• Banner

Çajld Haroldi, Xhorxh Gordon Bajron

Haroldi është cilësuar hero bajronian tipik romantik. Ai është me një superioritet moral, intelektual, me zhgënjime nga realiteti i jetës politike, shoqërore por dhe personale. Ka një shpërfillje për opinionin publik, me ndjenja liri-dashëse e demokratike. Ai mahnitet pas vendeve ekzotike dhe dëshiron të shkëputet nga realiteti i vendit ku jeton. 

92,00 SEK
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Çajld Haroldi

Origjinali: Childe Harold's Pilgrimage

Gjinia: Poemë

Autori: Xhorxh Gordon Bajron

Shqipëroi: Skënder Luarasi

Shtëpia botuese: Argeta LMG

Viti: 2017

Fq. 240

Pesha: 0.240 kg

ISBN: 978-9928-192-73-8

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Çajld Harold është një poema liriko-epike e Bajronit, e cila shënoi arratisjen e madhe romantike, falë mjeshtrisë së rrëfimit përmes ditarit nga autori, Xhorxh Bajroni. Kjo vepër është kthyer në modelin e gjithë letërsisë romantike europiane të shekullit të XIX. Vepra përbëhet nga katër këngë të gjata, me mbi 500 strofa. Ka trajtën e një rrëfimi të lirë, me strofa spenseriane 9 vargëshe me varg pesëkëmbësh jambik. Kjo lloj strofe të lë mjaft hapësirë për përshkrime dhe i shkon përshtat asaj ç’ka Bajroni dëshiron të na përcjellë mes rreshtave. Midis tyre ka dhe intermezzo me strofa 4 vargeshe.

Haroldi është cilësuar hero bajronian tipik romantik. Ai është me një superioritet moral, intelektual, me zhgënjime nga realiteti i jetës politike, shoqërore por dhe personale. Ka një shpërfillje për opinionin publik, me ndjenja liri-dashëse e demokratike. Ai mahnitet pas vendeve ekzotike dhe dëshiron të shkëputet nga realiteti i vendit ku jeton. Megjithatë ai është një hero aktiv, e jo personazh pasiv siç janë cilësuar më së shumti personazhet romantike. Personazhi i kushtohet një ideali të lartë e fisnik, një misioni historik. Gjithashtu, propagandon për lirinë, bën thirrje për humanizëm dhe paqe. Poeti këtu shpreh aspiratat dhe idealet e tij.

Temat që trajton kjo vepër janë liria, forca e natyrës, marrëzia e dashurisë, vlerësimi i kulturës antike, realizmi në letërsi dhe arti.

Detajet e librit
Argeta LMG

Referencat specifike

isbn
9789928192738
ean13
9789928192738
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Zambaku

Pajtoni, Nikollai V. Gogol

Janë tregime me subjekt të gërshetuar fantastik dhe realist: përshkrimi i jetës fshatarake, i zakoneve dhe i dokeve të atyre anëve, shoqërohet me përshkrimet e paharrueshme të natyrës dhe me riprodhimin e goditur të gojëdhënave në frymën e folklorit ukrainas. 

Çmimi 69,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: 2316

Botuesi: Argeta LMG

Net te bardha, F. M. Dostojevski

Fjodor Dostojevski ka lindur më 11 nëntor 1821, Moskë, Rusi. Jeta e autorit rus Fjodor Dostojevski, ndër figurat më të shquara të literaturës botërore, ishte dëshmi e vuajtjeve. Në moshën 15 vjeçare nëna i vdes nga tuberkulozi; dy vjet më pas vdes gjithashtu edhe i ati, një alkoolist i dhunshëm, për të cilin besohet se u vra nga shërbëtorët e tij.

Çmimi 46,00 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: 2709

Botuesi: Bota Shqiptare

Të mjerët, (vepra e plotë me tre vëllime) Viktor Hygo

Në këtë roman tregohet viktima e një rendi shoqëror. Në episodin e parë kemi ngjarje nga Zhan Valzhani dhe prifti i Denjit, Murieli. Zhani është i dënuar me burg, ngase kish bërë vjedhje për të siguruar kafshatën e gojës. Ai arriti të ikë nga burgu, strehohet te prifti i Denjit, prifit me humanizmin e tij e pranon.

Çmimi 414,00 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001337

Botuesi: Dituria

Konti i Monte-Kristos, Vëllimi 1, Aleksandër Duma

1815. Luigji XVIII ka hipur përsëri në fron,por ai përplaset me opozitën,në të cilën Perandori Napoleon,I internuar në ishullin e Elbës, mendon të shfrytëzojë. Në Marsejë, ku mbretëron përçarja civile, është çasti më i volitshëm për larje llogarish politike dhe të burgosur në kështjellën e Ifit, pa e ditur arsyen...

Çmimi 143,75 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: OMSCA-1

Një këngë feste, Charles Dickens

Romanin "Një këngë feste" është një libër i dashur për breza e breza të tërë lexuesish. Protagonisti kryesor i këtij romani është Skruxhi, një njeri në moshë, i varfër në shpirt, cinik, i vetmuar e pa miq.

Çmimi 57,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Kambana e qelqtë, Sylvia Plath

Esteri është një studente e shkëlqyer, një vajzë e bukur dhe e talentuar, por ajo po fundoset pak nga pak, fshehurazi e për arsye që as vetë nuk i ka krejt të qarta. Në kryeveprën e saj të njohur e të gjithëkohshme, Sylvia Plath, tinëzisht, e tërheq lexuesin brenda shkatërrimit të Esterit, dhe e bën me një forcë të tillë, sa marrëzia e saj bëhet e...

Çmimi 115,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000772

Botuesi: Onufri

Rubairat, Omar Khayam

Rubairat janë një nga veprat poetike më të bukura të botës. Janë aq të kjarta sa mund të merren vesh lehtë prej cilitdo këndonjësi të zakontë, aqë të thella nga kuptimi sa një Rubai vlen disa togje vëllimesh, aqë moderne nga mejtimet dhe ndjenjat, sa na duket që auktori i tyre ka rrojtur në kohët tona dhe në zemër të Evrop

Çmimi 57,50 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001278

Botuesi: Kokona

David Koperfildi 1, Carls Dikens

Historia rrëfen jetën e David Koperfildit nga fëmijëria në pjekurinë e tij. Davidi ka lindur në Angli rreth viteve 1820. I ati i Davidit ka vdekur gjashtë muaj para se ai të lindte dhe pas shtatë vitesh, e ëma e tij martohet me Mister Eduard Mardston.

Çmimi 115,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Infbotues

Faust, Johann Wolfgang von Goethe

Libri fillon me marrëveshjen ku Krijuesi thekson mirësinë që ndodhet brenda njeriut, ndërsa djalli, Mefistofeli, ngulmon për të kundërtën. Kjo marrëveshje është bërë mbi doktor Faustin dhe ngjarjet që zhvillohen rreth tij.

Çmimi 115,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Romeo dhe Zhuljeta ne fshat, Gottfried Keller

Titulli i këtij romani, i cili sipas mendimit të kritikës letrare bën pjesë ndër veprat më të lexuara të letërsisë botërore në përgjithësi dhe të letërsisë gjermane në veçanti, i referohet tragjedisë së Shekspirit dhe është një përshtatje e përmbajtjes së saj, por ndërkaq autori e zhvendos vendin e ngjarjes të kësaj historie tragjike dashurie në epokën e...

Çmimi 80,50 SEK
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)