Castigat, Ardian Vehbiu
  • Castigat, Ardian Vehbiu

Castigat, Ardian Vehbiu

Albas
9,37 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Castigat
Origjinali: Castigat
Gjinia: Prozë
Autori: Ardian Vehbiu
Shtëpia botuese: Albas
Viti: 2021
Fq. 266
Pesha: 0.3 kg
ISBN: 978-9928-356-53-6
Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin


Edhe pse me prejardhje nga shprehja latine Castigat ridendo mores, “i korrigjon zakonet duke qeshur me to”, që dikur afishohej në hyrjet e teatrove të komedisë, Castigat-i i titullit të këtij libri nuk është veçse një emër pene (pen name), me të cilin Ardian Vehbiu i pat botuar disa prej këtyre tregimeve në revistën Peizazhe të fjalës dhe nën të cilin ato janë bërë tashmë të njohura, në mos edhe të dashura, për publikun. Nevoja për këtë “ndërrim” pseudonimi u shfaq sidomos pas botimit – dhe ribotimit – të vëllimit Gjashtëdhjetë e gjashtë rrëfimet e Maks Gjerazit, një përmbledhje tregimesh që më parë kishin dalë, në pjesën më të madhe, tek e njëjta revistë, nën pseudonimin Maks Gjerazi.

Autori i ri, sado që haptazi fiktiv, do të lajmëronte, kështu, një projekt të ri krijues, me synimin për të shfrytëzuar – në rrjedhë të viteve – tensionin midis rrëfimit lakuriq të ligjërimit gojor, si në përrallat, anekdotat, aforizmat, microfiction, apologët, parabolat dhe fabulat, dhe tekstit nonfiction, që jo rrallë e pat çuar autorin drejt efektit mirëfilli poetik. I ndërvendosur mes vetë autorit dhe lexuesit, autori-personazh Castigat do të shërbente pastaj si sugjerim dhe kornizë për forma të caktuara, në mos unike, të aventurës së tij në fiction, paralelisht me ato të tjerat, që Vehbiu i pat eksploruar sa në romanin Bolero, ashtu edhe në dy vëllimet e Zotit Shyti; dhe që do të mundësonin rithemelimin e marrëdhënies së teksteve me lexuesin, përtej efektit realitet aq të konsumuar dhe të abuzuar nga proza realiste klasike.

Detajet e librit
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Aeditions

Marksi në Soho, Howard Zinn

Zinn-i na njeh me bashkëshorten e Marksit, Xhenin, me fëmijët e tij, me anarkistin Mikhail Bakunin, si dhe përmend e flet për personazhe të tjera të kohës. Marksi në Soho është një hyrje e shkëlqyer në jetën e Marksit, në analizën e shoqërisë sipas këndvështrimit të tij, si dhe në pasionin e tij për ndryshime rrënjësore. Po ashtu, Zinn-i na dëften sa të...
5,21 
More

Botuesi: Toena

Kujtime, Theodhoros Kolokotronis

Bëhet fjalë për regjistrimin më të rëndësishëm ndoshta, ngjarjesh historike të asaj periudhe kritike, i cili përmban referime të hollësishme mbi të gjitha zhvillimet deri në çlirimin e kombit dhe krijimin e shtetit grek.
15,62 
More

Botuesi: Dituria

Qyteti i Avullit, Carlos Ruiz Zafon

Një djalë i vogël vendos të bëhet shkrimtar, kur zbulon se dhuntia e tij krijuese i bie në sy bukuroshes së pasur, që po i vjedh zemrën. Një arkitekt arratiset nga Kostandinopoja me skicat e projektit të një biblioteke, që duhet t’i qëndrojë kohës përjetësisht. Një zotëri i çuditshëm tundon Cervantesin të shkruajë një libër si askush tjetër, çdo faqe e...
8,33 
More

Botuesi: Onufri

Gruaja që deshe, Ridvan Dibra

Kështu, të vjen keq, mbasi për ndoca orë, ndoshta edhe ditë, mespërmes një tisi të hollë prej qelqi rrezja dritnuese e këtij teksti ka kaluar krejt e qetë jo për të hyrë në sy, por në zemër e, njëkohshëm, edhe në mendje. Të gjitha elementet e tekstit qëndrojnë në balancë: një floknajë e lehtë dëbore të mbështillet si pelerinë e akullt, por, sapo fillon të...
8,33 
More

Botuesi: Collins Classics

The Adventures of Tom Sawyer, Mark Twain

An idyllic snapshot of a boy’s childhood along the banks of the Mississippi River, The Adventures of Tom Sawyer is said to be based on the Twain’s own experiences. Mischievous and full of energy, Tom enjoys childish pranks and pastimes with his friend, and town outcast, Huck Finn. However, one night Huck and Tom witness the local vagabond, Injuin Joe,...
3,90 
More

Botuesi: Penguin Books

The Rebel, Albert Camus

 It questions two events held sacred by the left wing - the French Revolution of 1789 and the Russian Revolution of 1917 - that had resulted, he believed, in terrorism as a political instrument. In this towering intellectual document, Camus argues that hope for the future lies in revolt, which unlike revolution is a spontaneous response to injustice and a...
19,52 
More

Botuesi: Fenix

Pritja, Rudolf Marku

Pas kësaj ajo e mbylli telefonin. Për një çast desha ta marr në telefon përsëri… T’i thosha se ajo do të jetonte gjatë. T’i thosha se ishte herët të mendonte për vdekjen! Por përnjëherë e kuptova artificialitetin e këtyre fjalëve. E dija se ishte hera e fundit që e dëgjoja zërin e saj. Edhe ajo vetë e kishte ditur këtë. Kjo ishte arsyeja që kishte folur,...
12,49 
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Ishulli i pemëve të zhdukura, Elif Shafak

Një roman prekës, i shkruar bukur, i ndërtuar me delikatesë mes ndërthurrjes së historive të dashurisë, ndarjeve, historisë dhe vetëdijes, "Ishulli i pemëve të zhdukura" konsiderohert si vepra më e mirë e Elif Shafakut.
12,49 
More

Botuesi: Dituria

Një sëpatë në duart e tua, Emilios Solomou

Një roman për të bukurën dhe të shëmtuarën, për iluzionet dhe ëndrrat e humbura, për gjurmimin zanafillor të lumturisë nga qenia njerëzore dhe pengesat për të mbërritur tek ajo në një botë armiqësore e të tjetërsuar.
8,33 
More

Ofertë, Tre libra për 1700 lekë

Në këtë paketë ju ofrojmë tre libra: Flush, një biografi nga Virginia Woolf; Dalje për ajër, George Orwell; Zhurma e kohës, Julian Barnes. Çmimi i kopertinës për të tre librat është 2300 lekë. Ofrohen të tre bashkë për 1700 lekë.
23,94 
More

Komunizëm Shqiptar, me televizion italian, Ylli Polovina

Eksportimi i filmit italian u mirëprit, sepse ishte pjesë e një kulture që në Shqipëri konsumohej rregullisht dhe pëlqehej. Por pikërisht në politikën e blerjes së tij në mesin e viteve gjashtëdhjetë ndryshoi diçka: u zgjodhën me paraqëllim filma me temën e mafies.
8,33 
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Përtej dimrit, Isabel Allende

I përhumbur, Riçardi i drejtohet fqinjës, të cilën e njeh shumë pak, Luçie Marazit, një grua e pjekur kiliane, por që ka kaluar një jetë të ndërlikuar. Luçia, Evelina dhe Riçardi, tre njerëz tejet të ndryshëm nga njëri-tjetri, gjenden të përfshirë në një thriller me pasoja të paparashikueshme. 
12,49 
More