• Banner

Tabula Rasa, Alesia Balliu
  • Tabula Rasa, Alesia Balliu

Tabula Rasa, Alesia Balliu

Ky ështe një libër që konfirmon përvojën jetësore të qytetarëve shqiptarë, por edhe intuitën e intelektualëve në tranzicionin e tejzgjatur të vendit tonë. Si i tillë, ai nuk është thjesht i mirëpritur, por, prej shumë kohësh i pritur të vijë në terrenin studimor shqiptar.

1 000 Lekë
Sasia
Artikujt e fundit në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Tabula Rasa: Paqëndrueshmëria e Institucioneve Shqiptare

Origjinali: Tabula Rasa: Paqëndrueshmëria e Institucioneve Shqiptare

Gjinia: Ese

Autori: Alesia Balliu

Shtëpia botuese: UET Press

Viti: 2021

Fq. 292

Pesha: 0. 343Kg

ISBN: 978-9928-320-63-6

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Ky ështe një libër që konfirmon përvojën jetësore të qytetarëve shqiptarë, por edhe intuitën e intelektualëve në tranzicionin e tejzgjatur të vendit tonë. Si i tillë, ai nuk është thjesht i mirëpritur, por, prej shumë kohësh i pritur të vijë në terrenin studimor shqiptar. Përvoja dhe intuita na e kane përvijuar fenomenin 'tabula rasa', çka znj. Balliu e pozicionon në politikë, e emërton 'metodë të ligjvënësit shqiptar dhe me të i referohet një "cikli konstant që fillon vetëm nga zero dhe përfundon në zero, menjëherë pas marrjes së pushtetit". Merita e padiskutueshme e autores është që këtë fenomen nihilist, deri tani të aksesuar vetëm nëpërmjet përvojës dhe intuitës, e ka analizuar në mënyre sistematike, e ka konceptualizuar dhe e ka lidhur me fenomene të tjera që rrjedhin prej tij, e mbi të gjitha me paqëndrueshmërinë e institucioneve shqiptare, pra me një dështim themelor për ngritjen e demokracisë funksionale në Shqipëri.

Autorja ka përdorur këndvështrime të ndryshme për ta analizuar sa më qartë dhe tërësisht fenomenin kompleks të tabula rasa-s. Këtu janë përdorur nocione dhe ide nga politologjia, shkenca juridike, filozofia, sociologjia, shkenca ekonomike dhe psikologjia. Kjo metodologji plurale e ka pasuruar librin, por nga ana tjetër, e ka bërë më të vështirë detyrën e studiueses. Zj. Balliu ka arritur ta kalojë këtë sfidë me sukses dhe i ka sintetizuar më së miri në funksion të qëllimit të studimit të gjitha këto perspektiva të ndryshme. Autorja meriton përgëzime për zhvillimin sistematik dhe ndriçimin shumëplanësh të një ideje kaq komplekse sa kjo e tabula rasa-s. Në këtë kuptim, ky libër është gjithashtu një inkurajim i madh për studime të tilla ndërdisiplinare në të ardhmen. 

Klementin Mile, Lektor i Filozofisë, UET.

Tranzicioni ynë i gjatë politik është konfiguruar jo vetëm prej periudhës së gjatë të izolimit të vendit, por më shumë prej një sërë pasojash të tjera që ky izolim shkaktoi në mendësinë e shqiptarëve; duke filluar që nga kuptimësia në lidhje me qeverinë dhe qeverisjen, deformimet në lidhje me atë çfare mund të konsiderohet politikë aktuale dhe përparim në momente të caktuara kohe, deri tek shpërndarja e pushtetit dhe shfrytëzimi i tij për qëllime e interesa personale. Për më tepër, mungonin instrumentet e domosdoshme për të prodhuar, interpretuar e zbatuar si duhet një kuadër ligjor dhe rregullator, në një shoqëri të sapodalë nga zinxhirët e autoritarizmit. Kështu, tranzicioni shqiptar u shoqërua me paqëndrueshmëri institucionale,me fjalë të tjera, me ndryshime kaotike të institucioneve dhe ligjeve, çorganizim hierarkik dhe emëror, brenda dhe midis institucioneve.

Alesia Balliu

Detajet e librit
UET Press

Referencat specifike

isbn
9789928320636
ean13
9789928320636
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Tregimet, Jorge Luis Borges

Ky vëllim përmbledh të gjitha tregimet e shkruara nga Borges-i, një ndër trashëgimitë më ndikuese dhe më të jashtëzakonshme të letërsisë perëndimore. Universi borhesian, plot me pasqyra, labirinte, tigra, biblioteka, gauçot dhe maska, është një ndër peizazhet themelore të shekullit të XX.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Suita 405, Sveva Casati Modignani

Po atë mbrëmje, një burrë tjetër udhëton përgjatë së njëjtës autostradë nga Jugu në Veri, vetëm, me automjetin e tij të pluhurosur: është Xhovani Rankati, sindikalist. Ka përshkuar kilometra të tëra për të takuar punëtorët që i ka aq shumë për zemër e me të cilët ndan shqetësimet dhe ua mbron të ardhmen. Në Milano po e pret Bruna, partnerja e tij që punon...

Çmimi 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Pa pikë pa presje, Ardian Ndreca

 Nga viti 2006 deri në vitin 2015 ka drejtuar revistën “Hylli i Dritës” dhe nga viti 2016 drejton të përkohshmen “Shêjzat”. Ka qenë i pranishëm në shtypin shqiptar me artikuj kritikë, polemika dhe shkrime të natyrës historike. Fushat e tij të studimit në lëmin e filozofisë janë kryesisht idealizmi gjerman, ekzistencializmi si edhe filozofë të ndryshëm...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Vrasje në kryeministri, Diana Culi

Në zyrat e kryeministrisë gjendet i vdekur një punonjës i rëndësishëm. Është një vdekje e natyrshme apo një vrasje me shumë pikëpyetje nga pas. Kush është fajtori? Këtë enigmë duhet ta zgjidhë Beti Duka këshilltarja e re për kulturën e ngarkuar me misionin e dyfishtë për të hetuar mbi këto dyshime.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: UET Press

Rravgime të lira në shtigjet e historisë shqiptare, Eugjen Mërlika

Eugjen Mërlika na paraqet në këtë libër një histori konçize të trojeve shqiptare nga ilirët deri në ditët tona me një vëmendje të veçantë mbi perandorët ilirë të Romës dhe Bizantit. Autori, nipi i historianit dhe gjuhëtarit Mustafa Mërlika – Kruja, shfrytëzon burime të shumta për të na sjellë këtë histori.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Fryn fllad pranvere, Sun Jianjiang

Kjo seri përmbledh vepra përfaqësuese të dhjetë shkrimtarëve të njohur të letërsisë kineze për fëmijë, disa prej të cilëve janë nominuar për Çmimin Hans Christian Andersen. Të gjitha veprat e tyre janë përralla dhe histori për fëmijë kinezë. Ka marrëdhënie midis dashurisë dhe lumturisë, realitetit dhe fantazisë, njerëzve dhe natyrës. Në këto vepra, çdo...

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Xhaxhallarët e Sicilisë, Leonardo Sciascia

Katër tregimet e librit Xhaxhallarët e Sicilisë (1958), një lloj trilleri politik, janë frytet e para të pjekurisë së Sciascia-s, si shkrimtar. Në këto histori, iluzionet rreth ideologjisë dhe historisë shkrihen në gëzim e në vuajtje, kurse pafajësia e shumëkujt o zhbëhet, o  braktiset. Çdo tregim ka momentin e vet historik: zbarkimi i aleatëve në Sicili,...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 1000

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Dhuna, gjashtë përsihatje të tërthorta, Slavoj Žižek

Në këtë libër, Žižek analizon fenomenin e dhunës në të gjitha format që kjo merr në shoqëritë tona. Autori orvatet t’i kategorizojë këto forma (dhunë subjektive, objektive dhe sistemike) dhe, duke iu qasur këtyre nëpërmjet filozofisë, artit, studimit të rasteve historike, ai kërkon të nxjerrë në dritë ato zona të errëta, shpeshherë të fshehura, të...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Katedralja Shën Mëria e Parisit, Victor Hugo

Ai dallon shumë Mesjetë: te Revolucioni Frëng, te shkaqet që e prodhuan atë; tek arbitrariteti dhe despotizmi i pakufi, tek infleksibiliteti i organizmave që ishin krijuar historikisht për të mbajtur ekuilibra e balanca. A nuk na duken skena të Revolucionit ato, kur lypsarët sulmojnë katedralen për të shpëtuar Esmeraldën.

Çmimi 1 100 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pema

Marketing 4.0, Philip Kotler, Hermawan Kartajaya, Iwan Setiawan

Një udhëzues i jashtëzakonshëm për të sfiduar praktikën e marke¬tingut, në përshtatje me transformimet që tashmë duken në horizont. Specialistët e hutuar do të mësojnë se si të lundrojnë në ndryshimet rrënjësore dhe në mundësitë e ndërlidhjes digjitale, me qëllimin që t’i kthejnë ato në përparësi.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)