Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Ka mbaruar
Historia e levizjes se majte ne Shqiperi 1878-1941, Kristo Frasheri
  • Historia e levizjes se majte ne Shqiperi 1878-1941, Kristo Frasheri

Historia e lëvizjes së majtë në Shqipëri 1878 – 1941, Kristo Frashëri

Te tjere

Në këtë trajtesë është mbështetur kryesisht në burimet dokumentare të kohës së ngjarjeve dhe në dëshmitë e shkruara nga protagonistët e tyre, disa nga të cilat i ka përmbledhur në pjesën e dytë të vëllimit. Krahas burimeve ai ka shfrytëzuar dhe njoftimet që ai vetë ka mbledhur nga bisedat me protagonistët e ngjarjeve, të cilët ka pasur fatin t'i njohë personalisht.

1 500 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Historia e lëvizjes së majtë në Shqipëri dhe e themelimit të PKSH – së 1878 – 1941
Origjinali: Historia e lëvizjes së majtë në Shqipëri dhe e themelimit të PKSH – së 1878 – 1941
Gjinia: Histori
Autori: Kristo Frashëri
Shtëpia botuese: Akademia e Shkencave të Shqipërisë
Viti: 2006
Fq. 472
Pesha: 0.766 kg
ISBN: 978-99943-909-3-7

Mbi autorin

Kristo Frashëri ka lindur në Stamboll më 4 dhjetor 1920 nga prindër shqiptarë me origjinë nga fshatrat e Përmetit. Është riatdhesuar familjarisht më 1927 duke u vendosur në Tiranë. Këtu ai ka kryer filloren dhe shkollën e mesme. Kur ishte ende i ri, në vitet '30 të shekullit të kaluar, nxënës në Gjimnazin e Shtetit, përqafoi idetë majtiste.

Në kohën e themelimit të Partisë Komuniste Shqiptare (8 nëntor 1941), student universitar, ishte anëtar i Grupit Komunist të të Rinjve. Ndonëse i ri, pati mundësi të ndiqte me vëmendje dhe interesim të veçantë procesin e themelimit të saj. Është nga anëtarët e parë të PKSH – së që u përjashtua prej saj (qershor 1942).

Pavarësisht nga përjashtimi mori pjesë në Luftën Nacionalçlirimtare. Pas përjashtimit nga Partia hoqi dorë nga jeta politike. Pas çlirimit punoi për disa vite në Bankën e Shtetit Shqiptar. Krahas punës u angazhua në fushën studimore. Punimet e tij të para, ende të pabotuara, trajtonin aspekte të historisë monetare dhe bankare. Që nga viti 1950, sidomos që nga viti 1953 kur kaloi në Institutin e Shkencave, iu kushtua studimeve të mirëfillta historike. Ka trajtuar tema të të gjitha periudhave.

Një nga dëshirat e tij të hershme ka qenë ndriçimi i historisë së lëvizjes së majtë në Shqipëri dhe e themelimit të PKSH – së, të cilat kanë qenë të pasqyruara në mënyrë jo të plotë dhe jo të saktë në historiografinë qoftë komuniste, qoftë antikomuniste. Me këtë vepër ai ka realizuar dëshirën e tij të vjetër.

Në këtë trajtesë është mbështetur kryesisht në burimet dokumentare të kohës së ngjarjeve dhe në dëshmitë e shkruara nga protagonistët e tyre, disa nga të cilat i ka përmbledhur në pjesën e dytë të vëllimit. Krahas burimeve ai ka shfrytëzuar dhe njoftimet që ai vetë ka mbledhur nga bisedat me protagonistët e ngjarjeve, të cilët ka pasur fatin t'i njohë personalisht. Megjithatë themelet e këtij punimi i përbëjnë kryesisht burimet e shkruara dokumentare të kohës së ngjarjeve.

Detajet e librit
Te tjere
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Dokumente të kominternit për Shqipërinë, Hasan Bello

Këto dokumente kanë një rëndësi të madhe historike për studimin e pikëpamjeve politike që organizatat në fjalë kishin lidhur me krijimin e një fronti të përbashkët antizogist; për ndryshimin e rendit kushtetues dhe gjendjes social-ekonomike në Shqipëri; për riorganizimin e anëtarëve të ish-shoqërisë “Bashkimi” në një parti politike; për veprimtarinë e...
1 200 Lekë
More

21 vjet burg komunist, Uran Kalakulla

"Njëzet e një vjet në burg komunist" është vëllimi autobiografik me kujtime, mbresa, portrete dhe refleksione gjatë viteve të burgimit, të autorit Uran Kalakulla, i botuar pas vdekjes së tij.
800 Lekë
More

Botuesi: Cabej

Shtëpia te selvia, Anisa Markarian

Kujtimet nga jeta e përditshme në Tiranën e viteve të periudhës para kohës së komunizmit vijnë me një shqipe për t’u pasur zili, herë herë si një album familjar dhe më pas si grimca nga jeta e një fëmije si dhe një meditim mbi diktaturën dhe pasojat që ajo pati në të menduarit dhe të jetuarit.
1 200 Lekë
More

Referenca: 2665

Botuesi: Tirana Times

Enver Hoxha dhe diktatura staliniste në Shqipëri, Bernd Fischer

Megjithëse kanë kaluar dy dekada, ende trashëgimia totalitare vërtitet në të tashmen tonë, duke penguar të ardhmen. Nuk është vetëm Shqipëria që nuk është ndarë me të kaluarën e saj. Vende të tjera në Ballkan, gjithashtu, hezitojnë që me vullnet të lirë të vendosin të ndahen nga një trashëgimi edhe më kriminale.
500 Lekë
More

Botuesi: Akademia e Shkencave

Etnografi në diktaturë: dija, shteti dhe holokausti ynë, Nebi Bardhoshi, Olsi Lelaj

Ky libër është sa një histori kritike mbi mendimin etnografik në një situatë diktatoriale, po aq dhe një kontribut teorik mbi vetë natyrën, etosin dhe ekonominë politike të diktaturës së proletariatit - kësisoj është edhe një antropologji e dijes, por edhe e shtetit. Si e tillë, anali za jonë i tejkalon kufijtë, që shpeshherë vendosen prej emrave, ngjar...
1 000 Lekë
More

Magazina e komunizmit shqiptar, Elektra Haxhia Çapaliku

Albumi “Magazina e komunizmit shqiptar” është frut i një pune të gjatë kërkimore në terren dhe në nivele të tjera, si: biblioteka, internet e media sociale, për grumbullimin, sistemimin dhe interpretimin e objekteve, që kanë shoqëruar jetën e njeriut shqiptar në periudhën e komunizmit.
1 800 Lekë
More

Botuesi: Akademia e Shkencave

Realizëm Socialist në Shqipëri, Arian Leka

Por kur narrativës i mungon edhe origjinali (realiteti socialist) edhe kopja e pasqyrimit të tij (vepra e artit) e kur çështje si këto nuk shqyrtohen, historiografia kulturore gjen rastin të heshtë e të vetëmanipulohet mbi pyetjet se çfarë përfaqësoi kultura dhe arti që e (ri)prodhoi realitetin socialist dhe ç’formë realizmi zbatoi Realizmi Socialist i...
1 200 Lekë
More

Botuesi: Papirus

Origjinat e pushtetit, pronës, pasurisë, Artan Fuga

Përse demokracia që për parim është decentralizim dhe vetëqeverrisje është tjetërsuar në centralizim partiako-burokratik, përse tregu që duhet të udhëhiqet nga idealet e konkurrencës sa më perfekte na është kthyer në një monopol politiko-oligarkik,përse Shqipëria në vend të modernizohet, ka mbetur teknologjikisht shoqëri e shekullit të 20-të, përse në...
1 500 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000854

Botuesi: Botimet Dudaj

Historia e Kosoves, Prof. Kristo Frasheri, vol. 1

Prof. Kristo Frashëri ka një prodhimtari shkencore që mbulon një periudhë 70-vjeçare. Që nga viti 1938, ka botuar me dhjetëra e dhjetëra artikuj studimorë, referate historike, vëllime dokumentare dhe monografi shkencore, që trajtojnë pa përjashtim ngjarje, personalitete dhe procese të historisë së Shqipërisë.
1 500 Lekë
More

Referenca: SKU000855

Botuesi: Botimet Dudaj

Skenderbeu i shperfytyruar, Kristo Frasheri

Pikënisje e këtij studimi kritik historik u bë trajtesa me titull "Skënderbeu" e historianit zviceran O. J. Schmitt, botuar vetëm në përkthimin shqip. Autori i trajtesës kritike prof. Dr. Kristo Frashëri, një njohës i mirë i historisë së Skënderbeut, nuk u pajtua në asnjë pikë me këndvështrimin negativ të historianit zvicerian.
750 Lekë
More

Referenca: SKU001452

Botuesi: Toena

Historia e Tiranës, Kristo Frashëri

Kristo Frashëri lindi më 17 dhjetor 1920 në Stamboll, Turqi dhe është një historian shqiptar. Ishte djali i parë i patriotit dhe rilindasit Anastas Frashëri dhe i Evdhoksi Tole-Ogrenit dhe rrjedh kështu prej njërës nga dinastitë e asaj që njihet si Dera e madhe Frashëri.
1 500 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Mbi historinë e Ballit Kombëtar, Kristo Frashëri

Qëndrimet që mbajtën qeveritë dhe partitë e vendeve të Europës gjatë Luftës së Dytë Botërore u gjykuan në Konferencën e Paqes, e cila u mblodh fill pas Luftës, më 1946. Qeveritë që ishin rreshtuar përkrah Koalicionit të Madh Antifashist anglo-sovjeto-amerikan u thirrën si aleatë në Konferencën e Paqes.
600 Lekë
More