• Banner

  • Ka mbaruar
Ujku Gri, Simon Dunstan, Gerrard Williams
  • Ujku Gri, Simon Dunstan, Gerrard Williams

Ujku Gri, Simon Dunstan, Gerrard Williams

Në fakt, historia zyrtare flet me disa mënyra për "vetëvrasjen" e Adolf dhe Eva Hitlerit. "Kufomat e çiftit" të marra nga Ushtria Sovjetike si një relike për të mashtruar popujt (në një kohë që as Zhukovi e as Stalini nuk e besonin këtë përrallë që Hitleri dhe Eva kishin vdekur vërtetë).

13,53 
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Ujku Gri, arratisja e Adolf Hitlerit
Origjinali: Grey Wolf: The Escape of Adolf Hitler
Gjinia: Histori
Autori:  Simon DunstanGerrard Williams
Shqipëroi: Çapajev Zere
Shtëpia botuese: Helga's Secrets
Viti: 2015
Fq. 504
Pesha: 0.622 kg.
ISBN: 978-9928-09-039-3

Mbi librin

Pas botimit tonë të dy librave me autor Adolf Hitlerin "Mein Kampf" dhe "Testamenti politik", botimi i këtij libri të shkëlqyer prej dy autorëve bashkëkohës britanikë, Simon Dunstan dhe Gerrard Williams, "Ujku Gri, arratisja e Adolf Hitlerit", sigurisht që fokuson entin botues Helga's Secrets në çështjet e ndriçimit të mirë – dokumentuar ndaj ngjarjeve të mëdha, para e gjatë Luftës së Dytë Botërore, si edhe ndaj figurës së Diktatorit më të madh në histori dhe fundit të tij të vërtetë.

Në fakt, arsyeja kryesore që enti ynë, në bashkëpunim me studiuesin Auron Tare, vendosi ta sillte këtë libër në shqip, nuk ishte thjesht fakti i fatit të Diktatorit, por nxjerrja në pah e një risie të establishmentit nazist për fatin e ardhshëm të Gjermanisë, që ky shtet të mos përfundonte në kushtet ekonomike të llahtarshme si ato të pas Luftës së Parë.

Kjo risi kishte lidhje me transferimin e shumë fondeve financiare të nazistëve në banka të huaja, për t'i përdorur ato pas Luftës, për rimëkëmbjen e Gjermanisë, e cila gjithsesi s'i shpëtoi ndarjes territoriale mes dy kampeve.

Në fakt, historia zyrtare flet me disa mënyra për "vetëvrasjen" e Adolf dhe Eva Hitlerit. "Kufomat e çiftit" të marra nga Ushtria Sovjetike si një relike për të mashtruar popujt (në një kohë që as Zhukovi e as Stalini nuk e besonin këtë përrallë që Hitleri dhe Eva kishin vdekur vërtetë), zyrtarisht janë varrosur e zhvarrosur në vende të ndryshme derisa në vitin1970 ato u dogjën dhe hiri i tyre u shpërnda.

Ndërsa analizat e bëra mbi kafkat e tyre në vitet '90 treguan se ato nuk ishin të çiftit të famshëm. Por nëse historia zyrtare nuk është e vërtetë, atëherë ku dhe si u arratisën Adolfi dhe Eva?

• Cili qe fati i tyre i mëvonshëm?
• A u krye operacioni i arratisjes "Aktion Feuerland" në fshehtësi totale nga syri i Aleatëve apo ata e lejuan atë të largohej?
• Cilët nga Aleatët kanë pasur dijeni mbi këtë operacion të fundit nazist të shpëtimit?
• Cili ka qenë itinerari i arratisjes dhe sa zgjati ky udhëtim i çiftit?
• Në cilin vend përfundoi ky udhëtim?
• Cili qe fati i mëtejshëm i "Organizatës" së lartë të mbetur naziste?
• Si mundi "Organizata" të fshihej e të largohej?
• Kush ka qenë roli i Vatikanit në mbrojtjen e sigurimin e arratisjes së disa nazistëve?
• Kush kanë qenë intrigat për eliminimin e stafit më të ngushtë të diktatorit dhe cili ishte roli i grupit të Bormanit në këto eleminime?
• Si i siguronte mjetet financiare "Organizata" për të mbijetuar në azil?
• A kishte lidhje politike e ndikim mbi klasën drejtuese dhe ekonominë e vendit pritës "Organizata" naziste?
• Cilat mund të kenë qenë shkaqet që grupi i vogël i nazistëve më të lartë u lejua nga Aleatët të largohej e të strehohej në një vend ku ai mund të arrihej, të kapej, gjykohej ose të eleminohej?
• Kur vdiq vërtetë Hitleri dhe si qe fundi i tij?
• Kush ishin njerëzit e tij më të afërt pas arratisjes? A la ai trashëgimtarë e ku shkuan ata?

Të gjitha këto pyetje sqarohen në këtë libër të mrekullueshëm duke davaritur edhe mjegullën mbi ardhjen në pushtet të diktatorit e mbi shkaqet e Luftës së Dytë Botërore.

Detajet e librit
Helga's Secrets

Referencat specifike

isbn
9789928090393
ean13
9789928090393
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2083

Botuesi: Helga's Secrets

Mein Kampf (Lufta ime), vol. 1, Adolf Hitler

Kemi dëgjuar sugjerime që këtij libri duhet t'i vendosim ngado shënime ku të kundërshtojmë idetë e autorit. Kjo do të dukej një shaka nga ato që i ndodhnin dikur shtëpisë botuese "8 Nëndori" para viteve 90'. Shoqëria e hapur nuk njeh asnjë kufi censure. Nëse diksush ka ide të ndryshme nga ky libër, natyrisht që ka të drejtë t

Çmimi 12,49 
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001825

Botuesi: Helga's Secrets

Muzg mbi Angli, William Joyce

Liria e vërtetë e një njeriu është gjetja apo shtrëngimi i tij për të gjetur shtegun e drejtë të jetës dhe për të ecur mbi të. Për ta mësuar të bëjë një punë të cilën ai është i aftë ta bëjë. Për ta bërë mëpastaj atë punë me anë të lejes, bindjes e madje edhe shtrëngimit.

Çmimi 10,41 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Helga's Secrets

Kafkë dhe kocka, Antony C. Sutton

Pa dijeninë dhe vendimmarrjen e këtij grupi të fshehtë nuk mund të merret asnjë vendim për politikën dhe ekonominë amerikane dhe pa marë Ok e përfaqësuesve të këtij grupi nuk mund të ecin mbarë punet në shumicën e vendeve në Euro – Azi, Afrikë, Lndjen e Mesme, Amerikën Latine, Australi, Lndjen e Largme, Rusi.

Çmimi 12,49 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001629

Botuesi: Helga's Secrets

Kodet e fshehta te Bibles - Jashtetokesoret, Shery Shriner

Autorja jep një informacion duke u nisur nga deshifrimi i kodeve të Dhiatës së Re dhe të fjalive të profetëve para mesianikë për të shkuarën e planetit tonë (edhe të sistemit tonë diellor dhe galaktik), për racat e ndryshme dhe ndërtimin e vjetër të kozmogonisë të krijuar nga Perëndia.

Çmimi 9,37 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001628

Botuesi: Helga's Secrets

Axhenda e alieneve, Jim Marrs

Padyshim që Xhim Marrs (Jim Mars) është ndër figurat më autoritare në fushën e ufologjisë. Trajtimi i vizitave të Jashtëtokësorëve (JT) ka qenë në fakt një temë që e ka shoqëruar njeriun prej shekujsh, qoftë në historitë dhe rrëfenjat verbale popullore të trashëguara, qoftë në artefaktet e zbuluara në Sumeri qysh 6-7 mijë vjet përpara.

Çmimi 14,05 
More
Ka mbaruar

Referenca: 2727

Botuesi: Helga's Secrets

Gladio, Daniele Ganser

Besojmë se të paktë janë lexuesit shqiptarë që e njohin historinë e "Gladios", e cila u përhap në formën e një skandali që shqetësoi gjithë Europën Perëndimore në fillim të viteve '90 të shekullit të kaluar kur në Itali, për herë të parë, u bë e njohur ekzistenca e një rrjeti sekret, i cili paraqiste një natyrë të frikshme dhe të mistershme fuqie.

Çmimi 13,01 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001626

Botuesi: Helga's Secrets

Rebelimi i Robotit, David Icke

Ne jetojmë në një botë e cila është sunduar në mënyrë të pandërprerë nga teknologjia e re revolucionare, por sipas autorit anglez David Icke, robotët e vërtetë të planetit jemi ne, njerëzit. Icke zbulon rritjen e alarmit ndaj rrezikut, sepse njerëzit e të gjitha kombeve e kanë lejuar veten të jenë të programuar nga idetë të cilat atyre ua kanë ushqyer ata...

Çmimi 15,62 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Helga's Secrets

Rizgjimi i Luanit, vëllimi i dytë, David Icke

Risia e madhe e këtij libri është diskutimi dhe citimi i shumë burimeve, të shoqëruara edhe me qindra foto ilustrative, në lidhje me Hënën dhe rolin e saj për të kontrolluar Tokën si syri i vërtetë i Horusit, sateliti artifical i vendosur nga JT që kanë krijuar njeriun homo sapiensin rreth 15 mijë vjet më parë, atëherë kur Toka ndryshoi këndin zero mes dy...

Çmimi 15,62 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001826

Botuesi: Morava

Frimasonet, H. Paul Jeffers

Anëtarët e urdhrit, ku kanë qenë të përfshirë Isak Njutoni, Xhon Uaini, Bill Geits dhe emra të tjerë popullorë në Amerikë, si dhe 25 presidentë të SHBA -së, tregojnë me forcë se ata ndajnë një unitet në vëllazërinë e tyre, shërbim dhe bamirësi.

Çmimi 9,37 
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)