• Banner

Castigat, Ardian Vehbiu

9,99 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Castigat
Origjinali: Castigat
Gjinia: Prozë
Autori: Ardian Vehbiu
Shtëpia botuese: Albas
Viti: 2021
Fq. 266
Pesha: 0.3 kg
ISBN: 978-9928-356-53-6
Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin


Edhe pse me prejardhje nga shprehja latine Castigat ridendo mores, “i korrigjon zakonet duke qeshur me to”, që dikur afishohej në hyrjet e teatrove të komedisë, Castigat-i i titullit të këtij libri nuk është veçse një emër pene (pen name), me të cilin Ardian Vehbiu i pat botuar disa prej këtyre tregimeve në revistën Peizazhe të fjalës dhe nën të cilin ato janë bërë tashmë të njohura, në mos edhe të dashura, për publikun. Nevoja për këtë “ndërrim” pseudonimi u shfaq sidomos pas botimit – dhe ribotimit – të vëllimit Gjashtëdhjetë e gjashtë rrëfimet e Maks Gjerazit, një përmbledhje tregimesh që më parë kishin dalë, në pjesën më të madhe, tek e njëjta revistë, nën pseudonimin Maks Gjerazi.

Autori i ri, sado që haptazi fiktiv, do të lajmëronte, kështu, një projekt të ri krijues, me synimin për të shfrytëzuar – në rrjedhë të viteve – tensionin midis rrëfimit lakuriq të ligjërimit gojor, si në përrallat, anekdotat, aforizmat, microfiction, apologët, parabolat dhe fabulat, dhe tekstit nonfiction, që jo rrallë e pat çuar autorin drejt efektit mirëfilli poetik. I ndërvendosur mes vetë autorit dhe lexuesit, autori-personazh Castigat do të shërbente pastaj si sugjerim dhe kornizë për forma të caktuara, në mos unike, të aventurës së tij në fiction, paralelisht me ato të tjerat, që Vehbiu i pat eksploruar sa në romanin Bolero, ashtu edhe në dy vëllimet e Zotit Shyti; dhe që do të mundësonin rithemelimin e marrëdhënies së teksteve me lexuesin, përtej efektit realitet aq të konsumuar dhe të abuzuar nga proza realiste klasike.

Detajet e librit
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Elta BS

Babai i Pasur, Babai i Varfër, libri i dytë, Robert T. Kaiyosaki, Sharon L. Lechter

Cili është ndryshimi midis një punonjësi dhe një pronari biznesi?  Përse disa investues bëjnë para me pak rrezik, ndërsa shumica e investuesve të tjerë thjesht janë në prag të falimentimit? Përse shumica e punonjësve shkojnë nga puna në punë, ndërsa të tjerë ikin nga punët e tyre dhe vazhdojnë të ndërtojnë perandori biznesesh? 

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Egërsia, Nicola Lagioia

Disa orë më vonë, kur ta gjejnë rrëzë një parkingu shumëkatësh, do të zbulohet edhe identiteti i saj: është Klara Salvemini, vajza e madhe e ndërtuesit më të fuqishëm të zonës. Të gjithë mendojnë se ka vrarë veten. Të jetë vërtet kështu? Çfarë e lidhte Klarën me biznesin e të atit?

Çmimi 13,32 
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Më mëso të shkruaj, Kafshët

Libri “Më mëso të shkruaj, Kafshët” është pjesë e një serie me 4 libra, të cilët përbëjnë një risi për fëmijët. Nëpërmjet figurave tërheqëse dhe shumëngjyrëshe, fëmijët do të mësojnë me shumë kënaqësi llojet e kafshëve duke përdorur këtë libër ndërveprues. 

Çmimi 4,44 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Dituria

Muri, Jean-Paul Sartre

Muri, përpara të cilit të dënuarit do të gjejnë vdekjen, faqet e murit të dhomave, që mbyllin mistere tragjike seksuale dhe kriminale, torturat dhe hipokrizitë sociale, që helmojnë një ndërgjegje që sapo ka lindur dhe e përgatisin për një fat fajtor, janë aspektet përbërëse të këtij realiteti të pabesueshëm.

Çmimi 8,88 
More
Në gjendje

Botuesi: Wordsworth Classics

The Hound of the Baskervilles & The Valley of Fear, Sir Arthur Conan Doyle

The Baskerville family is haunted by a phantom beast "with blazing eyes and dripping jaws" which roams the mist-enshrouded moors around the isolated Baskerville Hall on Dartmoor. Now the hound seems to be stalking young Sir Henry, the new master of the Baskerville estate. Is this devilish spectre the manifestation of the family curse?

Çmimi 4,16 
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Sundimi i ligjit, Tom Bingham

Sundimi i ligjit është një term shumë i përdorur, pak i shqyrtuar. Ideja e sundimit të ligjit si themel i shteteve dhe qytetërimeve moderne, së fundmi është bërë edhe më magjike se sa ajo e demokracisë. Por nga se përbëhet ajo?

Çmimi 14,43 
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Diaboliket, Barbey D’Aurevilly

Diaboliket është pa dyshim vepra më përfaqësuese e shkrimtarit me personalitet të spikatur, Jules-Amédée Barbey d’Aurevilly: krijesat e tij, perverse dhe tërheqëse, të përbinshme dhe të adhuruara, përshkruhen me kënaqësinë e atij që, teksa lë të shfaqet kudo dëshira dhe epshi, i jep rëndësi erotike ccdo detaji dhe heronjtë e tij, dandy të lodhur e të...

Çmimi 15,54 
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Kohë astrale, Dritan Sulçebe

Shtatë njerëz të gjendur rastësisht në qilarin e një lokali nate duke pritur fundin. Shpresat, ëndrrat dhe iluzionet e tyre shpalosin një botë të tërë distopike, nëpër të cilën veprojnë një çetë profetësh të etur për të krijuar një botë të re, por edhe revolucionarë romantikë të frymëzuar nga e kaluara, duke u rrekur të hapin një shteg drejt një shoqërie...

Çmimi 14,43 
More
Në gjendje

Botuesi: Neraida

Ditën kur ngriu lumi, Stavros Hristodulu

Jetë paralele, të cilat rastësisht takohen në kufijtë e realitetit të ri athinas. Një e ve gjashtëdhjetëvjeçare që ka lidhje erotike me hungarezin, gruaja e tij me të cilën ai ka një djalë, pasardhësi i një familjeje të fuqishme politike, që ka marrëdhënie me piktorin, një agjent policie dhe një tip i errët i botës së krimit janë personat kyç në një lojë...

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Vrasje në kryeministri, Diana Culi

Në zyrat e kryeministrisë gjendet i vdekur një punonjës i rëndësishëm. Është një vdekje e natyrshme apo një vrasje me shumë pikëpyetje nga pas. Kush është fajtori? Këtë enigmë duhet ta zgjidhë Beti Duka këshilltarja e re për kulturën e ngarkuar me misionin e dyfishtë për të hetuar mbi këto dyshime.

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje

Botuesi: Collins Classics

Macbeth, William Shakespeare

Driven by his own ambition and that of his power-hungry wife, he murders King Duncan and seizes the throne for himself. Forced to commit murder again and again to maintain their grip on power, Macbeth and Lady Macbeth become haunted by guilt and paranoia, falling into a spiral of madness and, eventually, death.

Çmimi 4,16 
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)