Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Përshtypje(t): 0

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.

Çmimi 1 050,00 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

Përshtypje(t): 0

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.

Çmimi 0,00 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përshtypje(t): 0

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Motshme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.

Çmimi 700,00 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000783

Botuesi: Onufri

Darka e gabuar, Ismail Kadare

Përshtypje(t): 0

Një darkë krejtësisht e pazakontë, me një mister midis, është subjekti i romanit më të ri të Kadaresë. Ndonëse e bazuar mbi një ngjarje të vërtetë, që ka trazuar vite më parë një qytet të tërë.

Çmimi 700,00 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU001180

Botuesi: Onufri

Aksidenti, Ismail Kadare

Përshtypje(t): 0

Në një pasdite kryeqytetase, personazhi i këtij romani i propozon gruas së hijshme të porsanjohur diçka që do të dukej e papërfytyrueshme disa vite më parë, gjatë kohë së komunizmit: një udhëtim fundjavor në një qytet të Europës.

Çmimi 800,00 Lekë
More
Në gjendje
Më të shiturat
Eneida, Virgjili
  • Eneida, Virgjili

Eneida, Virgjili

SKU001569
Vlerësimi 

Enea, i biri i Ankizit, mbretit dardan dhe hyjneshës së dashurisë Afërditës, heroi i luftës trojane dhe themelues i qytetit prej të cilit është zhvilluar Roma. Për rolin e vet në mitet greke dhe romake i ka pasur të gjitha kushtet përkatëse. Ka pasur me bollëk çdo gjë që e stoliste dhe e krenonte burrin dhe siç është në mite e nevojshme ka pasur edhe origjinën e denjë.

Zbritja në sasi

Sasia Zbritje Ju kurseni
3 977,45 Lekë Deri në 2 932,34 Lekë
990,00 Lekë
Sasia
Nuk ka produkte të mjaftueshme në stok

  • Security policy (edit with Customer reassurance module) Security policy (edit with Customer reassurance module)
  • Delivery policy (edit with Customer reassurance module) Delivery policy (edit with Customer reassurance module)
  • Return policy (edit with Customer reassurance module) Return policy (edit with Customer reassurance module)
Përshkrimi

Titulli: Eneida
Origjinali: Eneida
Gjinia: Poemë
Autori: Virgjili
Shqipëroi: Henrik Lacaj
Shtëpia botuese: Buzuku
Viti: 2006
f. 456
Pesha: 0.5 kg
ISBN: 9951-08-050-2

Mbi librin
Enea, i biri i Ankizit, mbretit dardan dhe hyjneshës së dashurisë Afërditës, heroi i luftës trojane dhe themelues i qytetit prej të cilit është zhvilluar Roma. Për rolin e vet në mitet greke dhe romake i ka pasur të gjitha kushtet përkatëse. Ka pasur me bollëk çdo gjë që e stoliste dhe e krenonte burrin dhe siç është në mite e nevojshme ka pasur edhe origjinën e denjë. Nëna e tij ka qenë hyjneshë të cilës askush nuk ka mundur t'i përballojë, por kjo ende nuk ka qenë e mjaftueshme. Stërgjyshi i tij, edhe pse në brezin e shtatë, ishte vetë Zeusi, zoti suprem. Paraardhësi i tij i parë në tokë ka qenë Dardani, themelues i Dardanisë dhe i fisit i cili ka sunduar në të deri në mbarim të luftës së Trojës. Në kohën e Trosit, nipit të Dardanit, ky fis u nda në dy degë: më e lashita e Asarakut, ka sunduar në Dardaninë e zvogëluar, ndërsa e të riut në Ilit, në Trojën e themeluar rishtas. Përkundër marrëdhënieve farefisnore dardanët dhe trojanët kanë jetuar disi në marrëdhënie të acaruara. Kur, p.sh. akeasit e sulmojnë Priamin, mbretin e Trojës, Ankizi, mbreti dardan, nuk u ngut për t'i ndihmuar. Vetëm kur ushtria akease e shkatërroi Lirnesin, qytetin e aleatëve dardanë, vendosi që të veprojë. Me Priamin bëri aleancë dhe dërgoi në Trojën e rrethuar ushtrinë nën udhëheqjen e birit të tij Eneas. Enea i ri e lidhi fatin e vet me atë të trojanëve. Pas Hektorit, djalit të Priamit, ishte kryekomandant i ushtrisë trojane, njëri prej mbrojtësve të Trojës, më trimi dhe më i pakursyeri. U martua me Kreuzën, të bijën e Priamit e cila e lindi djalin Askanin dhe babain e vet Ankizin e merr në Trojë në shtëpi të vet. Ushtria trojane e dëgjonte si zëvendës të Hektorit, ndërsa populli trojan e konsideronte dhe e nderonte si zot. Në betejat që zhvilloheshin në rrafshnaltën para mureve të Trojës, Enea dallohet me shumë vepra trimërie. Përveç një numri të madh të luftëtarëve akeas, ai ka vrarë edhe Medontin, udhëheqësin e njësive tesalike dhe Ajantin, komandantin e ushtrisë athinase. Nuk ngurronte që t'i kundërvihej edhe Indomeneut, mbretit trim të Kretës, madje as Akilit, kreshnikut më të famshëm akeas. Pas vdekjes së Patrokliut, mikut të Akilit, së bashku me Hektorin i zmbrapsi akeasit kah deti, kështu që "duke bërtitur në zë iknin, ndërsa luftën as që e kishin ndër mend". Është e vërtetë se në betejë e mbrojtën zotat (ndërsa në kacafytje me Akilin edhe e shpëtuan), veçmas e ëma e tij Afërdita. Mirëpo, me këtë aspak nuk është dalluar prej luftëtarëve të tjerë, të cilët i kishin paraardhës hyjnitë. Në të vërtetë është quajtur "krenaria e dardanëve trima" dhe trim mbi trimat e tjerë të famshëm, ndonëse të gjitha trimëritë e tij, si dhe e Hektorit dhe të burrave të tjerë trojanë, nuk mundën ta shpëtojnë Trojën nga rrënimi. Fati, i cili e ka përcaktuar rënien e Trojës, ka vendosur edhe për shpëtimin e Eneas. Ka qenë i përcaktuar ta ruajë fisin dardan dhe për ta sunduar popullin dardan, "dhe pas tij edhe djemtë e djemve të tij të cilët do të lindin në të ardhmen". I vetmi prej të gjithë udhëheqësve trojanë ka shpëtuar nga qyteti i djegur, nga edhe e mori babain e vet, Ankizin dhe djalin Askanin. Ndërkaq, bashkëshorten Kreuzën nuk mundi ta gjejë në gërmadhat e djegura dhe në largim u fal vetëm me hijen e saj. Kur u pushtua Troja, kurrë më nuk u kthye në të. Me njëzet anije udhëtoi me të ikurit e Trojës në perëndim që, sipas urdhërit të Zeusit, ta gjejë atdheun në Itali. Enea nuk e ka braktisur vendlindjen vullnetarisht. Më me ëndje kishte për ta ndërtuar sërish Trojën, mirëpo, nuk ka mundur që mos t'i nënshtrohet urdhërit të zotit suprem. Shtatë vjet ka bredhur nëpër detrat e sotëm Egje, Jon dhe Tiren, vizitoi shumë vise dhe përjetoi shumë vuajtje. Gjatë lundrimit i vdiq i ati, në Kretë gati u bë viktimë e detit, nuk ka qenë i kursyer as prej ndeshjeve me Karpiet, në Siçili ka arritur nën vullkanin e zjarrtë të Etnës dhe kur iu shmang Shilës dhe Karibdës, shtrëngata ia përplasi anijet dhe i hodhi prej brigjeve të Italisë në Afrikën Veriore. Atje e pranoi miqësisht Didona, mbretëresha e Kartagjenës, e cila për shkak të trimërisë dhe bukurisë së tij u dashurua më të. Enea do të pranonte me ëndje oferten e saj dhe me të do të mbetej në Kartagjenë. Mirëpo, urdhri i Zeusit ka qenë më i fortë. I çon spirancat dhe vazhdon lundrimin për në Itali. Po sa u nis nga Kartagjena, sërish u detyrua që t'i përballojë shumë vështirësi dhe pusi, të cilat i vunë në rrugë të tij disa zota, e sidomos gruaja e Zeusit, Hera. Në Siçili, ku donte të ofrojë flijimin mbi varr të babait gratë ua vënë zjarrin anijeve që ta detyrojnë ndërprerjen e udhëtimiit. I shkoi për dore që ta shuajë zjarrin dhe për ata që nuk deshën të vazhdojnë udhëtimin, ngriti qytetin Acesta (Segesta e sotme). Kur me shokët e tjerë arriti në bregun italik, shkoi në Kuma që prej orakullit të atjeshëm të mësojë ku duhet të vendosej. Profetesha Sibila e përcolli deri në prag të botës nëntokësore, ku u takua me shpirtin e babait të vet. Sipas këshillimit të babait të vet hyri në daltën e Tibrit dhe aty e themeloi qytetin. Toka rreth Tibrit nuk ka qenë e pabanuar. Atë e banonin latinët me të cilët sundonte mbreti Latin. Sipas një versioni, Latini e pranoi Enean me mirësi dhe ia lejoi që ta ndërtojë qytetin. Sipas një versioni tjetër u është kundërvënë, por në luftë u mund dhe me të lidhi paqen dhe marrëveshjen për miqësinë. Të dy versionet pajtohen në faktin se Latini në fund Eneas ia dha grua bijën e vet, Lavininë. Për nder të saj Enea qytetin e porsathemeluar e pagëzoi me emrin Lavini. Toka bëhet atdhe vetëm atëherë kur u spërkat me gjak, duke e mbrojtur nga armiku. Enea u bind për këtë së shpejti. Latinët e shikonin me sy të keq se si të huajt po e ndërtojnë qytetin në tokën e tyre. Kjo kaloi edhe në mosmarrëveshje dhe kjo madje në përleshje me armë në dorë. Mbreti i latinëve përpiqej që t'i qetësojë njerëzit e vet, por në këtë ndërhyri Rutul Turni, mbret i tokës fqinje, i cili ka pasur arsye për ta urryer Enenë. Në të vërtetë ai ishte dhëndrri i Lavinisë dhe e konsideronte veten si trashëgimtar të mbretërisë së Latinit. U vendos në krye të latinëve të pakënaqur dhe vendësve të tjerë dhe me ushtri të madhe e sulmoi qytetin e Eneas. Eneas i erdhën në ndihmë etrurët, armiqët e hershëm të Turnit, ndërsa mbreti i tyre Euandari e solli me vete përveç këmbësorisë të stërvitur mirë edhe njësinë e fortë të kalorësisë. Shpërtheu luftë e ashpër ku ranë shumë latinë. Kur farefisi i tyre e luti Enenë për armëpushim, iu përgjigj se nuk do të luftojë me latinët, poqese kjo duhet kështu të jetë, por do të luftojë me Turnin. Kështu e detyroi Turnin të pranojë dyluftimin në të cilin edhe e vrau. Pas ngadhënjimit mbi Turnin, Enea e zgjeroi qytetin e vet dhe e përzieu popullin e vet me latinët. Prej tyre doli populli romak, i cili emrin e vet e ka marrë sipas qytetit të cilin më vonë e themeluan pasardhësit e Eneas, Romuli dhe Remi. Sa ka zgjatur sundimi i Eneas në atdheun e ri nuk dihet. Për vdekjen e Eneas ka shumë versione. Sipas njërit, ai është vrarë në betejën me Rutulin ose me etrurët, ndërsa sipas tjetrit është ngjitur në qiell me armatimin e plotë. Versionet e tjera janë të përhapura më pak mirëpo pajtohen në një gjë: që më në fund ai u bë zot.  

Detajet e librit
Buzuku
SKU001569
Përshtypjet

No customer reviews for the moment.

Write your review

Eneida, Virgjili

Eneida, Virgjili

Enea, i biri i Ankizit, mbretit dardan dhe hyjneshës së dashurisë Afërditës, heroi i luftës trojane dhe themelues i qytetit prej të cilit është zhvilluar Roma. Për rolin e vet në mitet greke dhe romake i ka pasur të gjitha kushtet përkatëse. Ka pasur me bollëk çdo gjë që e stoliste dhe e krenonte burrin dhe siç është në mite e nevojshme ka pasur edhe origjinën e denjë.

Write your review
14 produkte të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000774

Botuesi: Onufri

Iliada, Homeri

Përshtypje(t): 0

Ngjarjet e "Iliadës" janë vendosur në vitin e fundit të Luftës së Trojës. Konflikti legjendar përbën sfondin për subjektin qendror të historisë: mërinë e heroit grek, Akilit.

Çmimi 1 000,00 Lekë
More
Nuk ka produkte të mjaftueshme në stok

Referenca: 2163

Botuesi: Argeta LMG

Epi i Gilgameshit

Përshtypje(t): 0

Utnapishtimi i flet Gilgameshit:"Pushoje vain, frenoje zemërimin!Fate të ndryshme kanë hyjt e njerzitBaba e nëna t'pollën si njeri.Ndonse du t'tretat hyjnore i ke,Të njerëzve e ke ti nj të tretën,Që të tërheq kah fati i njeriut.Amshimi s'është dhënë për njeriun!Vdekja mizore ësht', cakton çdo fat".

Çmimi 600,00 Lekë
More
Nuk ka produkte të mjaftueshme në stok

Referenca: SKU000786

Botuesi: Almeira

Edipi Mbret, Sofokliu

Përshtypje(t): 0

Sofokliu, jeta e të cilit mbulon pothuaj të gjithë shekullin e V-të (496 - 406 para Krishtit), ështëkronologjikisht i dyti poet i madh i Greqisë së Vjetër ndërmjet Eskilit dhe Euripidit. Nga vepra e pasur dhe e larmishme e Sofokliut nuk ka shpëtuar veç një pjesë e tij e vogël dhe ajo vetëm nga dramat e tij.

Çmimi 400,00 Lekë
More
Nuk ka produkte të mjaftueshme në stok

Botuesi: Toena

Kur bota jone u be e krishtere, Paul Veyne

Përshtypje(t): 0

Libri "Kur bota jonë u bë e krishterë" është shkruar nga një prej historianëve kryesorë të Francës, Paul Veyne, i cili merret me një pyetje e madhe: Si ishte e mundur që krishterimi, si "kryevepra e shpikjes fetare", arriti që në mes të viteve 300 dhe 400 pas Krishtit, të vendosë veten mbi gjithë botën perëndimore?

Çmimi 1 400,00 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000785

Botuesi: Almeira

Antigona, Sofokliu

Përshtypje(t): 0

Titulli. AntigonaDramëAutori: SofokliuShqipëroi nga greqishtja e vjetër: Prof. Sotir PapahristoShtëpia botuese: AlmeiraViti: 2008f. 104Pesha: 0.13 kg.

Çmimi 300,00 Lekë
More
Nuk ka produkte të mjaftueshme në stok

Referenca: SKU000775

Botuesi: Onufri

Odiseja, Homeri

Përshtypje(t): 0

"Poemat homerike "Iliada" dhe "Odiseja" s'janë veçse kronika të dy zhvendosjeve. E para, një lëvizje popujsh, trupore, brutale drejt Lindjes (Iliada); e dyta, një lëvizje vetmitare, fine, për më tepër, shpirtërore, drejt Perëndimit (Odiseja)."

Çmimi 1 000,00 Lekë
More
Nuk ka produkte të mjaftueshme në stok

Referenca: SKU000880

Botuesi: Onufri

Eskili, ky humbes i madh, Ismail Kadare

Përshtypje(t): 0

Kur në një ditë tetori, në një nga ato ditë të tetorit që duket se janë krijuar enkas për të rilexuar diçka të rrallë, nga rafti i bibliotekës tërheq një libër të Eskilit, ti e kupton menjëherë nëse e ke gjetur ose jo ditën e përshtatshme për këtë gjë. Sepse Eskili është nga ata krijues që nuk i shkon secilës ditë.

Çmimi 560,00 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Onufri

Elektra, Euripidi

Përshtypje(t): 0

Ky përkthim u krye falë një rastësie fatlume. Në të vërtetë nuk më pëlqen ta quaj përkthimin tim, por zbulimin e një teksti që ekziston në gjuhë para se të shprehet. Një tekst që qëndron përtej çdo përkthyesi, një provë e transhendencës së kulturave, e konfirmuar me realizimin e një shprehjeje tjetër gjuhësore.

Çmimi 700,00 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2250

Botuesi: Te tjere

Prometeu i lidhur, Eskili

Përshtypje(t): 0

Eskili lindi në një fshat afër Athinës në Eleuzinë rreth vitit 525 para Krishtit. Ai i takonte një familjeje aristokrate. Eskili ka pasur një veprimtari shumë të gjerë letrare. Kohë kur jetoi ai u përcoll me zhvillime dramatike, qoftë në trajtën e luftës politike ndërmjet vetë grekëve, qoftë në përballje me persët.

Çmimi 300,00 Lekë
More
Nuk ka produkte të mjaftueshme në stok

Botuesi: Albas

Kenga e kengeve e Solomonit

Përshtypje(t): 0

"Kënga e Solomonit" apo "Kënga e këngëve", botuar nga shtëpia botuese "Albas", është ndër këngët më të vjetra dhe më të bukura të dashurisë. Ajo bën pjesë në korpusin e librave të shenjtë, krahas librave të Gjenezës, Eksodit, Librit të Jobit, Librit të Esterit etj.

Çmimi 1 100,00 Lekë
More
Në gjendje