• Banner

Dimër në kohë lufte, Jan Terlouw

Por kur Mikilit gjashtëmbëdhjetëvjeçar i kërkohet të kujdeset për një pilot britanik të plagosur, nuk mendohet dy herë. I bashkohet luftës së fshehtë kundër nazistëve, duke punuar çdo ditë për t’i dhënë fund pushtimit dhe për të mbrojtur ata që janë në rrezik, pa harruar për asnjë çast se spiunët janë kudo dhe qoftë edhe një fjalë e lëshuar pa menduar, mund t’i kushtojë jetën.

700 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Dimër në kohë lufte

Origjinali: Oorlogswinter

Gjinia: Roman

Autori: Jan Terlouw

Shqipëroi: Edlira Keta

Shtëpia botuese: Dituria

Viti: 2020

Fq. 196 

Pesha: 0.242 kg

ISBN: 978-9928-292-64-3

Mbi librin

Dimër në kohë lufte është një histori tërheqëse, plot aventura, e fuqishme dhe tejet frymëzuese, bazuar në kujtimet e vetë autorit, gjatë pushtimit nazist të Holandës.

Teksa Luftës së Dytë Botërore po i afron fundi, Holanda është ende nën kontrollin nazist dhe çdo veprim i rezistencës popullore dënohet me vdekje. Por kur Mikilit gjashtëmbëdhjetëvjeçar i kërkohet të kujdeset për një pilot britanik të plagosur, nuk mendohet dy herë. I bashkohet luftës së fshehtë kundër nazistëve, duke punuar çdo ditë për t’i dhënë fund pushtimit dhe për të mbrojtur ata që janë në rrezik, pa harruar për asnjë çast se spiunët janë kudo dhe qoftë edhe një fjalë e lëshuar pa menduar, mund t’i kushtojë jetën.

Një roman me ritëm të shpejtë dhe emocionues, që është botuar e ribotuar në Holandë e jashtë saj për gati pesëdhjetë vjet, qysh nga botimi i parë.

Jan Terlouw lindi në Holandë më 1931. Ai punoi si fizikan bërthamor në shtete të ndryshme anembanë botës, para se të hynte në politikë si përfaqësues i partisë holandeze D66 më 1971. Krahas karrierës në politikë, ai ka shkruar shumë libra të suksesshëm për fëmijë, përfshirë Dimër në kohë lufte, i cili bazohet në kujtimet e tij gjatë pushtimit nazist. Më 1973, romani fitoi çmimin Gouden Griffel si libri holandez më i mirë për fëmijë dhe është përshtatur për film dhe teatër. Jan Terlouw ka shkruar 24 vepra për fëmijë e të rinj. Në shqip nga ky autor është botuar libri Letra e koduar.

Komente

“Një libër i shkëlqyer, i shkruar mjaft mirë, që na kthen në një kohë jo fort të largët... Një dimër i tmerrshëm urie, pushtimi dhe lufte. Një roman që të gjithë duhet ta lexojmë, për të na kujtuar që kurrë të mos e marrim të mirëqenë lirinë, paqen dhe begatinë tonë.”

                                                                                           Michael Morpurgo, shkrimtar

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928292643
ean13
9789928292643
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botime Nazarko

Tregime nga Sarajeva, Ivo Andriç

Ky vëllim përmban tregime të shkruara mjeshtërisht prej nobelistit Ivo Andriç, që janë të lidhura me fatin tragjik të një qyteti si Sarajeva. Shquhet si autor me pesimizëm të ëmbël, me hollësi plot humor dhe personazhe të skalitura deri në detaje.

Çmimi 220 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Aeditions

Kafshët e xhunglës

Vështroni faqe më faqe për të gjetur kafshët e xhunglës. Me mollëzat e buta të gishtave të veckël, vogëlushët mund të zbulojnë një botë të lezetshme, duke prekur dhe ndjerë kafshët në çdo faqe.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Collins Classics

Emma, Jane Austen

Taking young Harriet Smith under her wing, Emma sets her sights on finding a suitable match for her friend. Chided for her mistakes by old friend Mr Knightley, it is only when Harriet starts to pursue her own love interests that Emma realises the true hidden depths of her own heart.

Çmimi 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Artini

Kosova: Çfarë duhet të dijë secili, Tim Judah

Judah, i cili ka kaluar vite të tëra duke mbuluar rajonin, ofron përgjigje të thukëta e të mprehta për një varg pyetjesh në librin e parë mbi Kosovén që prej pavarésisë. Pse është e rëndësishme Kosova? Kush janë shqiptarët? Kush janë serbët? Pse Kosova është aq e rëndësishme për serbët? Ç’rol luan Kosova në botë?

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: UET Press

Tabula Rasa, Alesia Balliu

Ky ështe një libër që konfirmon përvojën jetësore të qytetarëve shqiptarë, por edhe intuitën e intelektualëve në tranzicionin e tejzgjatur të vendit tonë. Si i tillë, ai nuk është thjesht i mirëpritur, por, prej shumë kohësh i pritur të vijë në terrenin studimor shqiptar.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje
Përshtypjet (0)