• Banner

Tregimet, Jorge Luis Borges
  • Tregimet, Jorge Luis Borges

Tregimet, Jorge Luis Borges

Ky vëllim përmbledh të gjitha tregimet e shkruara nga Borges-i, një ndër trashëgimitë më ndikuese dhe më të jashtëzakonshme të letërsisë perëndimore. Universi borhesian, plot me pasqyra, labirinte, tigra, biblioteka, gauçot dhe maska, është një ndër peizazhet themelore të shekullit të XX.

12,75 GBP
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Tregimet
Origjinali: Cuentos completos
Kategoria: Tregime
Autori: Jorge Luis Borges
Shqipëroi: Bashkim Shehu
Botues: Pika pa sipërfaqe
Viti: 2022
Fq: 555
Pesha: 0.65 kg
ISBN: 978-9928-185-87-7
This book is in Albanian
Letërsia argjentinase. Tregime dhe novela


Mbi librin
Jorge Luis Borges (1899-1986) ishte poet, shkrimtar, eseist, përkthyes nga Argjentina. Ai lindi në Buenos Aires, në një familje të shtresës së mesme dhe një pjesë të rëndësishme të rinisë e kaloi në Europë. Kjo ishte hapësira dhe mjedisi kulturor që përcaktoi jetën dhe krijimtarinë e tij. Që herët, interesat e tij kulturore qenë ndër më të gjerat. Në vitet 1920 debutoi me poezi, më pas me prozë. Me kthimin në vendlindje, themeloi dhe kontribuoi në një sërë periodikësh, duke gjallëruar jetën letrare hispano-amerikane, në të cilën do të luante më pas një rol qendror. Botimi i parë me tregime ("Kopshti me shtigje që bigëzohen") i takon vitit 1941. Që nga ky çast, Borges-i u kthye në një autor klasik të letërsisë botërore. Më 1955 u emërua drejtor i Bibliotekës Kombëtare të Argjentinës, periudhë që do të përkojë edhe me rënien e shikimit të tij, deri në verbëri të plotë. Në të njëjtën periudhë dha mësim në Universitetin e Buenos Airesit dhe gjetkë nëpër botë. Shkroi në të gjitha zhanret deri në fund të jetës. Vdiq në Gjenevë në moshën 86-vjeçare.

Ky vëllim përmbledh të gjitha tregimet e shkruara nga Borges-i, një ndër trashëgimitë më ndikuese dhe më të jashtëzakonshme të letërsisë perëndimore. Universi borhesian, plot me pasqyra, labirinte, tigra, biblioteka, gauçot dhe maska, është një ndër peizazhet themelore të shekullit të XX. "Libri i librave" ishte një temë e preferuar dhe e ripërsëritur e Borges-it përgjatë të gjithë jetës dhe krijimtarisë së tij. Ky është libri i librave të tij.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928185877
ean13
9789928185877
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2155

Botuesi: Skanderbeg Books

Zonja Dalloway, Virginia Woolf

Ndërsa koha e mbrëmjes po afrohet, një mik i papritur mbërrin nga India: është i dashuri i saj i parë, Piter Uolsh, i cili i zgjon asaj kujtime të gjalla të së shkuarës gjersa, hap pas hapi, Klarisa Dalloway sjell në krye historinë e jetës së saj, ëndrrat e largëta të fëmijërisë dhe radhën e kaq viteve të shkuara që lëkundin martesën e sa të qetë.

Çmimi 5,53 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Zambaku

Ne, Jevgenij Zamjatin

Romani "Ne" i autorit rus Jevgenij Zamjatin është antiutopia e parë në fushën e letërsisë e të teorive shoqërore, njëherësh kryevepër letrare e autorit dhe vepër klasike e antiutopisë. E zhvendosur në kohë për njëmijë vjet, merr dhe karakterin e ukronisë.

Çmimi 6,38 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000184

Botuesi: Ideart

Letra Dashurie, Gustave Flaubert

Shkrimtari i tregon mikeshës së tij të zemrës brengën e dashurisë, i rrëfen fshehtësitë dhe drithërimat e shpirtit që dashuron, vështirësitë që ai hasur gjatë shkrimit të "Zonjës Bovari", vuajtjet dhe nganjëherë edhe zhgënjimet nga miqësitë, fryma e kohës dhe jeta në tërësi.

Çmimi 5,95 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Onufri

Komedia Hyjnore, Dante Alighieri

Vetëm kështu do të mund të zotëronte, sipas tij, humanizëm dhe demokratizim në marrëdhëniet më njerëzit e tjerë. Pjesëmarrja aktive në jetën shoqërore e politike të Firencës i siguroi Dantes karrierë të shpejtë e të ndritshme, por ndoshta edhe goditjen më të madhe e më të dhimbshme të jetës së tij.

Çmimi 25,50 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Diaboliket, Barbey D’Aurevilly

Diaboliket është pa dyshim vepra më përfaqësuese e shkrimtarit me personalitet të spikatur, Jules-Amédée Barbey d’Aurevilly: krijesat e tij, perverse dhe tërheqëse, të përbinshme dhe të adhuruara, përshkruhen me kënaqësinë e atij që, teksa lë të shfaqet kudo dëshira dhe epshi, i jep rëndësi erotike ccdo detaji dhe heronjtë e tij, dandy të lodhur e të...

Çmimi 11,90 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

I huaji, Albert Camus

Nga thellësitë e së ardhmes gjatë kësaj jete absurde që kisha bërë, një frymë e pakuptueshme ngjitej drejt meje duke kapërcyer vitet e pajetuara dhe kjo frymë rrafshonte në udhë e sipër gjithçka më shtrohej përpara në ato vite po aq të zbrazëta që po jetoja.

Çmimi 6,80 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Shkrime kritike, James Joyce

Shkrimet kritike të James Joyce-it prekin çështje nga më të ndryshmet: estetika, roli i shtypit, censura, historia e kulturës irlandeze, letërsia dhe perandoria e Anglisë. Këto shkrime përfshijnë artikuj gazetash, recensione, leksione, si dhe ese propagandistike.

Çmimi 6,80 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Dritan Tirana

Abatja e Kastros, Stendhal

E rritur në Kuvendin e Kastros, Helena i përket një familjeje të fuqishme të rrethinave të Romës. Ndërsa Zhyli është bir brigandi; dhe i varfër mes të varfërve. Midis tyre, në Italinë e shekullit XVI lidhet një dashuri si ato që di t'i ndërtojë vetëm Stendali, aq e pakufishme sa edhe e pamundshme.

Çmimi 5,10 GBP
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)