Kenga e kengeve e Solomonit
  • Kenga e kengeve e Solomonit

Kënga e këngëve e Solomonit

Albas

"Kënga e Solomonit" apo "Kënga e këngëve", botuar nga shtëpia botuese "Albas", është ndër këngët më të vjetra dhe më të bukura të dashurisë. Ajo bën pjesë në korpusin e librave të shenjtë, krahas librave të Gjenezës, Eksodit, Librit të Jobit, Librit të Esterit etj.

1 100 Lekë
Sasia
Në gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Kënga e këngëve e Solomonit (kopertinë e trashë)
Gjinia: Poezi
Shqipëroi: Luan Rama
Shtëpia botuese: Albas
Viti: 2016
Fq. 75
Pesha: 0.131 kg.
ISBN: 978-9928-02-807-5

Mbi librin

"Kënga e Solomonit" apo "Kënga e këngëve", botuar nga shtëpia botuese "Albas", është ndër këngët më të vjetra dhe më të bukura të dashurisë. Ajo bën pjesë në korpusin e librave të shenjtë, krahas librave të Gjenezës, Eksodit, Librit të Jobit, Librit të Esterit etj.

Kjo këngë, e përkthyer në pjesën më të madhe gjuhëve të botës, është një këngë poetike që ka krijuar shumë komente e debate para dhe pas Krishterimit, pasi jo rrallë profesorë të shumtë të teologjisë nuk e kanë pëlqyer gjuhën e saj sensuale, ekzaltimin e bukurisë fizike apo erotikën në tërësi.

Po kështu, interpretimet linguistike, antropologjike dhe të traditës hebraike vazhdojnë dhe në ditët tona. Përkthimi i "Këngës së këngëve e Solomonit" nga shkrimtari Luan Rama dhe i ilustruar bukur me imazhe të piktorëve të shquar botërorë, është bërë në bazë të botimit të librit "La Bible" (Bibla). E krijuar fillimisht në hebraishten e vjetër, ajo u përkthye pastaj në greqishten e vjetër e më pas në latinisht.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928028075
ean13
9789928028075
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000786

Botuesi: Almeira

Edipi Mbret, Sofokliu

Sofokliu, jeta e të cilit mbulon pothuaj të gjithë shekullin e V-të (496 - 406 para Krishtit), ështëkronologjikisht i dyti poet i madh i Greqisë së Vjetër ndërmjet Eskilit dhe Euripidit. Nga vepra e pasur dhe e larmishme e Sofokliut nuk ka shpëtuar veç një pjesë e tij e vogël dhe ajo vetëm nga dramat e tij.
400 Lekë
More

Referenca: 2163

Botuesi: Argeta LMG

Epi i Gilgameshit

Epi i Gilgameshit është ndoshta vepra më e vjetër letrare e njerëzimit që ka mbijetuar deri te ne, një odise e regjistruar në gjuhën e Akadisë mbi Gilgameshin, mbretin e qytet-shtetit Uruk të Mesopotamisë.
600 Lekë
More

Botuesi: Toena

Krim i përkryer, Keigo Higashino

Detektivi i Tokios, Kusanagi, i ngarkuar për zbardhjen e këtij rasti, bie menjëherë pre e joshjes së rafinuar të Ajanes dhe refuzon të besojë se ajo mund të jetë e implikuar në krim. Ndërsa asistentja e tij, e cila është e bindur për të kundërtën, kërkon ndihmën e profesorit gjenial Jukaua, i mbiquajtur “Detektivi Galileo”. 
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU000880

Botuesi: Onufri

Eskili, ky humbës i madh, Ismail Kadare

Kur në një ditë tetori, në një nga ato ditë të tetorit që duket se janë krijuar enkas për të rilexuar diçka të rrallë, nga rafti i bibliotekës tërheq një libër të Eskilit, ti e kupton menjëherë nëse e ke gjetur ose jo ditën e përshtatshme për këtë gjë. Sepse Eskili është nga ata krijues që nuk i shkon secilës ditë.
700 Lekë
More

Botuesi: Toena

Kur bota jonë u bë e krishterë, Paul Veyne

Libri "Kur bota jonë u bë e krishterë" është shkruar nga një prej historianëve kryesorë të Francës, Paul Veyne, i cili merret me një pyetje e madhe: Si ishte e mundur që krishterimi, si "kryevepra e shpikjes fetare", arriti që në mes të viteve 300 dhe 400 pas Krishtit, të vendosë veten mbi gjithë botën perëndimore?
1 400 Lekë
More

Botuesi: Zenit Editions

Epigrame erotike, Antologjia Palatine

Në këtë vëllim janë përmbledhur epigrame nga poetë të botës antike si: Antipatri i Selanikut, Filodemi, Kalimahu, Rufini, Asklepiadi, Meleagri, Honesti, Stratoni, Dioskoridi, Statil Flaku, Parmenioni dhe Glauku.
500 Lekë
More

Prometeu i lidhur, Eskili

Tragjedia "Promoteu i mbërthyer" është një nga veprat më madhështore të Eskilit. Kjo tragjedi është pjesë përbërëse e një trilogjie, dy pjesët e tjera të së cilës Prometeu zjarrsjellës dhe Prometeu i çliruar nuk janë ruajtur.
350 Lekë
More

Botuesi: Argeta LMG

Prometeu i lidhur, Eskili

Lënda e kësaj tragjedie mund të tregohet me dy fjalë: Prometeu një gjysmë-perëndi, pati mëshirë për njerëzit dhe u shpuri zjarrin, të cilin deri atehere e dinin dhe e gëzonin vetëm perënditë; Zeusi, i pari i perëndive, që ta dënonte për vjedhjen e zjarrit, vë ta lidhin Prometeun në një shkëmb të egër e të shkretë të Detit të Zi, ku do të mbetet i munduar...
500 Lekë
More

Referenca: SKU000775

Botuesi: Onufri

Odiseja, Homeri

"Poemat homerike "Iliada" dhe "Odiseja" s'janë veçse kronika të dy zhvendosjeve. E para, një lëvizje popujsh, trupore, brutale drejt Lindjes (Iliada); e dyta, një lëvizje vetmitare, fine, për më tepër, shpirtërore, drejt Perëndimit (Odiseja)."
1 000 Lekë
More

Botuesi: Botimet Enciklopedike

Eneida, Virgjili

Enea i ri e lidhi fatin e vet me atë të trojanëve. Pas Hektorit, djalit të Priamit, ishte kryekomandant i ushtrisë trojane, njëri prej mbrojtësve të Trojës, më trimi dhe më i pakursyeri. U martua me Kreuzën, të bijën e Priamit e cila e lindi djalin Askanin dhe babain e vet Ankizin e merr në Trojë në shtëpi të vet. Ushtria trojane e dëgjonte si zëvendës të...
1 000 Lekë
More

Referenca: 2630

Botuesi: Infbotues

Fjalor shqip - gjermanisht, Olimbi Vito

• Mbi 20 mijë fjalë dhe shprehje që janë më të përdorshme në gjuhën letrare shqipe.• Shumë fjalë që janë të specifikuara në fushat ku përdoren si në shkencë, art etj.• Një gramatikë të shkurtuar për gjuhën shqipe.• Udhëzues për përdorimin e fjalorit.
800 Lekë
More

Referenca: SKU000227

Botuesi: Te tjere

Sofokliu, Vepra e Plote

Sofokliu mori pjesë në konkurset tradicionale më tepër se njëzet herë, tetëmbëdhjetë herë zuri vendin e parë dhe më të rrallë të dytin, asnjëherë vendin e tretë. Nuk udhëtoi kurrë jashtë atdheut të tij, Atikës, që e donte aq shumë sa që shtyu çdo lloj ftese që i bënin sundimtarët e ndryshëm për ta pasur në oborret e tyre.
1 200 Lekë
More