• Banner

Bashkëshortët, Helena Kadare

Ai vërtet qe bërë pak i çuditshëm ato ditë, po a nuk ishte bërë e çuditshme edhe ajo? Nëse ai nervozohej kur i kërkohej mendimi për diçka, e njëjta gjë i ndodhte asaj. Dhe, sikur të mos mjaftonin të gjitha këto, kishte vënë re, apo ndoshta kështu i qe dukur, se gjatë ditëve të fundit Iliri s’po tregohej me të i vëmendshëm dhe i dashur si më parë. Mos nuk i pëlqen që po martohemi? 

8,88 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Bashkëshortët

Origjinali: Bashkëshortët

Gjinia: Roman

Autori: Helena Kadare

Shtëpia botuese: Onufri

Viti: 2019

Fq. 239

Pesha: 0.370 kg

ISBN: 978-99943-32-15-5

Mbi librin

Ai vërtet qe bërë pak i çuditshëm ato ditë, po a nuk ishte bërë e çuditshme edhe ajo? Nëse ai nervozohej kur i kërkohej mendimi për diçka, e njëjta gjë i ndodhte asaj. Dhe, sikur të mos mjaftonin të gjitha këto, kishte vënë re, apo ndoshta kështu i qe dukur, se gjatë ditëve të fundit Iliri s’po tregohej me të i vëmendshëm dhe i dashur si më parë. Mos nuk i pëlqen që po martohemi? mendoi me tmerr, duke kaluar vështrimin rrëshqitazi në pasqyrën që kishte përballë, si të donte të gjente në fytyrën e saj shkakun. Sytë e saj të mëdhenj e vështruan me habi nga pasqyra. Vërtetë që ishte dobësuar pak nga provimet, por në përgjithësi, ishte ajo që kishte qenë gjithmonë.

Vetëm një budallaqe mund të mendojë nga këto, tha me vete e zemëruar. Një budallaqe gjimnaziste, sikurse shprehej Iliri. Fakti që të dua nuk më jep të drejtën të gris rrobat e të shkul flokët, sepse kjo nuk është një provë e dashurisë, i thoshte ai, kur ajo ngulte këmbë t’ia provonte këtë. Përpiqu të më duash pak më shumë për mua dhe pak më pak për veten. Atëherë ai kishte pasur të drejtë. Vërtet në atë periudhë të parë të njohjes ajo ishte në alarm të vazhdueshëm se mos ai e donte më pak një ditë më vonë. Kurse tani punët ishin ndryshe. E gjithë kjo periudhë pak a shumë e gjatë njohjeje kishte mjaftuar ta bindte se njeriu që kishte zgjedhur ishte tamam ai që kishte përfytyruar edhe atëherë kur s’e njihte fare.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789994332155
ean13
9789994332155
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Collins Classics

The Jungle Book, Rudyard Kipling

Mowgli, the man-cub, is raised in the Indian jungle by a pack of wolves. As he grows older, he learns the ‘Law of the Jungle’ with the help of his friends, Bagheera the Panther, Baloo the Bear and Kaa the Python, who try to keep him safe from fearsome Shere Khan, the tiger. Eventually he comes into contact with his own kind, and begins to question his...

Çmimi 4,16 
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Të fshehtat e treguara, Rexhep Qosja

Sa më shkurt pavarësisht kush është e me kë flet, sa më shkurt sidomos me prokurorët e rinj, sa më shkurt me gjykatësit e vjetër, shkurt me priftërinjtë e çdo feje, shkurt me profesorët e zgjuar, shkurt me mjekët e çmuar dhe me gratë e hirta, nëse u flet gjatë  ta kthejnë shkurt dhe bosh, bosh, bosh!

Çmimi 14,43 
More
Në gjendje

Botuesi: Berk

Nuk janë sytë e mi, Ervina Halili

Poezia e formuluar nga Ervina është krejt autentike, mbase pikërisht për shkak të shkrirjes në një të disa përvojave dhe mbresave të shfaqura në rrëfimet e përrallave të traditës dhe në kallëzimet e mistikëve sufi të Ballkanit.

Çmimi 7,77 
More
Në gjendje

Botuesi: Botime Koliqi

Vëllavrasësit, Nikos Kazantzakis

Nikos Kazantzakis u lind më 18 shkurt 1883 në Iraklion, Kretë, Perandoria Osmane (tani në Greqi) ndërsa vdiq më 26 tetor 1957, në Freiburg im Breisgau, në Gjermani). Ishte shkrimtar grek, shumë produktiv, shumëllojshmëria e veprave të së cilit përfaqësojnë një kontribut të madh në letërsinë moderne greke.

Çmimi 13,32 
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Një tragjedi amerikane, vëllimi i parë, Teodor Drajzer

Klajdi tërhiqet nga Roberta Alden, e cila punon në fabrikë dhe është nën mbikqyrjen direkte të tij. Roberta është e varfër dhe e pafajshme. Ajo bie në dahuri me të. Fillimisht, Klajdit i pëlqen lidhja e fshehtë (e ndaluar nga rregullat e fabrikës) dhe e bind Robertën që të kryejë marrëdhënie seksuale me të, por ai nuk ka ndërmend të martohet me të varfrën...

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje

Botuesi: Vintage

The Concert, Ismail Kadare

The Chinese intend to punish their interfering little ally discreetly. But is the Sino-Albanian axis about to come adrift? This is Kadare’s surreal black comedy about the inner sanctums of political power and the mysterious causal chains that transform ordinary lives.

Çmimi 19,43 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Collins Classics

Meditations, Marcus Aurelius

Boldly challenging many of our biggest questions, Aurelius wrestles with the divided self, considering the complexities of human nature, rationality and moral virtue, affirming its place as one of the most timeless, significant works of philosophy to date.

Çmimi 4,44 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Living

Një martesë e pazakontë, Carolyn Brown

Në qytezën e Kadillakut, e vetmja gjë më pikante se specat halapeno, janë thashethemet. Stela është një kokëkuqe çapkëne dhe e bukur, e cila nuk do të dijë se ç’thonë bota dhe nuk jeton për këtë, por e ëma e saj, Nensi, nuk mendon aspak kështu. Ajo jeton vetëm për ta parë vajzën e saj të vetme, të martuar, të lumtur dhe me një familje të bukur.

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)