Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 SEK
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
80,50 SEK
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
120,75 SEK
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
115,00 SEK
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Hyrje në filozofinë e historisë dhe nënkreu "Historia e botës" nga filozofia e së drejtës, G. W .F. Hegel
  • Hyrje në filozofinë e historisë dhe nënkreu "Historia e botës" nga filozofia e së drejtës, G. W .F. Hegel

Hyrje në filozofinë e historisë dhe nënkreu "Historia e botës" nga filozofia e së drejtës, G. W .F. Hegel

Koncepti hegelian i historisë tek Hyrje në filozofinë e historisë është teleologjik. Historia është histori e realizimit të Frymës absolute...

80,50 SEK
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi


Titulli: Hyrje në filozofinë e historisë dhe nënkreu "Historia e botës" nga filozofia e së drejtës
Origjinali: Introduction to The philosophy of history : with selections from The philosophy of right
Gjinia: Histori/ Filozofi
Autori: G. W .F. Hegel
Shqipëroi: Arben Imami
Shtëpia botuese: UET Press
Viti: 2022
Fq. 148
Pesha: 0.195 kg
ISBN: 978-9928-320-77-3
Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Koncepti hegelian i historisë tek Hyrje në filozofinë e historisë është teleologjik. Historia është histori e realizimit të Frymës absolute;  Fryma/ Ideja absolute shpaloset dhe arrin realizimin nëpërmjet veprimit njerëzor në histori dhe në një kuptim fondamental ajo vetë varet nga veprimi njerëzor historik. Ky progres i Frymës realizohet në mënyrê dialektike si frymë subjektive në fazat e historisë që kulmojnë në epokën e popujve gjermanikë dhe si, frymë objektive në shtetin prusian - në fakt si e mendonte ai se shteti prusian aktual mund të zhvillohej.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928320773
ean13
9789928320773
16 libra të tjera në këtë kategori:

Përplasja e qytetërimeve dhe ribërja e rendit botëror, Samuel P. Huntington

Njerëzve u bëri përshtypje në mënyra të ndryshme: i tërhoqi, i zemëroi, i trembi e i trazoi argumenti im, se përmasa qendrore dhe më e rrezikshme e poli tikës globale që po shfaqet, do të jetë konflikti ndërmjet grupeve të qytetërimeve të ndryshme. Pavarësisht se çfarë ndikimi tjetër pati, ky artikull u preku një damar njerëzve nga cilido qytetërim.
230,00 SEK
More

Botuesi: Wordsworth Classics

A Portrait of the Artist as a Young Man, James Joyce

This novel is a highly autobiographical account of the adolescence of Stephen Dedalus, who reappears in Ulysses, and who comes to realize that before he can become a true artist, he must rid himself of the stultifying effects of the religion, politics and essential bigotry of his background in late 19th century Ireland.
69,00 SEK
More

Botuesi: Toena

Ushtarë të Salaminës, Javier Cercas

Ai thellohet në investigime, rrëmon në dosje dhe dokumente, bisedon me dëshmitarë bashkëkohës duke arritur rezultate befasuese. Vendos pas kësaj ta shkruajë këtë histori të vërtetë. Me këtë strategji të veçantë rrëfimi, Cercas i bën lexuesit pjesë të ndërtimit të romanit dhe, në të njëjtën kohë, reflekton mbi kërkimin për të mbërritur në variantin e...
115,00 SEK
More

Botuesi: Onufri

E hëna e parë e dhjetorit, Ledion Krisafi

Në këtë roman përshkruhet jo një ngjarje, sepse nuk ka një subjekt të veçantë, por një gjendje. Personazhet lëvizin në një përmasë paksa jashtë kohe dhe hapësire, ata lëvizin në një gjendje të caktuar, që janë diskutimet e tyre për vdekjen dhe ekzistencën. Ata janë të rinj por dhe të vjetër.
92,00 SEK
More

Botuesi: Albas

Kukulla mbretëreshë dhe tregime të tjera, Carlos Fuentes

Kjo vepër thelbësore e letërsisë meksikane përmban shtatë tregime, të cilat demaskojnë dobësitë dhe cinizmat ku puqen dëshira dhe dashuria, incesti, tradhtia bashkëshortore dhe takimet e shthurrura; midis tyre "Kukulla mbretëreshë", "Dy Elenat" dhe "Një shpirt i kulluar".
138,00 SEK
More

Botuesi: Botart

Altin Dardha, Ferdinand Dervishi

Berati, një qytet i shquar për bashkëjetesën dhe qytetarinë, në mënyrë të befasishme gdhihet i copëtuar nga bandat, i dhunuar, i ngujuar brenda mureve të shtëpive dhe me një bilanc tragjik jetësh të humbura.
115,00 SEK
More

Botuesi: Penguin Books

Coming Up for Air, George Orwell

George Bowling, forty-five, mortgaged, married with children, is an insurance salesman with an expanding waistline, a new set of false teeth - and a desperate desire to escape his dreary life. He fears modern times - since, in 1939, the Second World War is imminent - foreseeing food queues, soldiers, secret police and tyranny. 
186,30 SEK
More

Botuesi: Toena

Egërsia, Nicola Lagioia

Disa orë më vonë, kur ta gjejnë rrëzë një parkingu shumëkatësh, do të zbulohet edhe identiteti i saj: është Klara Salvemini, vajza e madhe e ndërtuesit më të fuqishëm të zonës. Të gjithë mendojnë se ka vrarë veten. Të jetë vërtet kështu? Çfarë e lidhte Klarën me biznesin e të atit?
138,00 SEK
More

Botuesi: Arka e Noes

Vazoja e artë, E. T. A. Hoffmann

E vlerësuar si një prej kryeveprave të Hoffmann-it, "Vazoja e artë" u shkrua më 1814-n dhe u ripunua më 1819-n. Anselmi, një student i ri, befas ndeshet një ditë me një shtrigë së cilës i rrëzon shportën me mollë. Ajo e mallkon dhe që prej këtij çasti e ndjek ky mallkim që fillon t'i krijojë shajni dhe së cilit nuk i shpëton dot, veçse duke u përballur me...
80,50 SEK
More