• Banner

Trëndafili i mesnatës, Lucinda Riley

Në harkun e katër brezave, Trëndafili i mesnatës kalon nga pallatet vezulluese të maharaxhave të mëdhenj të Indisë në kështjellat madhështore të Anglisë, duke ndjekur jetën e jashtëzakonshme të një vajze të jashtëzakonshme, Anahita Çavanit, nga viti 1911 deri në ditët e sotme.

1 400 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi


Titulli: Trëndafili i mesnatës
Origjinali: The Midnight Rose
Gjinia: Roman
Autori: Lucinda Riley
Shqipëroi: Agim Doksani
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2022
Fq. 824
Pesha: 0.771 kg
ISBN: 978-9928-366-10-8
Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Në harkun e katër brezave, Trëndafili i mesnatës kalon nga pallatet vezulluese të maharaxhave të mëdhenj të Indisë në kështjellat madhështore të Anglisë, duke ndjekur jetën e jashtëzakonshme të një vajze të jashtëzakonshme, Anahita Çavanit, nga viti 1911 deri në ditët e sotme.
INDI, Darjeeling. Anahita Çavani mbush njëqind vjeçe dhe, megjithëse familja po mblidhet për të festuar, ajo është kredhur në një re trishtimi. S'ka ditë që të mos mendojë për të birin, që të gjithë e pandehin të vdekur qysh fëmijë. Vetëm se instinkti i saj i hollë i thotë të kundërtën. Ndaj dhe i dorëzon Arit, stërnipit, një dorëshkrim, ku ka rrëfyer historinë e jetës, me shpresën se djaloshi do të zbulojë atë që ka ndodhur në të vërtetë.
ANGLI, Dartmoor. Aktorja e famshme bukuroshe amerikane Rebeka Bredli gjendet në Astbury Hall, një kështjellë e lashtë, e zgjedhur si shesh xhirimi për filmin e saj të ri. Lordi Estbëri, pronari i kështjellës dhe i pronës përreth, tip i mbyllur dhe i tërhequr, shfaq një mirësjellje të tepruar ndaj aktores dhe këmbëngul se ajo ka një ngjashmëri të jashtëzakonshme me gjyshen e tij Violetë...
Do të jenë udhëtimi i Arit drejt Anglisë dhe takimi me Rebekën, që do të hedhin një dritë të re rreth periudhës angleze të Anahitës gjatë Luftës së Parë Botërore dhe një dashurie të trazuar të përjetuar pikërisht në Astbury Hall.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928366108
ean13
9789928366108
8 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dituria

Dhoma e fluturave, Lucinda Riley

Pastaj dikush shfaqet nga e kaluara - Fredi, dashuria e saj e parë, që e braktisi dhe e la zemërthyer pesëdhjetë vite të shkuara. Tashmë, duke luftuar për të përballuar dështimet e herëpashershme në biznes të djalit të saj, Semit, dhe kthimin e beftë të birit më të vogël, Nikut, pas dhjetë vjetësh në Australi, Pozi nuk ka kurajë të besojë në dashurinë e...

Çmimi 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Motra e humbur, Lucinda Riley

Maja, Alli, Stari, Sisi, Tigi dhe Elektra: secila nga gjashtë motrat D’Aplieze ka bërë një udhëtim të jashtëzakonshëm për të zbuluar origjinën e vet, por yjësia e Plejadave nga e cila kanë marrë emrat përbëhet nga 7 yje dhe askush nuk e ka zbuluar ende se kush është dhe ku gjendet motra e shtatë, Meropi.

Çmimi 1 600 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Motra e Diellit, Lucinda Riley

Me rrëfimin përfshirës e hipnotizues dhe me personazhe të paharrueshme e mallëngjyese, seria Shtatë Motrat eksploron se si dashuria mund të kapërcejë edhe kufij në dukje të pamundur...  

Çmimi 1 600 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)