Nadia duke u bërë e padukshme dhe duke folur me kafshët, Aleksandri duke u shndërruar në jaguar dhe të dy duke u mundur të komunikojnë me shpirtrat. Ata do të hyjnë në kontakt me kulturën e pigmejve, të cilët, me...
Botuesi: Toena
Rreth tij, Veronesi ndërton personazhe të tjera të paharrueshme, që banojnë në një arkitekturë letrare të përsosur. Një botë e tërë, në një kohë të lëngshme, që shtrihet nga fillimi i viteve shtatëdhjetë deri te një e ardhme e afërt dhe mjaft e zymtë, ku papritmas do të shkëlqejë fryti i qëndrueshmërisë së Marko Karrerës: një vajzë e vogël, që quhet...
Botuesi: Dituria
Një avullore luksoze, Karnaku, lundron nëpër Nil. Në bord, i mbledhur nga fati dhe kureshtja për peizazhin ekzotik të Piramidave në Egjipt, gjendet një grup i larmishëm udhëtarësh. Linetë Rixhuej, personazhi që bie më shumë në sy, vajza më e pasur në Angli, udhëton për muajin e mjaltit me të shoqin, Sajmon Dojlin
Botuesi: Skanderbeg Books
Historia ka si protagonist një borgjez të vogël i torturuar psikologjikisht, i cili po kërkon, por nuk arrin të lërë gjurmën e tij, te njerëzit e një klase me të lartë mes të cilave ai është përfshirë.
Botuesi: Dituria
Historia e vërtetë e qëndresës së dy motrave hebreje në zemër të terrorit nazist.
Botuesi: Dituria
Një grua e re, Tereza, dashurohet me një kirurg të suksesshëm, Tomasin, një burrë i ndarë midis dashurisë së tij për të dhe dashurisë për gratë e tradhtive të tij të pakorrigjueshme.
Botuesi: Bota Shqiptare
Një roman mahnitës për fatin, mundësitë e dyta, shpresën, humbjen e gjetjen, nga shkrimtarja e "E fundit vajzave të hënës", bestseller i Amazon Charts.
Botuesi: Living
Mbushur me humor të zi, kthesa të papritura, komplote dhe me personazhe që të mbeten gjatë në kujtesë, libri “Vajza e re” është një triller emocionues dhe një analizë e sofistikuar e aleancave politike dhe rivaliteteve të fuqive të mëdha, në një botë të rrezikshme.
Botuesi: Albas
Kështu, në heshtje, mbaroi marrëdhënia më e trazuar në historinë e ideve. Sidoqoftë, aq pak sa bashkëpunuan, mbi gjashtë vjet, ata ndryshuan vendosmërisht rrjedhën e mendimit në shekullin XX.
Botuesi: Dituria
Dhe lind dielli është romani i parë i Ernest Heminguejit, njërit prej mjeshtërve më të mëdhenj të prozës bashkëkohore.
Botuesi: Toena
Nëse varka kalonte pengesën e dallgëve, dhe nëse arrinte me qiririn të ndezur në kështjellë, në Kastelio, kjo do të ishte shenjë që i biri i mbretit nuk e kishte harruar, e dashuronte ende dhe ishte mirë.
Vlerësimi yt i komentit nuk mund të dërgohet
Raporto komentin
Raporti u dërgua
Raporti yt nuk mund të dërgohet
Write your review
Vlerësimi u dërgua
Vlerësimi yt nuk mund të dërgohet