• Banner

1984, George Orwell

Uinston Smith punon për Ministrinë e së Vërtetës në Londër, qyteti kryesor i Rripit Ajror. Vëllai i Madh vëzhgon nga çdo poster, Policia e Mendimit zbulon çdo akt tradhtie. Kur Uinstoni gjen dashurinë me Xhulian, ai zbulon se jeta nuk ka pse të jetë e mërzitshme dhe plogështuese, ndaj i hapen sytë nga mundësitë e reja.

11,90 GBP
Sasia
Artikujt e fundit në gjendje

Përshkrimi

Titulli: 1984

Origjinali: 1984

Gjinia:Roman 

Autori: George Orwell

Shqipëroi: Arben Kallamata

Shtëpia botuese: Onufri 

Viti: 2020

Fq. 360

Pesha: 0.61 kg

ISBN: 978-9928-313-66-9

Ky libër është në gjuhën shqipe

Formati: Kapakë të trashë

Mbi librin

1984 është vizioni tmerrues i George Orwell-it, i një të ardhmeje totalitare në të cilën çdo gjë dhe çdokush është skllav i një regjimi tiranik.

Uinston Smith punon për Ministrinë e së Vërtetës në Londër, qyteti kryesor i Rripit Ajror. Vëllai i Madh vëzhgon nga çdo poster, Policia e Mendimit zbulon çdo akt tradhtie. Kur Uinstoni gjen dashurinë me Xhulian, ai zbulon se jeta nuk ka pse të jetë e mërzitshme dhe plogështuese, ndaj i hapen sytë nga mundësitë e reja. Pavarësisht helikopterëve të Policisë që pluskojnë e fluturojnë mbi kokë, Uinston dhe Xhulia fillojnë të dyshojnë te Partia; ata e kthejnë vëmendjen te konspiracionet. Megjithatë, Vëllai i Madh nuk do t’i tolerojë kundërshtimet – edhe nëse janë në mendje. Për ata që kanë mendime origjinale, ata shpikën Dhomën 101…

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928313669
ean13
9789928313669
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000886

Botuesi: Zenit Editions

1984, George Orwell

Romani 1984 flet për një botë që gjendet e ndarë në një konflikt të vazhdueshëm. Konflikti justifikon sundimin e qeverisë, e cila ka zhvilluar shkencën me qëllimin për të kontrolluar dhe shtypur individin. Bota e Orwell është ajo ku jeta private e individit nuk ekziston. 

Çmimi 8,50 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Pema

1984, George Orwell

Ne ndryshojmë nga të gjitha oligarkitë e së shkuarës, ngaqë dimë se ç’bëjmë… Nazistët gjermanë dhe komunistët rusë përdornin gati të njëjtat metoda me tonat, por s’patën kurrë guximin t’i pranonin motivet e tyre. 

Çmimi 10,20 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

1984, George Orwell

Regjimi totalitar i Vëllait të Madh, që vëzhgon vazhdimisht gjithkënd dhe  gjithçka nëpërmjet ekraneve të panumërta, ushtron kontrollin absolut mbi  veprimet dhe ndërgjegjet e njerëzve. Gjithçka i shërben pushtetit. Librat,  gazetat, arkivat dhe mendjet falsifikohen pareshtur, sepse “kush ka në dorë të  shkuarën, ka në dorë të ardhmen; kush ka në dorë të...

Çmimi 8,50 GBP
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2620

Botuesi: UEGEN

Adoleshenti, Fjodor Mihajllovic Dostojevski

Unë mendoj kështu: kur qesh një njeri, nuk shihet dot me sy! Se të qeshurit ia bën më të theksuar vulgaritetin njeriut, i theksohet diçka poshtëruese, ndonëse vetë personi as që dyshon ndonjëherë për këtë. Se as këtë s'e dimë: çfarë shpreh fytyra jonë kur flemë?

Çmimi 11,05 GBP
More
Ka mbaruar

E varfër dhe e bukur, Teodor Drajzer

E vetmja derë që i hapet për punë në qytet është dera e hotelit më të mirë të qytetit. Aty ato, nënë dhe bijë, fillojnë punë duke pastruar hotelin dhe duke bërë çdo punë tjetër të rëndomtë që kishte hoteli. 

Çmimi 11,90 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Ferma e kafshëve, George Orwell

Thellësisht aktual dhe po aq i freskët sa ç’ka qenë më shumë se gjysmë shekulli  më parë, “Ferma e kafshëve” është një përrallë për ata që mëtojnë të jenë  çlirimtarë kudo në botë. Teksa dëshmohet, përmes thjerrës së historisë, ngritja dhe rënia e përgjakshme e kafshëve revolucionare, dallohen farat e  totalitarizmit në sistemet më ideale, si dhe...

Çmimi 6,80 GBP
More
Në gjendje

Referenca: 2596

Botuesi: OMBRA GVG

Horla dhe tregime te tjera, Gi de Mopasan

Mopasani është shkrimtari i parë i shekullit XIX – të që e ka trajtuar në thellësi problemin e çmendurisë, jo si delir, por me tematikë klinike dhe të frikës. Horla është ai Tjetri, vëllai ynë i natës, që dyshon për ne, që na përkëdhel, që na përgjon, që i jep të gjitha veprimeve tona një kuptim negativ e pervers.

Çmimi 5,53 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Të mërguarit, James Joyce

Për këtë vepër, Padraic Colum shkruan për librin. "'Të mërguarit' nuk është një dramë mbi tradhtinë, të njëmendtë apo të dyshuar. Autori i "Portretit të artistit në rini", nuk do të na paraqesë diçka kaq banale. Nuk është një duel mes Richard Rouanit dhe Robert Hendit për të zotëruar Bertën.

Çmimi 5,95 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000312

Botuesi: Botimet Dudaj

Shkelqesia e tij, Emil Zola

Heroi kryesor i romanit është Eugjen Rugoni, Ministër i Punëve të Brendshme i Napoleonit lll, një nga njerëzit më aktivë të epokës, të cilën Zolai e ka quajtur me të drejtë: "epokë absurde e marrëzisë dhe e turpit". Romani zbulon makineritë e fshehta politike të së ashtuquajturës "Perandori autoritare".

Çmimi 4,76 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: SARAS

Ali Pasha, krime famëkeqe, Alexandre Dumas

I shkruar gati 40 vjet pas vdekjes së Ali Pashë Tepelenës, prej një prej personazheve më të njohura të letrave franceze, një shkrimtar sallonesh do ta quaja Aleksandër Dumas, "Ali Pasha, krime famëkeqe" është konsideruar nga historianët, si një nga biografitë më të mira kushtuar kësaj figure kaq kontroverse të historisë sonë.

Çmimi 6,80 GBP
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)