• Banner

Sekretet e krijimit të shtetit të Izraelit, Ditar 1947-1948, David Ben Gurion

Një periudhë e stuhishme përpjekjesh dhe shpresash e cila çoi në lindjen e Shtetit të Izraelit, që nga dimri i vitit 1947, gjatë rezolutës 181 të OBK-së, e cila parashikonte ndarjen e Palestinës, deri në verën e vitit 1948, pas shpalljes së Pavarësisë.

12,75 GBP
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Sekretet e krijimit të shtetit të Izraelit, Ditar 1947-1948
Origjinali: Journal 1947-1948, Les secret de la création de l’état D’Israel
Gjinia: Ditar/Histori/Kujtime
Autori: David Ben Gurion
Shqipëroi: Miço Gubera
Shtëpia botuese: 55
Viti: 2014
Fq. 531
Pesha: 0.670 kg
ISBN: 9789928106025
Ky libër është në gjuhën shqipe


Mbi librin


David Ben Gurion, protagonisti kryesor i krijimit të Shtetit të Izraelit, gjatë jetës së tij ka mbajtur ditar, ditë pas dite, duke ruajtur edhe letrat që merrte nga e gjithë bota por po ashtu duke ruajtur edhe një kopje të atyre që dërgonte. Në këtë libër jepet një pjesë shumë e rëndësishme e këtyre arkivave monumentale, që i përkasin periudhës 1947-1948. Një periudhë e stuhishme përpjekjesh dhe shpresash e cila çoi në lindjen e Shtetit të Izraelit, që nga dimri i vitit 1947, gjatë rezolutës 181 të OBK-së, e cila parashikonte ndarjen e Palestinës, deri në verën e vitit 1948, pas shpalljes së Pavarësisë.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928106025
ean13
9789928106025
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botart

Po sikur?, Randall Munroe

Ky libër përmbledh përgjigjet më të famshme nga faqja “Po sikur?” e xkcd-së. Shumë prej pyetjeve (51 përqind) janë të reja dhe u është dhënë përgjigje për herë të parë këtu. “Po sikur?” është një gosti informative për fansat e xkcd-së dhe për cilindo që pëlqen të meditojë pyetje hipotetike.

Çmimi 12,75 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Pema

Zen, Arti i të jetuarit në thjeshtësi, Shunmyo Masuno

Qëllimi i këtij libri, që është një thesar i vogël në duart e secilit prej nesh, është që të na tregojë se si ndryshimet e vogla në përditshmërinë e secilit mund të jenë burim lumturie dhe qetësie, gjë që do të ndikojë në punë dhe në shtëpi, ashtu sikundër në raportet me veten a të tjerët.

Çmimi 8,50 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Shën Pali, themelimi i universalizmit, Alain Badiou

Në lojën e madhe filozofike ku shpie mendimi i Badiousë, sot dhe për tani, paralelizmi është i qartë. Ajo çka synohet si kthjellim mbi faktin se estetika e ka shpënë artin në një kusht të huaj të mendimit të vet, pra në filozofi, po ai lloj ringjalljeje duhet zbuluar edhe gjetkë, kësaj here jo në një gjest antifilozofik, por antihistorik.

Çmimi 5,10 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Aeditions

Aventurat e Gozhdëzës, G. Parca, M. Argilli

Në qoftë se do të kërkonim një vëlla për Pinokun, atëherë nuk ka pikë dyshimi që ai kish për të qenë Gozhdëza. Jo vetëm për faktin se të dy i kanë prindërit italianë, jo vetëm për faktin që njëri është prej druri, ndërsa tjetri prej metali, por edhe ngaqë jetët e të dyve janë të ngjashme, gati-gati si dy pika loti.Aventurat e Gozhdëzës janë edhe aventurat...

Çmimi 8,50 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Pëllumbat i vrasin natën, Virion Graçi

Me një ironi sarkastike në këtë roman tregohet fati i ndryshëm i dy vëllezërve dhe i nënës së tyre që ka humbur kujtesën. Me neutralitet gati gazetaresk ndaj fakteve, autori tregon si fijet tragjike të fatit njerëzor mund të mpleksen e të ndërvaren prej ngjarjesh kontinentale e ndarjesh botërore gjeo-politike si dhe nga shtysa të brendshme.

Çmimi 7,65 GBP
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)