• Banner

Lombardstreet, Walter Bagehot
  • Lombardstreet, Walter Bagehot

Lombardstreet, Walter Bagehot

Ky libër dhe ky autor mund të konsiderohen pa frikë si vepra dhe pioneri homolog i librit tjetër klasik mbi ekonominë politike "Pasuria e kombeve" të Adam Smithit, por në fushën e financave dhe bankingut.

9,37 
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Lombardstreet - tregu i parasë dhe historia e Bankës së Anglisë
Origjinali: Lombard Street - a description of the money market
Gjinia: Ekonomi, financë
Autori: Walter Bagehot
Shqipëroi: Alfred Cako
Shtëpia botuese: Helga's Secrets
Viti: 2011
Fq. 252
Pesha:0.24 kg
ISBN: 978-9928-09-004-1

Mbi librin

Ky libër është përkthyer në shumë gjuhë të botës dhe është mbajtur e vazhdon të mbahet si ikonë e librave klasikë të financës dhe bankingut. Ky libër dhe ky autor mund të konsiderohen pa frikë si vepra dhe pioneri homolog i librit tjetër klasik mbi ekonominë politike "Pasuria e kombeve" të Adam Smithit, por në fushën e financave dhe bankingut.

Koment nga autori

"Mbizotëron një mendim i përgjithshëm se tregu i parasë është diçka e paprekshme dhe e pakuptueshme, diçka që mund të shprehet vetëm me fjalë abstrakte dhe për këtë arsye është krjuar ideja se librat mbi konceptet dhe parimet e parasë janë shumë të vështirë. Për mendimin tim, tregu i parasë është po aq konkret dhe real sa çdo gjë tjetër. Ai mund të shpjegohet me fjalë shumë të thjeshta dhe është vetëm faji i autorit nëse ajo çka ai shkruan këtu nuk është e qartë."

Detajet e librit
Helga's Secrets
SKU001821
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000776

Botuesi: Te tjere

Pasuria e Kombeve, Adam Smith

Ky është ndoshta traktati politik dhe filozofik më me ndikim në dy shekujt e fundit. "Pasuria e Kombeve, një hetim mbi natyrën dhe shkaqet", u publikua në 9 mars 1776 dhe qe produkt i iluminizmit Skocez. Ai është një libër i vlefshëm për këdo mes njerëzve të ditur.

Çmimi 5,21 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000947

Botuesi: UET Press

Globalizimi Ante Portas, Adrian Civici

Me analizat dhe reflektimet e tij për aspekte të veçanta të globalizimit, autori synon t'u përgjigjet mjaft pyetjeve që lidhen me këtë fenomen dhe të japë efektin dhe pasojat e tij në ekonomitë kombëtare, në realitetin e sotëm dhe në nivelin e jetesës së popullsisë së çdo vendi.

Çmimi 8,33 
More
In Stock

Referenca: SKU001157

Botuesi: UET Press

Kriza financiare apo globale, Adrian Civici

Libri përmban një seri analizash dhe reflektimesh të realizuara gjatë periudhës mars 2007-janar 2010, në të cilat është ndjekur hap pas hapi ecuria e krizës financiare që përfshiu ekonomitë e mëdha. Analizat që vijnë në  formën e një ditari shkencor e publicistik, ofrojnë një çelës individual për të kuptuar disa nga aspektet kryesore të krizës financiare...

Çmimi 10,41 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001273

Botuesi: Plejad

Teoria e përgjithshme e punësimit, interesit dhe parasë, Keynes

Ata, të cilët janë të lidhur fuqimisht me atë që unë do ta quaja "teoria klasike" do të enden sipas parashikimeve të mia ndërmjet një besimi që unë jam plotësisht i gabuar dhe i një besimi që unë nuk po them asgjë të re. I ngelet të tjerëve ta përcaktojnë nëse njëra nga këto apo një alternatië e tretë është e drejtë.

Çmimi 10,41 
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Bota Shqiptare

Konspiracioni botëror, David Icke

Është një vepër e veçantë dhe e jashtëzakonshme: rreth 700 faqe të mbushura me kërkime dhe referime historike, biografike e simbolike. Është një kryevepër që lidh të gjitha pikat dhe zbulon lidhjet e fshehura mes personazheve, ngjarjeve dhe tematikave që, në dukje, nuk kanë asgjë të përbashkët mes tyre dhe tregon se të gjitha elementet lidhen në mënyrë të...

Çmimi 21,86 
More
Ne gjendje

Referenca: 2499

Botuesi: Bota Shqiptare

Rrethi i intriges, Texe Marrs

Rrethi i intrigës zbulon të vërtetën tronditëse rreth Konspiracionit Botëror dhe paralajmëron fatin kozmik të kësaj klike vrastare konspiratorësh super të pasur. A do të përfundojë me sukses komploti i tyre? A i kanë caktuar një të ardhme të përgjakshme Amerikës? A do të jesh ti një nga viktimat?

Çmimi 10,41 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001625

Botuesi: Helga's Secrets

Viti 2012 Apokalips, Teresa Moorey

Ajo që ka lidhje me titullin e këtij libri, shpjegohet tek profecitë dhe kalendari i fiseve Maya, të cilët janë një popull i vjetër në Amerikën Qendrore dhe me dije të habitshme astronomike për nivelin tonë të njohurive shkencore; ky kalendar mbaron në mënyrë të pashpjegueshme në vitin 2012 dhe pikërisht më 22 dhjetor.

Çmimi 11,45 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001826

Botuesi: Morava

Frimasonet, H. Paul Jeffers

Anëtarët e urdhrit, ku kanë qenë të përfshirë Isak Njutoni, Xhon Uaini, Bill Geits dhe emra të tjerë popullorë në Amerikë, si dhe 25 presidentë të SHBA -së, tregojnë me forcë se ata ndajnë një unitet në vëllazërinë e tyre, shërbim dhe bamirësi.

Çmimi 9,37 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001825

Botuesi: Helga's Secrets

Muzg mbi Angli, William Joyce

Liria e vërtetë e një njeriu është gjetja apo shtrëngimi i tij për të gjetur shtegun e drejtë të jetës dhe për të ecur mbi të. Për ta mësuar të bëjë një punë të cilën ai është i aftë ta bëjë. Për ta bërë mëpastaj atë punë me anë të lejes, bindjes e madje edhe shtrëngimit.

Çmimi 10,41 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001626

Botuesi: Helga's Secrets

Rebelimi i Robotit, David Icke

Ne jetojmë në një botë e cila është sunduar në mënyrë të pandërprerë nga teknologjia e re revolucionare, por sipas autorit anglez David Icke, robotët e vërtetë të planetit jemi ne, njerëzit. Icke zbulon rritjen e alarmit ndaj rrezikut, sepse njerëzit e të gjitha kombeve e kanë lejuar veten të jenë të programuar nga idetë të cilat atyre ua kanë ushqyer ata...

Çmimi 15,62 
More
Ka mbaruar

Referenca: 2353

Botuesi: Plejad

Mesimet e fshehta te te gjitha koherave, Manly P. Hall

Në vitin 1934, Hall themeloi Shoqërinë për Kërkime Filozofike (PRS) në Los Anxhelos të Kalifornisë, një organizatë fitimprurëse e përkushtuar në studimin e fesë, mitologjisë, metafizikës dhe okultizmit. PRS zotëron një bibliotekë me mbi 50 mijë vëllime dhe shet e boton libra metafizikë dhe spiritualë, shumiva e të cilëve të shkruar nga Hall.

Çmimi 7,29 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001629

Botuesi: Helga's Secrets

Kodet e fshehta te Bibles - Jashtetokesoret, Shery Shriner

Autorja jep një informacion duke u nisur nga deshifrimi i kodeve të Dhiatës së Re dhe të fjalive të profetëve para mesianikë për të shkuarën e planetit tonë (edhe të sistemit tonë diellor dhe galaktik), për racat e ndryshme dhe ndërtimin e vjetër të kozmogonisë të krijuar nga Perëndia.

Çmimi 9,37 
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)