• Banner

  • Ka mbaruar

Njeriu që shiti hijen, Adelbert von Chamisso

Ndërsa te Goethe motivi i djallit është më gjithëpërfshirës, duke i rrëmbyer Faustit shpirtin dhe pozicionin shoqëror, te personazhi i Chamissos, djalli merr pushtet vetëm në planin horizontal (social) përmes blerjes së Hijes, pa e prekur planin vertikal (shpirtin).

500 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Njeriu që shiti hijen, historia e çuditshme e Peter Schlemilit
Origjinali: Peter Schlemihls wundersame Geschichte
Gjinia: Filozofi
Autori: Adelbert von Chamisso
Shqipëroi: Jonila Godole
Shtëpia botuese: Zenit
Viti: 2009
Fq. 104
Pesha: 0.132 kg
ISBN: 978-99956-717-7-8

Mbi librin

Ndërsa te Goethe motivi i djallit është më gjithëpërfshirës, duke i rrëmbyer Faustit shpirtin dhe pozicionin shoqëror, te personazhi i Chamissos, djalli merr pushtet vetëm në planin horizontal (social) përmes blerjes së Hijes, pa e prekur planin vertikal (shpirtin).

Ai humbet Hijen, sozinë, Tjetrin e tij, por nuk bën një pakt të dytë, jo pse zoti John e paralajmëron në fund, i shpërfytyruar në xhepin e djallit të veshur me gri, as nga frika e mallkimit të Zotit, por sepse ndjen neveri.

Elementi surreal i Hijes këtu përforcohet nga cilësia e tij estetike: hije e bukur, e shkëlqyer, e pastër, e urtë, apo Hije paksa e zbehtë apo e gjerë. Schlemihl nuk e merr më mbrapsht hijen, që është e kuptueshme nëse mbajmë parasysh ambivalencën simbolike të Hijes.

Hija simbolizon nga njëra anë vlerat kallpe që kërkohen nga shoqëria, pa të cilat njeriu do të jetonte i izoluar; kurse nga ana tjetër humbja e hijes është një paralajmërim: kush humbet hijen, fare mirë mund të humbasë edhe shpirtin.

Komente mbi librin

"Është e njëjta histori: Wertheri vrau veten, por Goethe jetoi. Schlemihl endet pa hije, një studiues natyre, që jeton veç për veten, grotesk dhe krenar nëpër male e lugina... Schlemihl nuk është një alegori dhe Chamisso nuk ishte dikush që i kishte primare idetë e mëdha; "Vetëm jeta", thoshte ai, "mund të jetë". Pikërisht pse është kështu, ai nuk do ta kishte kthyer kurrë një motiv kaq përrallor, pa pasur përvojë jetësore në një novelë të njëmendtë..."

Thomas Mann

"Kjo përrallë e çuditshme, që përmes papërcaktueshmërisë së saj pikante u fiton zemrat të gjithëve, bën pjesë në ato gjetjet e lumtura, vlera dhe kuptimi i të cilave kërkon poetikën në filozofi dhe filozofiken në poezi."

Joseph von Eichendorff

"Historia e Schlemihlit është historia e jetës së paranojakut, më fjalë të tjera e një njeriu që për hir të një ngjarjeje çfarëdo, ndërgjegjësohet njëherazi për vogëlsinë e tij, por njeh në të njëjtën kohë edhe mjetet, diçka që bota përgjithësisht e harron."

Ernst Ludwig Kirchner

Mbi autorin

Lindi më 30.1.1781 në kështjellën Boncort në Champagne dhe u arratis gjatë Revolucionit Francez bashkë me prindërit drejt Gjermanisë. Chamisso shërbeu në oborrin perandorak prusian në Berlin dhe ndoqi karrierë ushtarake në vitet 1798 – 1807 në ushtrinë prusiane.

Nga viti 1804 deri më 1806 ishte bashkëbotuesi i Almanakut të Gjelbër (Grunen Almanachs). Në rrethet letrare të Berlinit, Chamisso ishte mysafir i mirëpritur, ku përveç të tjerash gëzoi edhe miqësinë e shkrimtarit tjetër fantastik E.T.A. Hoffmann, i cili me tregimin e tij "Aventurat e natës së vitit të ri" apo me rrëfimin "Historia e shëmbëlltyrës së humbur" ofroi një replikë ndaj Schlemihlit.

Chamisso vdiq më 21.8.1838 në Berlin duke lënë si trashëgimi të vyer përveç veprave të tij letrare, edhe një sërë botimesh shkencore në lëmin e botanikës dhe gjallesave të rralla. Por vepra më e njohur e Chamissos mbetet padyshim novela "Historia e çuditshme e Peter Schlemihl", në të cilën ai përpunon edhe një herë një sërë motivesh të njohura: Qesja e Fortunatit që lëshon pareshtur monedha të arta; çizmet shtatëmilëshe; dhe sidomos motivin modern dhe aktual atëherë pas "Faust"- it të Goethes: pazari me djallin.

Detajet e librit
Zenit Editions
SKU001280

Referencat specifike

isbn
9789995671778
ean13
9789995671778
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU002047

Botuesi: Botimet Dudaj

Homo Faber, Max Frisch

"Homo Faber" i Max Frisch - it është një nga librat më të lexuar të shekullit të XX - të. Inxhineri Max Faber beson te këndvështrimi i tij racional për botën, derisa më në fund ai thërrmohet në dorë nga një histori dashurie. Nuk ka libër më të thellë që të rrëfejë kaq ndershmërisht se sa shumë fshihet pas çështjes së identitetit të njeriut modern.

Çmimi 700 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Skanderbeg Books

Danc danc danc, Haruki Murakami

Katër vjet pasi na magjepsi me historinë e romanit “Gjuetia e ethshme e deles”, Haruki Murakami e nis sërish heroin e tij në një rrugëtim të ri. Ca ëndrra të çuditshme e shtyjnë djaloshin tonë të kthehet sërish te hotel “Delfini”. Një takim me të mistershmin burri-dele e çon në ca aventura të reja

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dritan Tirana

Dashuri, Ana Huang

Dashuria mes tyre nuk duhej të kishte ngjarë kurrë… po kur ajo lind, nxjerr në dritë sekrete që mund t’i shkatërrojnë të dy… dhe gjithçka që kanë të shtrenjtë.

Çmimi 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Nga rëra dhe hiri, Amy Harmony

Megjithatë, duket se thirrja e Anxhelos në jetë është kisha dhe pavarësisht nga ndjenjat e forta për Evën, ai zgjedh të bëhet prift. Pas më shumë se një dekade, Anxhelo është prift katolik, ndërsa Eva një grua e mbetur fillikat. Kur Gestapo i shtrin kthetrat më gjerë, Anxhelo e strehon Evën brenda mureve të një kuvendi. Por ajo nuk mund të qëndrojë e...

Çmimi 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Njeriu i parë, Albert Camus

Por çdo çast e kishte degdisur drejt çastesh të tjera, çdo qenie drejt qenieve të tjera, dhe për ta mbyllur nuk kishte dashur asgjë nga ajo çka kishte zgjedhur, në mos po atë që pak nga pak i ishte imponuar përmes rrethanave, kishte zgjatur nga rastësia po aq sa nga vullneti, dhe më në fund ishte kthyer në domosdoshmëri: Xhesika. 

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Brixhërtonët 1, Julia Quinn

Dafne Brixhërtoni ka dështuar gjithmonë në këtë të fundit. Fëmija i katërt nga tetë në familjen e saj të bukur, ajo ka bërë miq djemtë më të mirë të Londrës. Të gjithë e vlerësojnë dashamirësinë dhe zgjuarsinë e saj, por askush nuk e dëshiron si grua.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Argeta LMG

Frikë nga fluturimi 7A, Sebastian Fitzek

 Merr një telefonatë nga një i panjohur, i cili i thotë që në avion me të ndodhet edhe një ish-pacient i tiji. Dikush, të cilin Matsi dikur e ka çliruar nga fantazitë vrasëse e të dhunshme. Dhe të cilin tanimë ai duhet bindë që të çojë drejt vdekjes veten dhe mbi 600 pasagjerët në bord. Nëse Matsi nuk e bën këtë gjë, po atë natë e bija do të vdesë...

Çmimi 1 190 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Katedralja Shën Mëria e Parisit, Victor Hugo

Ai dallon shumë Mesjetë: te Revolucioni Frëng, te shkaqet që e prodhuan atë; tek arbitrariteti dhe despotizmi i pakufi, tek infleksibiliteti i organizmave që ishin krijuar historikisht për të mbajtur ekuilibra e balanca. A nuk na duken skena të Revolucionit ato, kur lypsarët sulmojnë katedralen për të shpëtuar Esmeraldën.

Çmimi 1 100 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dritan Tirana

Lojëra, Ana Huang

Truprojën e saj. Mbrojtësin e saj. Shkatërrimin e saj përfundimtar. E paparashikueshme dhe e ndaluar, dashuria e tyre mund të shkrumbojë një mbretëri të tërë... dhe t’i dënojë të dy.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)