• Banner

  • Ka mbaruar

Morali dhe feja, Albert Pike

Morali që mban në këmbë ngrehinën shoqërore të çdo qytetërimi dhe metoda dyshuese tek një filozofi e caktuar e jetës apo besimi gnostik mbi origjinën e saj dhe Universit (feja) tek shumë popuj e qytetërime të vjetra të zhdukura në thellësitë e mjegullnajave të historisë njerëzore gati 8 mijë vjecare të këtij cikli jetësor apo pergjate ketij viti diellor (i gjatë gjithësej 26,6 mijë vjet), pasqyrohen tek ky libër i rrallë i ndare ne 32 kapituj, i kryqëzuar sipas shkallës së vështirësisë së simboleve dhe thellësisë së legjendave në kohë edhe me gradët e 33 shkallëve të Frimasonerisë, që drejtohej nga autori në Juridiksionin e Jugut.

12,75 GBP
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Morali dhe feja

Origjinali: Morals and Dogma

Gjinia: Konspiracion

Autori: Albert Pike

Shqipëroi: Alfred Cako

Shtëpia botuese: Hegla’s Secret

Fq. 552

Pesha: 0.593 kg

Mbi librin

Të flasësh e të shpjegosh këtë libër është ndoshta edhe më kot sesa të flasësh për rëndësine që ka vepra e Homerit për kulturën e antikitetit doro jonian apo për Biblën e Kuranin për krishtërimin dhe besimin islam.

Autori ka qënë ndërtuesi modern i ngrehinvs moderne të Frimasonerisë në SHBA. Ish gjeneral separatist i Jugut gjatë Luftes Civile Amerikane dhe i vetmi prej tyre që e ka bustin në Washington.

Në SHBA thuhet se çdo bust mund të qëllohet me domate ose vezë, me përjashtim të bustit të Pikes. Edhe sot, kur dikush në elitën amerikane do të thotë mos u kruaj me këtë çështje, thotë: Mos u kruaj me 'Piken'. Libri është një projektor i madh e i fuqishëm drite mbi errësirën e shekujve. Pike ishte nje njohës i mirë i 17-18 gjuhëve të vjetra e të reja dhe ky libër është rezultat i një pune të gjatë e të palodhshme të stafit te tij. 

Morali që mban në këmbë ngrehinën shoqërore të çdo qytetërimi dhe metoda dyshuese tek një filozofi e caktuar e jetës apo besimi gnostik mbi origjinën e saj dhe Universit (feja) tek shumë popuj e qytetërime të vjetra të zhdukura në thellësitë e mjegullnajave të historisë njerëzore gati 8 mijë vjecare të këtij cikli jetësor apo pergjate ketij viti diellor (i gjatë gjithësej 26,6 mijë vjet), pasqyrohen tek ky libër i rrallë i ndare ne 32 kapituj, i kryqëzuar sipas shkallës së vështirësisë së simboleve dhe thellësisë së legjendave në kohë edhe me gradët e 33 shkallëve të Frimasonerisë, që drejtohej nga autori në Juridiksionin e Jugut. Thuhet se Albert Pike e mori Frimasonerinë nga legjendat, për dore, dhe e shndëroi atë nga një ‘kasolle e vjetër dhe e rënuar’ në një ‘qiellgërvishtës modern’.

Të flasësh sot për Piken, është diçka e tepërt pasi, megjithë thashethemet a shpifjet e shumta që kanë erdhur nga organizatat antimasonike për personalitetin e tij të fuqishëm e aspak të zakonshëm, ai përsëri, ashtu si me bustin e tij stoik në Washington DC, ai qëndron stoik e i palëkundur, si një figurë poliedrike, si poliglot i rrallë dhe njeri shumë dimensional që ka treguar karakter gjeniu edhe në fusha të tjera, si në fushën ushtarake gjatë Luftës Civile në SHBA (është i vetmi strateg ushtarak i jugut separatist që është nderuar me një bust hijerëndë në kryeqytetin e kombit amerikan), në fushën juridike, etj.

Sigurisht që të sjellësh këtë libër në shqip është një sipërmarje shumë e vështirë, gati gati sikur të sjellësh Homerin, dhe ne i pranojmë të gjitha vërejtjet që mund të na bëhen nga brezat e ardhshëm elitarë dhe sidomos nga lozhat e Frimasonerisë që po krijohen apo që do të organizohen më mirë në të ardhmen e shpejtë ne Shqiperi, ashtu sic ka ndodhur edhe tek të gjithë kombet e tjerë të civilizuar.

Detajet e librit
Helga's Secrets
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2353

Botuesi: Plejad

Mesimet e fshehta te te gjitha koherave, Manly P. Hall

Në vitin 1934, Hall themeloi Shoqërinë për Kërkime Filozofike (PRS) në Los Anxhelos të Kalifornisë, një organizatë fitimprurëse e përkushtuar në studimin e fesë, mitologjisë, metafizikës dhe okultizmit. PRS zotëron një bibliotekë me mbi 50 mijë vëllime dhe shet e boton libra metafizikë dhe spiritualë, shumiva e të cilëve të shkruar nga Hall.

Çmimi 5,95 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Helga's Secrets

Kafkë dhe kocka, Antony C. Sutton

Pa dijeninë dhe vendimmarrjen e këtij grupi të fshehtë nuk mund të merret asnjë vendim për politikën dhe ekonominë amerikane dhe pa marë Ok e përfaqësuesve të këtij grupi nuk mund të ecin mbarë punet në shumicën e vendeve në Euro – Azi, Afrikë, Lndjen e Mesme, Amerikën Latine, Australi, Lndjen e Largme, Rusi.

Çmimi 10,20 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001826

Botuesi: Morava

Frimasonet, H. Paul Jeffers

Anëtarët e urdhrit, ku kanë qenë të përfshirë Isak Njutoni, Xhon Uaini, Bill Geits dhe emra të tjerë popullorë në Amerikë, si dhe 25 presidentë të SHBA -së, tregojnë me forcë se ata ndajnë një unitet në vëllazërinë e tyre, shërbim dhe bamirësi.

Çmimi 7,65 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001718

Botuesi: Bota Shqiptare

Komploti i Terrorit, Jim Marrs

Sipas teorisë së konspiracionit të zyrtarëve të qeverisë amerikane, 19 rrëmbyes kamikazë myslimanë nga Lindja e Mesme, me zemrat të mbushura me urrejtje për lirinë dhe demokracinë amerikane, rrëmbyen katër aeroplanë.

Çmimi 10,63 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000809

Botuesi: Bota Shqiptare

Kush e sundon boten?, Jim Marrs

Po ju jap një paralajmërim. Po qe se jeni plotësisht të qetë dhe të kënaqur me këndvështrimin e veçantë që keni për njerëzimin, fenë, historinë dhe botën në tërësi, mos lexoni më tej...Historia e fshehtë që bashkon Komisionin Trepalësh me Masonët dhe Piramidat e Mëdha.

Çmimi 10,63 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001625

Botuesi: Helga's Secrets

Viti 2012 Apokalips, Teresa Moorey

Ajo që ka lidhje me titullin e këtij libri, shpjegohet tek profecitë dhe kalendari i fiseve Maya, të cilët janë një popull i vjetër në Amerikën Qendrore dhe me dije të habitshme astronomike për nivelin tonë të njohurive shkencore; ky kalendar mbaron në mënyrë të pashpjegueshme në vitin 2012 dhe pikërisht më 22 dhjetor.

Çmimi 9,35 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: 2499

Botuesi: Bota Shqiptare

Rrethi i intriges, Texe Marrs

Rrethi i intrigës zbulon të vërtetën tronditëse rreth Konspiracionit Botëror dhe paralajmëron fatin kozmik të kësaj klike vrastare konspiratorësh super të pasur. A do të përfundojë me sukses komploti i tyre? A i kanë caktuar një të ardhme të përgjakshme Amerikës? A do të jesh ti një nga viktimat?

Çmimi 8,50 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001759

Botuesi: OMBRA GVG

Planeti i 12-të, Zecharia Sitchin

E tërë sëra e "Kronikave të Tokës" bazohet në parimin se mitologjia është hambari i kujtimeve të lashta, se Bibla duhet lexuar fjalë për fjalë si dokument historiko-shkencor, dhe se qytetërimet e lashta ishin produkt i njohurive të sjella në Tokë nga Nefilimët - ata që Ranë dhe Anunnakit - të ardhurit nga Qielli në Tokë.

Çmimi 10,20 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Konspiracioni botëror, David Icke

Është një vepër e veçantë dhe e jashtëzakonshme: rreth 700 faqe të mbushura me kërkime dhe referime historike, biografike e simbolike. Është një kryevepër që lidh të gjitha pikat dhe zbulon lidhjet e fshehura mes personazheve, ngjarjeve dhe tematikave që, në dukje, nuk kanë asgjë të përbashkët mes tyre dhe tregon se të gjitha elementet lidhen në mënyrë të...

Çmimi 17,85 GBP
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)