Rasti i çuditshëm i Benjamin Butonit dhe dy novela të tjera, F. S. Fitzgerald
  • Rasti i çuditshëm i Benjamin Butonit dhe dy novela të tjera, F. S. Fitzgerald

Rasti i çuditshëm i Benjamin Butonit dhe dy novela të tjera, F. S. Fitzgerald

Në këtë botim përmbledhës të tregimeve kryesore të shkrimtarit Francis Scott Key Fitzgerald, i njohur shkurt si Fitzgeraldi, paraqiten tri tregimet: “Rasti i çuditshëm i Benjamin Butonit” (The curious case of Benjamin Button), “Bernika shkurton flokët” (Bernice bobs her hair) dhe “Diamanti i madh sa Ritzi” (Diamond as big as the ritz).
Fitzgeraldi njihet si shkrimtari më i shquar i letërsisë amerikane që ilustroi me veprën e tij Epokën e Jazz-it. I njohur te lexuesi shqiptar përmes romaneve të tij (Getsbi i madh, Kjo anë e parajsës, E magjishme është nata dhe Të bukur dhe të mallkuar), tashmë i ofrohet edhe krijimtaria e tij në prozën e shkurtër, ku, praktikisht, Fitzgerald-i arriti kulmin e letërsisë së tij me portretimin e jetës moderne amerikane.

7,77 
Sasia
Në gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Rasti i çuditshëm i Benjamin Butonit dhe dy novela të tjera
Origjinali: The Curious Case of Benjamin Button
Gjinia: Novela
Autori: F. S. Fitzgerald
Shqipëroi: Fatbardha Statovci
Shtëpia botuese: Pema
Viti: 2020
Fq. 152
Pesha: 0.192 kg
ISBN: 978-9951-721-88-2
Ky libër është në gjuhën shqipe

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789951721882
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dritan Tirana

Kështjella e Kapelierit, Archibald J. Cronin

Kjo histori e famshme e Kroninit është një roman shpirttrazues krenarie, lakmie dhe ndëshkimi të tmerrshëm. Kur i ati e detyron Meri Brodin të shkëputet nga shkolla, duke prerë të gjitha kontaktet e saj me të shkuarën dhe të ardhmen, jeta e vajzës mbetet rrethi i ngushtë, i ftohtë, i trishtuar, i shtëpisë atërore në një qytet të vogël të Skocisë.
16,65 
More

Referenca: SKU002076

Botuesi: Pegi

Damka e turpit, Nathaniel Hawthorne

"Damka e turpit" është një nga klasikët më të njohur të letërsisë amerikane. I shkruar në vitin 1850, ky roman është një nga historitë romantike më prekëse të të gjitha kohërave. Temat e tij kryesore lidhen me rolin e gruas në familjes dhe në shoqëri, me mëkatin dhe kontrastin midis së kaluarës dhe së ardhmes.
8,88 
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Procesi, Franz Kafka

Në apartamentin e Jozef K – së, një nëpunës i rregullt banke, paraqiten dy policë me një urdhër – arresti për një krim të pacaktuar që paska kryer. Jozefi flet për këtë "faj" me zonjën Grubah, qiradhënësen, dhe zonjushën Byrstner, fqinjën. Nuk kalon shumë dhe K – ja thirret në një gjykatë të mbushur plot me njerëz, ku merret në pyetje nga një hetues dhe...
8,88 
More

Referenca: 2098

Botuesi: Onufri

Nata e dymbëdhjetë, Uiliam Shekspir

Ashtu si shumë komedi të tjera të Shekspirit, edhe kjo komedi përqendrohet mbi identitetin e rremë. Në skenat hyrëse, personazhi kryesor, Viola, shpëton nga mbytja për shkak të fundosjes së anijes dhe del në bregdetin e Ilirisë. Ajo humbet lidhjet me vëllanë e saj binjak, Sebastianin, të cilin e mendon tashmë të vdekur.
5,55 
More

Referenca: SKU002073

Botuesi: Te tjere

Katedralja e Parisit, Viktor Hygo

Të nesërmen në mëngjes, kur u zgjua, ajo e kuptoi që kishte fjetur dhe kjo gjë e çuditi. Esmeralda kishte kohë që nuk flinte. Një rreze gazmore e diellit, që po lindte, hyri nga dritarja dhe i ra asaj në fytyrë. Njëherësh me diellin, në dritare u duk edhe diçka tjetër, që i kalli frikën: fytyra e fatziut Kuazimodo.
8,88 
More

Botuesi: Argeta LMG

Gjeniu, Rinia, vol.1, Teodor Drajzer

A zotohesh t'a mbrosh, t'a nderosh, ta mbash, si të shëndoshë ashtu dhe të sëmurë dhe ti qëndrosh gjithmonë besnik, gjer në vdekje, duke i lënë mënjanë të gjitha të tjerat?" "Zotohem".
9,88 
More

Referenca: SKU002045

Botuesi: Argeta LMG

Xha Gorioi, Honore de Balzak

Ngjarja vendoset në "Pensionin Familiar" pronë e trashëguar e zonjës Voker e cila jetonte pa të shoqin e vdekur prej disa vitesh tashmë.Në këtë shtëpi qëndronin pleq e të rinj duke paguar një shumë mujore sipas marrvëeshjes. Një ndër banorët ishte Xha Gorio, një ish i pasur që e kishte krijuar kapitalin e tij duke shitur fide e makarona.
9,88 
More

Botuesi: Aleph

Bartlëbi, shkruesi, Herman Melville

Bartlëbi mund  të shihet si rishfaqja e frustrimeve të Melvill-it me situatën  e vet si shkrimtar  dhe vetë  rrëfimi ‘është për një shkrimtar që i zhvesh format konvencionale për shkak të tërheqjes së papërballueshme  ndaj çështjeve më të koklavitura filozofike.
9,99 
More

Botuesi: Dituria

Valët, Virginia Woolf

Valët konsiderohet si vepra artistike më e vështirë dhe më sfiduese e Virginia Woolfit. Vetë ajo e konsideronte si librin e saj “më të vështirë dhe më kompleks”. Është një libër sui generis, jo vetëm për  krijimtarinë e Woolfit, por për prozën angleze në tërësi.
11,10 
More

Referenca: 2129

Botuesi: Te tjere

Vellezerit Karamazov, vol 1, Fjodor Dostojevski

Fjodor Dostojevski u bë i famshëm për krijimin e "heroit të rrugës", një protagonist i mohuar nga shoqëria dhe në kërkim të shpengimit. Në novelat e tij ai eksploron temat e mëkatit, moralitetit dhe shpengimit të njeriut modern.
5,55 
More

Botuesi: Arka e Noes

Letra Milenës, Franz Kafka

Franz Kafka e takoi Milena Jesenskà-n në vitin 1920, kur ajo ishte duke përkthyer tregimet e tij të hershme në gjuhën çeke, dhe shumë shpejt marrëdhënia e tyre kaloi në një fazë më të ngushtë. Ndjenjat e Kafkës ndaj Milenës qenë aq të forta, saqë i rrëfeu asaj ditarët e tij dhe, duke vepruar kësisoj, i hapi asaj zemrën dhe i rrëfeu ndërgjegjjen e vet. 
13,32 
More

Referenca: SKU001937

Botuesi: Argeta LMG

Eugjen Onjegini, Aleksandër S. Pushkin

Romani në vargje "Eugjen Onjegini" është vepra madhore e Pushkinit, ajo që e bëri atë të pavdekshëm. Kritika e quajti romanin "Enciklopedi të jetës ruse të viteve 20' të shekullit XIX". Fillimi I shekullit të XIX - të shënoi një hov të përgjithshëm të jetës politiko - shoqërore të Rusisë, që ishte pasojë e luftës së madhe patriotike të popullit rus kundër...
6,66 
More

Botuesi: Toena

Zonja me kamelie, Aleksandër Dyma (i riu)

Histori tepër e dhimbshme dhe romantike e Margaritës! Ajo është një vajzë e zgjuar, zemërbardhë dhe tepër e bukur (një nga vajzat më të bukura në Paris), me prejardhje nga një shtresë e varfër. Margarita është e sëmurë me tuberkuloz dhe në spitalin ku kurohet njihet me Dukën, martohet dhe bën jetën e një zonje të madhe duke pritur e përcjellë dashnorët...
7,77 
More