• Banner

Tre libra të Albert Camus me 20% ulje

Në këtë paketë ofrojmë tre libra të shkrimtarit ekzistencialist Albert Camus: Romanet Murtaja dhe I huaji si dhe dramën Kaligula. Të tri librat kanë çmim kopertine 2,700 lekë. Ofrohen me 20% ulje.

22,95 GBP
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

I Huaji është kryevepra e Albert Camus, një libër i botuar në mes të Luftës së Dytë Botërore më 1942, kur shkrimtari ishte aktivist i rezistencës ndaj pushtimit nazist të Francës. Një francez i Algjerisë përfundon i ekzekutuar me argumentin kryesor se ai nuk qau në funeralin e nënës së tij. Camus shkaktoi debate pas Luftës së Dytë Botërore me kritikat e tij kundër të gjitha formave të dhunës shtetërore dhe për denoncimin e tij të dënimit me vdekje.

Murtaja është një vepër gjithashtu nga më të rëndësishmet të Camus dhe që ka marrë një jetë të re në të gjithë Europën për shkak të pandemisë së koronavirusit. Lexo këtu:

Kaligula është një meditim bashkëkohor mbi Romën e lashtë, me perandorin Kaligula duke vuajtur vdekjen e Drusilës, motrës dhe të dashurës së tij.  

Detajet e librit
16 libra të tjera në këtë kategori:

Trajtime Etimologjike, Robert Thomanikaj

Ndaj dhe ai jep mendimet e tij për mjaft fjalë e morfema, duke pretenduar se ndjek metodat shkencore e tërësisht të pavarura nga ndjenja atdhedashurie e patriotizmi. Fryma e tij kritike si në krahun “zyrtar” (Cabej, etj), ashtu edhe atë të kundërt (Dalipaj, etj) e bën atë të padëshirueshëm për shumicën e atyre që merren me gjuhësinë e krahasuar dhe...

Çmimi 4,25 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Detektivët e egër, Roberto Bolano

Aty gjen poetesha të humbura në shkretëtirën e Sonoras, ashtu si edhe lavire në arrati e sipër; ish-shkrimtarë të periudhës së modernizmit dhe kodosha të pangopur; mjeshtra arkitektë dhe policë të korruptuar.

Çmimi 10,20 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Rregullat e reja të marketingut dhe PR-it, David Meerman Scott

Mësoni teknikat më të mira për të shkuar te blerësit në kohë reale, rritni shikueshmërinë e profileve dhe biznesit tuaj në internet dhe do të rritni edhe shitjet. Për profesionistët, sipërmarrësit, pronarët e një biznesi dhe profesorët e fushës, ky udhëzues ofron strategji të sigurta, që mund të zbatohen menjëherë.

Çmimi 12,75 GBP
More
Në gjendje

Shtegtimi i dinozaurëve fluturues, Pol Milo

Në këto copëza filozofiko-letrare është bërë përpjekje të ribashkohen krijesat e ndara dikur në kohë duke u përballur me njëra-tjetrën meditimi filozofik me relacionet shkencore, inevolucioni i bashkësisë me ndjeshmërinë individuale.

Çmimi 5,10 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Pëllumbat i vrasin natën, Virion Graçi

Me një ironi sarkastike në këtë roman tregohet fati i ndryshëm i dy vëllezërve dhe i nënës së tyre që ka humbur kujtesën. Me neutralitet gati gazetaresk ndaj fakteve, autori tregon si fijet tragjike të fatit njerëzor mund të mpleksen e të ndërvaren prej ngjarjesh kontinentale e ndarjesh botërore gjeo-politike si dhe nga shtysa të brendshme.

Çmimi 7,65 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Selfie, Will Storr

Selfie: Uni i unit është një analizë e “vetvetes moderne”, shumë ndihmues për të gjithë ata që janë të fiksuar në veçantinë e vet. Është një histori e vetvetes që nga kohërat më të hershme (kur jemi përpjekur të rrisim statusin tonë brenda fisit) deri te vetja jonë e tanishme (e uritur për risitë teknologjike).

Çmimi 10,63 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Botart

Pse gjermanët i bëjnë punët më mirë, John Kampfner

Ndërsa në vende të tjera qeverisin politikanë dhe populistë autoritarë, Gjermania është një fortesë dinjiteti dhe stabiliteti. Arsyen e kësaj Kampfneri e gjen në radhë të parë te politika e konsoliduar e Angela Merkelit dhe në ballafaqimin kritik me të kaluarën; ky është sipas tij çelësi për një demokraci të ndjeshme. 

Çmimi 12,75 GBP
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)