orestia, eskili, perkthyer nga kadare
  • orestia, eskili, perkthyer nga kadare

Orestia, Eskili

SKU000869
Onufri

Nëpër njërën portë do të hyjë duke shkelur mbi qilimin e purpurt mbreti Agamemnon për të mos dalë më kurrë prej andej. Në të njëjtën portë ose në tjetrën do të dalë mbretëresha Klitemnestra me sëpatën e përgjakur, duke u përpjekur të përligjë krimin që sapo ka kryer.

7,77 
Sasia
Ne gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Orestia
Origjinali: Orestèia
Gjinia: Tragjedi
Autori: Eskili
Shqipëroi: Ismail Kadare
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2006
Fq. 216
Pesha: 0.372 kg
ISBN: 978-99943-32-88-0

Mbi librin

Në fund të skenës, pallati i Atridëve. Ky është shënimi që duhej të hapte Orestian, veprën monumentale, të vetmen që ka mbërritur e plotë gjer tek ne nga rroposja eskiliane. Shënimi mund të ketë qenë i autorit apo i ndonjë vënësi në skenë të mëvonshëm, kjo s'ka rëndësi. Përpara nesh është pallati me tri porta, në çdonjërën prej të cilave do të zhvillohen ngjarje nga më tragjiket që mund të përfytyrojë mendja njerëzore.

Nëpër njërën portë do të hyjë duke shkelur mbi qilimin e purpurt mbreti Agamemnon për të mos dalë më kurrë prej andej. Në të njëjtën portë ose në tjetrën do të dalë mbretëresha Klitemnestra me sëpatën e përgjakur, duke u përpjekur të përligjë krimin që sapo ka kryer. Nëpër njërën nga ato porta do të hyjë më pas i biri, Oresti, për të dalë edhe ai, këtë herë me shpatën mëmëvrasëse në njërën dorë dhe në tjetrën me pëlhurën – rrjetë me njolla gjaku të thara, me ndihmën e së cilës nëna e tij ka prerë të atin.

Dhe, ashtu si edhe të tjerët, edhe ai do të përligjë përpara botës vrasjen e tij, por ndërkaq do të mbërrijnë erinitë për t'ia errrësuar gjykimin e për ta kthyer të folurën e tij në një përçartje. Por të gjithë këta s'janë veçse "bij e nipër krimesh të vjetra", që prej vitesh kanë gëluar brenda këtij pallati. Muret e tij kanë parë e dëgjuar gjëra të llahtarshme, prej të cilave ne shikojmë vetëm aktet e fundit.

Vrasje midis vëllezërish për pushtet, gosti makabre, ku të ftuarit i shërbehen si gjellë gjymtyrët e fëmijëve të vet, net makthi të ndërgjegjeve të vrara, mallkime, ankthe dhe parandjenja krimesh të ardhshme. Të gjitha këto i mësojmë dalëngadalë nga kori, përpara të cilit shpalosen unazat e fundit të këtij vargori të rëndë.

Siç dihet, motivin e kësaj gjëme Eskili e ka nxjerrë nga epet e vjetra gojore, ku flitet për mallkimin që rëndonte mbi pallatin e Pelopidëve (ose Atridëve), ku gjakmarrja fisnore, e gërshetuar me luftën për pushtet, vazhdonte të pillte vrasje pas vrasjesh. Ideja e Eskilit se krimi lind krimin është e nënvizuar në këtë vepër më qartë se kudo. Por trilogjia është e mbushur me motive të tjera të mëdha për luftën dhe për paqen, për fatkeqësinë që pëson jo vetëm viktima e mundur, por edhe dhunuesi fitimtar, për shpagimin e çdo teprimi, për flijimin në emër të ambicies, për marrëdhëniet njeri – shtet, ndërgjegjie – nënndërgjegjie, detyrë – pasion etj. Ide anti – tiranike e përshkojnë trilogjinë nga kreu në fund.

Herë – herë, lajmi i një vrasjeje në pallat lidhet me shqetësimin se mos po shpallet një tirani e re. Kështu, për shembull, në çastin kur merret vesh mbytja e Agamemnonit, për nga shpeshtia e të folurit dhe e trazimit të brendshëm, kori antik i ngjet një grumbulli gazetarësh të sotëm në portat e një ndërtese presidenciale, ku porsa ka ndodhur një grusht shteti. Një nga motivet kryesore të veprës është problemi i parësisë së gjakut atëror ose mëmësor. E thjeshtë, në pamje të parë, kjo ka qenë një nga çështjet themelore mbi të cilat janë ngritur të gjitha kodet juridike të vjetra e të reja, çështje që ka shkaktuar drama të panumërta mbi rruzullin tokësor.

Në trilogjinë "Orestia", pyetja shtrohet saktë dhe prerë: nga rrjedh fisi, nga nëna apo nga babai? Hyjnitë e vjetra, erinitë, janë për nënën; të rinjtë, Apoloni e Atena, për atin. Engelsi thotë se kjo është një jehonë e largët e luftës mijëvjeçare midis matriarkatit që po humbte dhe patriarkatit që po fitonte.

Mbi autorin

Eskili jetoi midis viteve 525 dhe 456 para erës sonë. Ai nuk qe vetëm dëshmitar dhe kronist i kohës së vet, por edhe pjesëtar i dramës që po luhej. Megjithëse nga origjina i përkiste aristokracisë, gjithë simpatitë, synimet dhe idetë e tij prireshin nga forcat më përparimtare dhe demokratike. Ai mori pjesë në dy betejat e mëdha kundër persëve: në Maratonë dhe në Salaminë. Kjo pikë e biografisë së tij është jo vetëm më e sigurta (në epitafin e varrit të tij nuk kujtohet vepra letrare, por ky fakt), por që përbën edhe një faktor vendimtar për kuptimin dhe zbërthimin e veprës së tij.

Hollësitë e tjera të biografisë së tij janë ose legjenda ose pak të sakta. Ekziston një "Jetë" e tij e shkruar nga një autor anonim, por që s'është as tepër serioze, as tepër e besueshme. Një grusht hollësish te tjera, tepër të kursyera thuhen për të: është akuzuar se në një nga tragjeditë e tij ka nxjerrë sekretet e mistereve (s'duhet harruar se fjala mistere ka lidhje me teatrin). Thuhet se ka marrë pjesë edhe në fushatën e Trakës kur ishte pesëdhjetë vjeç. Suksesi i tij i parë ka qenë "Persët", tragjedia e vetme me temë bashkëkohore që ka mbetur prej tij.

Në konkurset e mëvonshme ka pasur për rival Sofokliun e ndoshta Euripidin. Fitorja e tij e dytë qe "Të shtatë kundër Tebës". Më 458, në moshën 67 vjeç fitoi me trilogjinë "Orestia" dhe fill pas kësaj u largua nga Athina në Siçili. Motivi i këtij largimi ka mbetur i paqartë. Është folur për fyerje prej publikut, prej jurive, por këto janë pak të besueshme. Mund të ketë pasur arsye të thella politike.

Eskili vdiq larg Athinës më 456. Gojëdhëna e vrasjes së tij prej një shqiponje, e cila duke e pandehur kokën e tij për një shkëmb, lëshoi sipër saj breshkën e kapur, hyn ndër legjendat, disa herë të pakuptimta, që qarkulluan gjatë mijëvjeçarëve për të. Gjysmë shekulli pas vdekjes, Aristofani e portretizoi si njeri krenar dhe pasionant.

 

Detajet e librit
SKU000869
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2536

Botuesi: OMSCA-1

Në moshën e pafajësisë, Edith Wharton

Romani "Në moshën e pafajësisë" përqendrohet në martesën e pashmangshme të një çifti të klasës së lartë dhe në shfaqjen e një gruaje të gjendur në një skandal, e cila kërkon lumturinë e çiftit.
9,99 
More

Botuesi: Santori

Bota e djeshme, Stefan Zweig

Bota e djeshme janë Vjena dhe Europa e 1914 – s, ku Stefan Cvajgu u rrit dhe pati sukseset e para si shkrimtar, ku lexoi me pasion, shkroi dhe udhëtoi, lidhi miqësi me Frojdin, Rilken dhe Valerinë... Një botë e stabilizuar ku, me gjithë tensionet nacionaliste, liria e mendimit gëzonte gjithë të drejtat.
16,65 
More

Botuesi: Pegi

Burimi i jetës, Ayn Rand

Ky klasik i të gjitha kohërave rrëfen historinë e një arkitekti të ri dhe rebel, betejën e tij kundër standardeve konvencionale dhe lidhjen e dashurisë shpërthyese me një grua të bukur që do ta mundë me çdo kusht. I freskët sot, po aq sa kur u botua për herë të parë, ky roman flet për një hero dhe për ata që përpiqen ta mundin.
14,43 
More

Referenca: SKU000748

Botuesi: Onufri

Shtëpia misterioze, Honore de Balzac

Në qoftë se do t'ju shtynte kurKjo shtëpi e zbrazët dhe e shkretë është një kashë e lashtë që s'e ka zgjidhur asnjeri. Më përpara kishte qenë një çiflig i vogël dhe emrin e kishte La Grande Bretèche. Për sa kohë m'u desh të qëndroja në Vandom, ku më kishte lënë Despleni të shëroja një pasanik të sëmurë, pamja e kësaj banese të çuditshme më ngjallte...
3,33 
More

Referenca: SKU001896

Botuesi: UEGEN

Idioti, Fjodor Mihajllovic Dostojevski

Fjodor Dostojevski u bë i famshëm për krijimin e "heroit të rrugës", një protagonist i mohuar nga shoqëria dhe në kërkim të shpengimit. Në novelat e tij ai eksploron temat e mëkatit, moralitetit dhe shpengimit të njeriut modern.
18,87 
More

Referenca: 2201

Botuesi: Tirana Times

Studim gruaje, tregime franceze

Në këtë vëllim janë përmbledhur disa nga tregimet e Volterit, Markezit De Sad, Honore de Balzakut, Sharl Bodlerit, Stefani Malarmesë, Gi dë Mopasanit, Marsel Prustit, Mauris Level dhe Rene Daumalit.
6,66 
More

Botuesi: Onufri

Eneida, Virgjili

Për dymijë vite, rrëfimi epik i arratisjes së Eneas nga Troja, marrëdhënies fatkeqe të dashurisë me Didon, zbritjes së tij në botën e nëndheshme dhe historisë gjakatare pas ngritjes së Romës, ka elektrizuar audiencat në mbarë botën.
22,20 
More

Botuesi: Univers

Frankenshtajni, Mary Shelley

Një nga librat më të fortë të historisë së letërsisë, Frankenshtein është bërë simbol i shkencës së shkuar keq dhe një shprehje figurative me një përdorim jashtëzakonisht të larmishëm.
13,32 
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000227

Botuesi: Te tjere

Sofokliu, Vepra e Plote

Sofokliu mori pjesë në konkurset tradicionale më tepër se njëzet herë, tetëmbëdhjetë herë zuri vendin e parë dhe më të rrallë të dytin, asnjëherë vendin e tretë. Nuk udhëtoi kurrë jashtë atdheut të tij, Atikës, që e donte aq shumë sa që shtyu çdo lloj ftese që i bënin sundimtarët e ndryshëm për ta pasur në oborret e tyre.
13,32 
More

Referenca: SKU000785

Botuesi: Almeira

Antigona, Sofokliu

Titulli. AntigonaDramëAutori: SofokliuShqipëroi nga greqishtja e vjetër: Prof. Sotir PapahristoShtëpia botuese: AlmeiraViti: 2008f. 104Pesha: 0.13 kg.
3,33 
More

Referenca: SKU000786

Botuesi: Almeira

Edipi Mbret, Sofokliu

Sofokliu, jeta e të cilit mbulon pothuaj të gjithë shekullin e V-të (496 - 406 para Krishtit), ështëkronologjikisht i dyti poet i madh i Greqisë së Vjetër ndërmjet Eskilit dhe Euripidit. Nga vepra e pasur dhe e larmishme e Sofokliut nuk ka shpëtuar veç një pjesë e tij e vogël dhe ajo vetëm nga dramat e tij.
4,44 
More

Referenca: 2250

Botuesi: Te tjere

Prometeu i lidhur, Eskili

Eskili lindi në një fshat afër Athinës në Eleuzinë rreth vitit 525 para Krishtit. Ai i takonte një familjeje aristokrate. Eskili ka pasur një veprimtari shumë të gjerë letrare. Kohë kur jetoi ai u përcoll me zhvillime dramatike, qoftë në trajtën e luftës politike ndërmjet vetë grekëve, qoftë në përballje me persët.
3,33 
More