Çajld Haroldi, Xhorxh Gordon Bajron
  • Çajld Haroldi, Xhorxh Gordon Bajron

Çajld Haroldi, Xhorxh Gordon Bajron

Argeta LMG

Haroldi është cilësuar hero bajronian tipik romantik. Ai është me një superioritet moral, intelektual, me zhgënjime nga realiteti i jetës politike, shoqërore por dhe personale. Ka një shpërfillje për opinionin publik, me ndjenja liri-dashëse e demokratike. Ai mahnitet pas vendeve ekzotike dhe dëshiron të shkëputet nga realiteti i vendit ku jeton. 

8,33 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Çajld Haroldi

Origjinali: Childe Harold's Pilgrimage

Gjinia: Poemë

Autori: Xhorxh Gordon Bajron

Shqipëroi: Skënder Luarasi

Shtëpia botuese: Argeta LMG

Viti: 2017

Fq. 240

Pesha: 0.240 kg

ISBN: 978-9928-192-73-8

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Çajld Harold është një poema liriko-epike e Bajronit, e cila shënoi arratisjen e madhe romantike, falë mjeshtrisë së rrëfimit përmes ditarit nga autori, Xhorxh Bajroni. Kjo vepër është kthyer në modelin e gjithë letërsisë romantike europiane të shekullit të XIX. Vepra përbëhet nga katër këngë të gjata, me mbi 500 strofa. Ka trajtën e një rrëfimi të lirë, me strofa spenseriane 9 vargëshe me varg pesëkëmbësh jambik. Kjo lloj strofe të lë mjaft hapësirë për përshkrime dhe i shkon përshtat asaj ç’ka Bajroni dëshiron të na përcjellë mes rreshtave. Midis tyre ka dhe intermezzo me strofa 4 vargeshe.

Haroldi është cilësuar hero bajronian tipik romantik. Ai është me një superioritet moral, intelektual, me zhgënjime nga realiteti i jetës politike, shoqërore por dhe personale. Ka një shpërfillje për opinionin publik, me ndjenja liri-dashëse e demokratike. Ai mahnitet pas vendeve ekzotike dhe dëshiron të shkëputet nga realiteti i vendit ku jeton. Megjithatë ai është një hero aktiv, e jo personazh pasiv siç janë cilësuar më së shumti personazhet romantike. Personazhi i kushtohet një ideali të lartë e fisnik, një misioni historik. Gjithashtu, propagandon për lirinë, bën thirrje për humanizëm dhe paqe. Poeti këtu shpreh aspiratat dhe idealet e tij.

Temat që trajton kjo vepër janë liria, forca e natyrës, marrëzia e dashurisë, vlerësimi i kulturës antike, realizmi në letërsi dhe arti.

Detajet e librit
Argeta LMG

Referencat specifike

isbn
9789928192738
ean13
9789928192738
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botime Nazarko

Kolonel Shaberi, Balzak

Pajisur me një personalitet të fortë, sa gjenial, aq edhe kokëfortë, i dashuruar me absoluten, Honore dë Balzak ishte një nga kolosët e letërsisë franceze dhe më i lexuari i gjysmës së parë të shekullit 19-të, njëherazi përfaqësuesi i realizmit evropian.Ndër kryeveprat e tij të shumta, citojmë: “Komedia njerëzore”, “Iluzionet e humbura”, “Xha Gorioi”, etj.
2,29 
More

Referenca: SKU001192

Botuesi: AIIS - Tirana Times

Biseda me Jorge Borges

Në këto pyetje – përgjigje për radion argjentinase, ai nuk vjen si një shkrimtar i moshuar i mbushur me nderime, por si një njeri në kulmin e zgjuarsisë së tij, erudit dhe tërheqës, që përgjatë tridhjetë bisedave ngacmuese, do të zbulojë pak nga pak fushën e gjerë të refleksioneve dhe frymëzimit të tij.
10,41 
More

Referenca: 2130

Botuesi: Te tjere

Vellezerit Karamazov, vol 2, Fjodor Dostojevski

Fjodor Dostojevski u bë i famshëm për krijimin e "heroit të rrugës", një protagonist i mohuar nga shoqëria dhe në kërkim të shpengimit. Në novelat e tij ai eksploron temat e mëkatit, moralitetit dhe shpengimit të njeriut modern.
7,29 
More

Referenca: SKU000562

Botuesi: OMSCA-1

Aivenhoi, Uollter Skot

Titulli: AivenhoiOrigjinali: IvanhoeGjinia: RomanAutori: Uollter SkotShqipëroi: Hamit KokalariShtëpia botuese: OMSCA-1Viti: 2004Fq. 460Pesha: 0.522 kg.ISBN: 978-99927-52-43-2
8,33 
More

Botuesi: Zenit Editions

Giacomo Joyce, James Joyce

James Joyce e shkroi këtë skicë të hollë dashurie në korrik – gusht 1914. Sipas Richard Ellmann – it, biografi unik i autorit, faktet e shumta e përcaktojnë këtë periudhë si të qenësishme, megjithëse dorëshkrimi, ndryshe nga veprat e tjera të Joyce – it, nuk ka dalë.
5,21 
More

Botuesi: Onufri

Don Kishoti i Mançes , vëllimi 1+2, Miguel De Cervants Saavedra

Këta të dy marrin përsipër barrën të ringjallin periudhën e kalorësve të arratisur, domethënë ta kthejnë Spanjën edhe tërë botën nja 300 vjet prapa e të hidhen: nga Spanja e madhe e centralizuar, që ka zaptuar gjysmën e Amerikës, në Spanjën e vogël e të përçarë dhe të shtypur prej arabëve; nga Koha Moderne në Kohën e Mesme; nga kapitalizmi në feudalizëm;...
31,23 
More

Botuesi: Fan Noli

Romeo dhe Zhuljeta ne fshat, Gottfried Keller

Titulli i këtij romani, i cili sipas mendimit të kritikës letrare bën pjesë ndër veprat më të lexuara të letërsisë botërore në përgjithësi dhe të letërsisë gjermane në veçanti, i referohet tragjedisë së Shekspirit dhe është një përshtatje e përmbajtjes së saj, por ndërkaq autori e zhvendos vendin e ngjarjes të kësaj historie tragjike dashurie në epokën e...
7,29 
More

Botuesi: Dukagjini

Mjegull, Miguel de Unamuno

"Mjegull” nga Miguel de Unamuno, është një ndër librat më të mirë të këtij autori që solli ndryshime të mëdha në letërsinë botërore, qoftë për nga trajtimi tematik, qoftë për nga risitë narratologjike.
9,99 
More

Botuesi: Pema

Bankieri anarkist, Fernando Pessoa

Kjo vepër mund të lexohet si një roman – romani i një jete, gabimeve dhe dyshimeve të saj, deri në përfundimin ngadhnjyes. Bankieri, i nisur nga asgjë, ka bërë pasuri. Përse dhe si? Këtë përpiqet të na shpjegojë ai, nëpërmjet një sërë arsyetimesh me një logjikë të pathyeshme, por edhe me një bishtnim të hareshëm. Ky Bankier (i cili e shpall veten anarkist...
4,16 
More