• Banner

  • Ka mbaruar
Gruaja me flatra, Dino Buzzati
  • Gruaja me flatra, Dino Buzzati

Gruaja me flatra, Dino Buzzati

Vepra letrare e Buzzati – t ka bërë rrugë të pandërprerë, ajo vazhdon të rrugëtojë nëpër botë. Po të ishte gjallë dhe ndokush ta quante të lavdishëm, ndoshta do të vinte buzën në gaz. Nuk është për t'u habitur, sepse ashtu si lavdinë, edhe vdekjen e pati pritur jo pa shaka.

5,95 GBP
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Gruaja me flatra
Gjinia: Novela
Autori: Dino Buzzati
Shqipëroi: Dritan ÇelaZija Çela
Shtëpia botuese: Ombra GVG
Viti: 2009
Fq. 240
Pesha: 0.297 kg.
ISBN: 978-99956-38-17-7

Mbi librin

Vepra letrare e Buzzati – t ka bërë rrugë të pandërprerë, ajo vazhdon të rrugëtojë nëpër botë. Po të ishte gjallë dhe ndokush ta quante të lavdishëm, ndoshta do të vinte buzën në gaz. Nuk është për t'u habitur, sepse ashtu si lavdinë, edhe vdekjen e pati pritur jo pa shaka. Njëherë, me zakonin për të pikturuar (Buzzati i mbushte dorëshkrimet me vizatime), bëri një skicë ku, me gjasë, i referohej vetes: një plak i mbështetur në bastun, i nisur si për një shëtitje të fundit.

Po atë verë, dikush e fiksoi me aparatin fotografik: Buzzati i plakur, i kërrusur në supe, duke shëtitur me bastun. Në tokë zgjatet hija e rrëzuar e trupit të tij. Ishte vera e vitit 1971. Nuk do të kalonin veçse pak muaj dhe, në janar 1972, do të ndërronte jetë. ... Përmes një libri thuajse pa mëtime nga autori, Italia u njoftua se po vinte një talent i lindur, ç'ka zakonisht shënohet në kalendar. Por as Europa s'do vononte, sidomos nëpërmjet reklamës parisiane, do ta ngrinte lart Buzzati – n si shkrimtar të magjishëm. Nuk është për t'u habitur që, ashtu si mjaft zbulime të mëdha, edhe disa nga shkrimtarët më të mëdhenj i kanë ardhur botës thuajse rastësisht.

Prandaj edhe kontakti i parë me veprat e tyre është konsideruar si zbulim. ... Modest e dyshues te vetja, ndërsa lëkundej mes hamendjesh nëse do të zinte një vend në gazetari, përveçse u bë profesionist në "Corriere della Sera", Buzzati – n e priste lavdia e shkrimtarit të madh. Dhe do ta dëshmonte me romanet: "Shkretëtira e tartarëve" (1940), "Invazioni i famshëm i arinjve në Siçili" (1945), "Një dashuri" (1963), si dhe me një koleksion të pasur tregimesh, ku arriti në majat e prozës së shkurtër moderne.

 

Detajet e librit
SKU000926
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001014

Botuesi: Dy lindje dhe dy perëndime

Kolombreja, Dino Buzzati

Kolombreja është  një përmbledhje me tregime e shkrimtarit Italian Dino Buzzati (Buxati) dhe që është publikuar për herë të parë në vitin 1966. Titulli i librit është edhe titulli i një prej tregimeve që flet për një përbindësh misterioz deti, krijesa më e frikshme e tregimeve të Buzzatit.

Çmimi 3,40 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001618

Botuesi: OMBRA GVG

Kryeveprat, Dino Buzzati

Dino Buzzati me më të mirat e krijimtarisë së tij vjen në një opus letrar. E para përmbledhje e plotë përfshin romanet "Një dashuri" dhe "Shkretëtira e Tartarëve", të sjella në shqip nga përkthyesi i njohur Dritan Çela, si dhe 60 tregime të përkthyera nga Hasan Bregu, pjesa më e madhe e të cilave ishte e panjohur më parë për publikun shqiptar.

Çmimi 21,25 GBP
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Cabej

Shënime nga bodrumi, Fjodor Dostojevski

Shënime nga bodrumi u botua për herë të parë në 1864 në stinën më të errët të karrierës së Dostojevskit. Ndër të parat romane të autorit, është si doracak i krejt filozofisë së tij dhe njëherësh vepra që u priu romaneve të mëdha të mëvonshme, si Idioti, Krim e ndëshkim e Vëllezërit Karamazov.

Çmimi 5,95 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: 2137

Botuesi: Te tjere

Vepra e plote, Georg Buchner

Studiova historinë e revolucionit. E ndieja veten të asgjësuar nga fataliteti i neveritshëm i historisë. Shikoj në natyrën njerëzore një njëtrajtësi të tmerrshme, shikoj në rrethanat njerëzore një dhunë të pashmangshme, e cila u është dhënë të gjithëve dhe asnjërit.

Çmimi 6,80 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Buzuku

Armiku i popullit, Henrik Ibsen

"Armiku i Popullit", i shkruar më 1883 – në një mot me kryeveprën e Nietzsche – s "Kështu foli Zarathustra", është drama e tij sociale m'e bukur dhe m'e fortë.... Subjekti i saj me pak fjalë është ky: Doktor Stokmani zbulon që uja e banjave, ku shërben si mjek, përmban mikrobe sëmundjesh të rrezikshme nga shkaku që qyngjet shkojnë nëpër toka të molepsura...

Çmimi 5,53 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

1984, George Orwell

Uinston Smith punon për Ministrinë e së Vërtetës në Londër, qyteti kryesor i Rripit Ajror. Vëllai i Madh vëzhgon nga çdo poster, Policia e Mendimit zbulon çdo akt tradhtie. Kur Uinstoni gjen dashurinë me Xhulian, ai zbulon se jeta nuk ka pse të jetë e mërzitshme dhe plogështuese, ndaj i hapen sytë nga mundësitë e reja.

Çmimi 11,90 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU000796

Botuesi: Onufri

Romeo dhe Zhulieta, Uiliam Shekspir

Temën e dashurisë Shekspiri e ka trajtuar në shumë vepra të tij, që nga sonetet, poemat dhe tragjeditë, por në asnjërën prej tyre kjo temë nuk është trajtuar si diçka në vetvete dhe e papërzier me probleme të tjera, siç është bërë kjo në "Romeo dhe Zhulietën".

Çmimi 4,25 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: 2596

Botuesi: OMBRA GVG

Horla dhe tregime te tjera, Gi de Mopasan

Mopasani është shkrimtari i parë i shekullit XIX – të që e ka trajtuar në thellësi problemin e çmendurisë, jo si delir, por me tematikë klinike dhe të frikës. Horla është ai Tjetri, vëllai ynë i natës, që dyshon për ne, që na përkëdhel, që na përgjon, që i jep të gjitha veprimeve tona një kuptim negativ e pervers.

Çmimi 5,53 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: UEGEN

Familja e tmerrshme, Emil Zola

Tek "Familja e tmerrshme" kam dashur të studioj temperamente e jo karaktere. Këtu qëndron arsyeja e ekzistencës së librit. Kam zgjedhur personazhe të dërrmuara prej nervave të gjakut, të privuara nga vullneti i lirë, të shtyrë për të vepruar në jetë nga fataliteti i mishit.

Çmimi 8,50 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: UEGEN

Qielli s’ka preferenca, Erih Maria Remark

Loja madhështore e dashurisë dhe e jetës në penën e mrekullueshme të Erih Maria Remark-ut, na jep dy figura, Lilian Dankërk dhe Klerfailin, të cilët ecin madhërishëm në buzë të greminës që ndan Qiellin nga Toka dhe ngre lart piedestalin e rinisë...

Çmimi 11,90 GBP
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)