Bel Ami, Gi de Mopasan
  • Bel Ami, Gi de Mopasan
  • Bel Ami, Gi de Mopasan

Bel Ami, Gi de Mopasan

SKU000999
Dituria

Romani Bel Ami u publikua për herë të parë më 1885 dhe konsiderohet si kryevepra e Mopasanit. Georges Duroy është një gazetar i pashëm, ambicioz dhe i paskrupullt që shfrytëzon gratë që mashtron për të përmirësuar karrierën e vet.

7,29 
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Bel Ami
Gjinia: Roman
Autori: Gi dë Mopasan
Përkthyer nga: Misko Treska
Shtëpia botuese:Dituria
Viti: 2002
Fq. 280
Pesha: 0.308 Kg
ISBN: 99927-31-86-9

Mbi librin

Romani Bel Ami u publikua për herë të parë më 1885 dhe konsiderohet si kryevepra e Mopasanit. Georges Duroy është një gazetar i pashëm, ambicioz dhe i paskrupullt që shfrytëzon gratë që mashtron për të përmirësuar karrierën e vet. Nga fillimet e përhumbura ai bëhet një reporter i suksesshëm dhe një gazetar politik falë ndihmës së miqve të gruas së vet, me të cilën martohet pasi i mbetet vejushë.

Ai ndahet me të shumë shpejt për të përfituar nga pasuritë e një gruaje tjetër. Kjo është një karrierë gazetareske përmes martesave që paraqet një panoramë cinike mbi botën e gazetarisë dhe një këndvështrim pesimist mbi njerëzimin.

Mbi autorin

Gi dë Mopasan (1850-1893), prozator i shquar francez, një ndër përfaqësuesit më në zë të natyralizmit, njohës i hollë i i jetës së kryeqytetit e provincës së Francës në fundin e shekullit XIX. Mopasani, që njihet si mjeshtër i madh i prozës së shkurtër, është gjithashtu autor romanesh mjaft të suksesshëm. Ndër kryeveprat e shkrimtarit përmenden: "Topi me dhjamë", "Shtëpia Telie", "Zonjusha Fifi", "Tregimet e një shapke", si dhe romanet: "Një jetë", "Bel Ami", "I fortë si vdekja".

 

Detajet e librit
SKU000999

Referencat specifike

isbn
9992731869
ean13
9992731869
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Te tjere

Loja e rruazave prej qelqi, Hermann Hesse, vol. 2

Secili prej nesh s'është gjë tjetër veçse një qenie njerëzore, s'është gjë tjetër veçse një përpjekje, një diçka që ecën për të arritur diku. Por kjo qenie njerëzore duhet të ecë drejt vendit ku ndodhet përsosuria, duhet të synojë drejt qendrës dhe jo drejt periferisë.
12,49 
More

Referenca: SKU001333

Botuesi: Dituria

Harku i triumfit, Erih Maria Remark

Harku i Triumfit është një roman i fuqishëm, i bukur, dramatik. Ai është shkruar me nerv, me ngjyra të forta, dhe faqet e tij pasionante, të përkthyera me mjeshtëri nga Robert Shvarc, e rrëmbejnë lexuesin në universin që shpalosin.
10,41 
More

Botuesi: Te tjere

Zonja Bovari, Gustav Flober

Ema Bovari është një vajzë provinciale që lexon shume libra romantikë dhe ka marrë një formim konservator në manastir. Për shkak të letërsisë romantike që lexonte, Ema bën zgjedhjet e gabuara në jetë, humbet lidhjet me realitetin dhe shndërrohet në një viktimë të pasioneve të saj, të cilat e orientojnë drejt aventurave të pafundta.
9,37 
More

Botuesi: Argeta LMG

Jul Cezari, William Shakespeare

Mark Antoni me Oktavin, të nipin e Jul Cezarit, i shtrëngojnë republikanët të ikin prej Rome dhe e dërrmojnë ushtrinë e tyre në betejën e Filipit; Kasi dhe Bruti, që të mos bien në duar të kundërshtarëve, vrasin veten njëri pas tjetrit; Republika Romane kthehet përfundimisht në diktaturë autokratike.
5,21 
More

Referenca: SKU001922

Botuesi: Te tjere

Bija e mallkuar, Emil Richeburg

Luçia, pasi kaptoi gardhin e kopshtit, u drejtua për në Sableuse. Djaloshi i panjohur e priste matanë vijës, pak hapa larg urës së vogël. Për një çast, ajo u gjend pranë tij. Pa lëshuar asnjë fjalë , ai e përqafoi dhe e shtrëngoi në kraharorin e tij.
12,49 
More

Botuesi: Fan Noli

Vëllezërit Karamazov, vol.1 Fjodor Dostojevski

Nëse do të mëkatosh vetë dhe do të pikëllohesh deri në vdekje për mëkatet e tua apo për ndonjë mëkat të rastësishëm, atëherë gëzohu për tjetrin, gëzohu për të drejtin, për atë që s’ka bërë mëkate. 
14,57 
More

Referenca: 2723

Botuesi: Fan Noli

Klubi Pikuik, Charles Dickens, vol. 1

Z. Pikuik shënoi çdo fjalë të pohimit të karrocierit në bllokun e shënimeve me synimin për t'ia njoftuar klubit, si një shembull i veçantë i gjallërisë së kuajve në rrethana sprovuese. Kur ata mbërritën te Kryqi i Artë, ai sapo e përfundoi së shënuari pohimin. Karrocieri kërceu poshtë, kurse z. Pikuik doli nga karroca.
15,62 
More

Referenca: SKU001986

Botuesi: Pegi

Tesi i Derbervilëve, Thomas Hardy

Shkrimtari i shquar anglez u lind më 2 qershor 1840 në Higher Bockhampton. Në vitin 1862 u vendos në Londër, ku kreu studimet për arkitekturë. Aty nis të studiojë dhe merret me letërsi. Kjo qe për Hardin ëndrra më e madhërishme e jetës.
10,41 
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000175

Botuesi: Ideart

Jeta pasionante e Mopasanit, Stephen Coulter

Ai dehej nga vera e jetës. Ai e donte qiellin si zog, pyllin si ujk endacak, shkëmbinjtë si dhi e egër, barin e dendur për t'u rrotulluar në të dhe për të vrapuar si mëz, qartësinë e ujit si peshk. Ai ndjente brenda tij jetën e të gjitha kafshëve të fushave, të gjitha instiktet, të gjitha dëshirat e turbullta të krijesave të gjalla...
7,29 
More

Referenca: SKU001939

Botuesi: Argeta LMG

Mbi uje, Gi de Mopasan

Titulli: Mbi ujëOrigjinali: Sur l'eduGjinia: NovelëAutori: Gi dë MopasanShqipëroi: Leonard MeroShtëpia botuese: Argeta – LMGViti: 2010Fq. 104Pesha: 0.11 kgISBN: 978-99956-17-64-6  
5,21 
More

Referenca: 2221

Botuesi: Dituria

Zonjusha Perlë, Gi de Mopasan

Një nga tregimet më të bukura të Mopasan, Zonjusha Perlë është shqipëruar nga dy kolosët e përkthimit, Halit Selfo dhe Vedat Kokona.
6,25 
More

Referenca: 2445

Botuesi: Dituria

Motrat Rondoli, Gi de Mopasan

Në këtë vëllim janë paraqitur novelat: Motrat Rondoli, Marroka, Zëvendësuesi, Shenja, Dhoma 11, E papritura, Gruaja ime, E vdekura, Kërcuri, E panjohura, Një portret, Ujku, Endacaku, Zonja Baptistë, Zonja Herme, Dora rrjepacake, Horla.
6,25 
More

Referenca: 2596

Botuesi: OMBRA GVG

Horla dhe tregime te tjera, Gi de Mopasan

Mopasani është shkrimtari i parë i shekullit XIX – të që e ka trajtuar në thellësi problemin e çmendurisë, jo si delir, por me tematikë klinike dhe të frikës. Horla është ai Tjetri, vëllai ynë i natës, që dyshon për ne, që na përkëdhel, që na përgjon, që i jep të gjitha veprimeve tona një kuptim negativ e pervers.
6,77 
More