Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
6,94 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
10,40 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
9,91 CHF
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Pështjellim ndjenjash, Stefan Cvajg
  • Pështjellim ndjenjash, Stefan Cvajg

Pështjellim ndjenjash, Stefan Cvajg

Argeta LMG

Botuar në vitin 1927, ky roman i shkurtër dhe i thellë njeh një sukses të jashtëzakonshëm, për shkak të risisë së guximshme të temës së tij. Ai bën pjesë në një nga kryeveprat e shkrimtarit të madh austriak.

6,84 CHF
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Pështjellim ndjenjash
Shënime intime për profesorin R. Von D.
Origjinali: Verwirrung der Gefühle
Private Aufzeichnungen des Geheimrates R.V.D
Gjinia: Novelë
Autori:  Stefan Cvajg
Shqipëroi: Edlira Dedja
Shtëpia botuese: Argeta
Viti: 2021
Fq. 180
Pesha: 0.19 kg
ISBN: 978-9928-303-61-5
Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin
Në moshën e tretë, një profesor i vjetër kujton të vetmen aventurë, e cila, më shumë se çdo nderim dhe sukses i karrierës së tij, ka shënjuar ekzistencën e tij.
Kur ishte vetëm nëntëmbëdhjetë vjeç, i magjepsur nga personaliteti i njërit prej mësuesve të tij, ndërkohë që kërkonte pa vetëdije një figurë atërore, tek ai lindi një ndjejë e fortë, e përzjerë me adhurim, nënshtrim dhe dashuri gati të sëmurë.
Zigmund Frojdi e ka vlerësuar shumë finesën dhe vërtetësinë me të cilën autori i Amok-ut dhe Lojtari i shahut risjell tek lexuesi trazimin e një pasioni dhe shqëtësimin që shkakton tek individët që mund të bëhen objekt i tij.
Botuar në vitin 1927, ky roman i shkurtër dhe i thellë njeh një sukses të jashtëzakonshëm, për shkak të risisë së guximshme të temës së tij. Ai bën pjesë në një nga kryeveprat e shkrimtarit të madh austriak.

Detajet e librit
Argeta LMG

Referencat specifike

isbn
9789928303615
ean13
9789928303615
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Fan Noli

I huaji, Albert Camus

Nga thellësitë e së ardhmes gjatë kësaj jete absurde që kisha bërë, një frymë e pakuptueshme ngjitej drejt meje duke kapërcyer vitet e pajetuara dhe kjo frymë rrafshonte në udhë e sipër gjithçka më shtrohej përpara në ato vite po aq të zbrazëta që po jetoja.
7,93 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Shqiptarka dhe urrejtja e saj, Pierre Chanlaine

Ajo afroi pranë buzëve të ethshme të komitit parakrahun e zhveshur dhe pastaj krahun. Xhemali, me gjithë fuqinë e hojëzave të gufuara e të syve të hermetikosur dehshëm, thithte krejt parfumin e atij mishi.
4,95 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Shtëpia e Librit

Tri monedhat e arit, Virginia Woolf

Ndërsa Evropa po rrëshqiste drejt luftës me ngritjen e fashizmit dhe Spanja gjendej sakaq në mes të një lufte civile të përgjakshme, Virginia Woolf botoi esenë Tri monedhat e arit, në të cilën vë në dukje lidhjen e pandashme mes patriarkatit dhe diktaturës, patriarkatit dhe luftës, patriarkatit dhe dhunimit të të drejtave të njeriut. 
8,92 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Dyqani magjik, H. G. Wells

E kisha parë nga larg Dyqanin Maglik disa herë; kisha kaluar andej një ose dy herë,por kurrë s'kisha menduar të hyja brenda, derisa një ditë....
2,97 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Argeta LMG

Otello, William Shakespeare

Tragjedia na prezanton me dy karaktere të shquara, Jagon dhe viktimën e tij. Me Jagon, si forcë dominuese, i cili bën që Otelloja të shikojë pabesinë e gruas së tij të re dhe të bukur, Desdemonës, dhe me lejtënantin e tij të zgjedhur, Mikael Kasin.
4,95 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Botime Koliqi

Vëllavrasësit, Nikos Kazantzakis

Nikos Kazantzakis u lind më 18 shkurt 1883 në Iraklion, Kretë, Perandoria Osmane (tani në Greqi) ndërsa vdiq më 26 tetor 1957, në Freiburg im Breisgau, në Gjermani). Ishte shkrimtar grek, shumë produktiv, shumëllojshmëria e veprave të së cilit përfaqësojnë një kontribut të madh në letërsinë moderne greke.
11,89 CHF
More
Në gjendje

Referenca: 2392

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Më e mira e botëve, Aldous Huxley

Më e mira e botëve mbetet romani më i sukesshëm jo për shkak të asaj çka parashikon. Më shumë, shkëlqimi i Më e mira e botëve dhe ajo çka e bën atë ende kaq të freskët, përtej moshës së saj tetëdhjetë vjeçare, është çka ajo thotë për qenien njerëzore në çfarëdo epoke: mallin tonë për dashuri dhe për një shoqëri që të na bëjë të ndihemi përnjëmend njerëzorë.
7,93 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: UEGEN

Pjereta, Honore de Balzak

Romani "Pjereta" është një poemë vuajtjeje që e bën lexuesin të mallëngjehet me historinë e vuajtshme të Pjeretës së vogël. Këtë heroinë, autori na e paraqet si një viktimë të njerëzve shpirtligj të shoqërisë borgjeze, të cilët, për të kënaqur ambicien dhe interesin vetjak shfrytëzojnë të gjitha mjetet.
7,93 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Jeta dhe fati, Vasily Grossman

Ai ka mundur të na shpalosë të plotë tragjedinë historike të popullit rus, që mundi të siguronte fitoren mbi armikun e egër e të fuqishëm, edhe pse së brendshmi sfilitej e dhunohej prej regjimit totalitar, fals e antinjerëzor.
19,82 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000538

Botuesi: OMSCA-1

Saga e Forsajteve, Roman 1, Xhon Gollsuorthi

Irena kthehet. Perdet ishin ulur se qe ngrysur, një zjarr i mirë kërcunjsh borige qe ndezur në vatër dhe në dritën e tij Somsi pa Irenën të ulur në këndin e saj të zakonshëm, atje në kanape. Mbylli derën ngadalë dhe iu afrua. Ajo nuk lëvizi nga vendi dhe bëri sikur s'e pa.
4,95 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Argeta LMG

Panairi i kotësive, Uilliam M. Thekeri, vol. 2

Zonja Beki Sharp, antiheroina e romanit "Panairi i Kotësive". Sharp (i/e mprehtë) siç ka emrin ka edhe tipin. Ajo e përdor mençurinë dhe dinakërinë e saj për t'u ngjitur më lart në shkallën shoqërore përmes mjeteve të vetme të disponueshme nga një grua në Anglinë e asaj kohe – flirtim strategjik.
12,39 CHF
More
Ka mbaruar