Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 GBP
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
5,95 GBP
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
8,93 GBP
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
8,50 GBP
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Mbreti Lir, William Shakespeare
  • Mbreti Lir, William Shakespeare

Mbreti Lir, William Shakespeare

Argeta LMG

Mbreti i moshuar Lir vendos ta ndajë mbretërinë ndërmjet tri vajzave të tij, duke i caktuar secilës një pjesë, në përpjestim të drejtë me elokuencën e deklaratës së tyre të dashurisë. Hipokritet Gonerila dhe Regana bëjnë deklarata të mëdha dhe shpërblehen për to; Kordelja, bija më e vogël, e cila e do me të vërtetë Lirin, nuk pranon të flasë në mënyrë të pasinqertë për të vërtetuar dashurinë e vet dhe asaj i hiqet trashëgimia.

5,10 GBP
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Mbreti Lir

Origjinali: King Lear

Gjinia: Tragjedi

Autori: William Shakespeare

Shqipëroi: Skënder Luarasi

Shtëpia botuese: Argeta LMG

Viti: 2018

Fq. 258

Pesha: 0.265 kg

ISBN: 978-9928-192-74-5

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

"Mbreti Lir" është një tragjedi me pesë akte nga Uilliam Shekspir, e interpretuar në vitet 1605 - 1606 dhe e botuar në vitin 1608. Një nga tragjeditë më të mira, pjesa përshkohet nga pesimizmi dhe nihilizmi, gjë që e bën atë një vepër të preferuar të shekullit XX.

Mbreti i moshuar Lir vendos ta ndajë mbretërinë ndërmjet tri vajzave të tij, duke i caktuar secilës një pjesë, në përpjestim të drejtë me elokuencën e deklaratës së tyre të dashurisë. Hipokritet Gonerila dhe Regana bëjnë deklarata të mëdha dhe shpërblehen për to; Kordelja, bija më e vogël, e cila e do me të vërtetë Lirin, nuk pranon të flasë në mënyrë të pasinqertë për të vërtetuar dashurinë e vet dhe asaj i hiqet trashëgimia.

Dy motrat më të mëdha e përqeshin Lirin dhe nuk e mbajnë premtimin e tyre se do ta mbështesin. I dëbuar, mbreti kalon në çmenduri dhe endet lart e poshtë i shoqëruar nga Loloja i tij besnik. Atë e ndihmon konti i Kentit, i cili, edhe pse i dëbuar nga mbretëria për shkak se mbrojti Kordelian, ka qëndruar në Angli tebdil. Kenti e çon Lirin te Kordelia, e cila kujdeset për të dhe e ndihmon t'i kthehet arsyeja. Edhe konti i Glosterit njëlloj e largon birin e ndershëm, Edgarin, dhe i beson djalit bastard komplotues, Edmundit.

Ky bëhet aleat me Reganën dhe Gonerilën për të mbrojtur Anglinë kundër ushtrisë franceze, të mobilizuar nga Kordelia. Edmundi ia dorëzon të atin Kornuollit, i cili i nxjerr sytë Glosterit, pastaj burgos Kordelian dhe Lirin, por mundet në betejë nga Edgari. Xheloze për vëmendjen romantike të Edmunditn ndaj Reganës, Gonerila e helmon këtë të fundit dhe pastaj kryen vetvrasje. Kordelen e varin. Liri, i thyer, vdes me trupin e saj në krahë.

Detajet e librit
Argeta LMG

Referencat specifike

isbn
9789928192745
ean13
9789928192745
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: SARAS

Ali Pasha, krime famëkeqe, Alexandre Dumas

I shkruar gati 40 vjet pas vdekjes së Ali Pashë Tepelenës, prej një prej personazheve më të njohura të letrave franceze, një shkrimtar sallonesh do ta quaja Aleksandër Dumas, "Ali Pasha, krime famëkeqe" është konsideruar nga historianët, si një nga biografitë më të mira kushtuar kësaj figure kaq kontroverse të historisë sonë.
6,80 GBP
More

Botuesi: Fan Noli

Thuamë se më dashuron, Erich Maria Remarque

Thuamë që më do, duamë e thuama këtë. Kemi shumë gjëra për të arritur e këtë do ta përsëris pa u lodhur, o ti, vela ime e vogël dhe e bukur që vrapon nëpër detin me ngjyrë të verës së errët, fluturo dhe eja tek unë. Era fëshfërin në gjethet e pemëve e më thotë se pikërisht koha e lashtë e yjeve na hodhi në krahët e njëri – tjetrit.
8,50 GBP
More

Botuesi: Onufri

1984, George Orwell

Uinston Smith punon për Ministrinë e së Vërtetës në Londër, qyteti kryesor i Rripit Ajror. Vëllai i Madh vëzhgon nga çdo poster, Policia e Mendimit zbulon çdo akt tradhtie. Kur Uinstoni gjen dashurinë me Xhulian, ai zbulon se jeta nuk ka pse të jetë e mërzitshme dhe plogështuese, ndaj i hapen sytë nga mundësitë e reja.
11,90 GBP
More

Botuesi: Dituria

Një natë në Lisbonë, Erih Maria Remark

Lisbonë, kryeqyteti i Portugalisë, rripi i fundit i tokës europiane, ku ende në vitin 1942, nuk kanë arritur hordhitë naziste. Pas peripecish pa fund, aty kanë pasur fatin të mbërrijnë shumë njerëz që kërkojnë dëshpërimisht të gjejnë një mundësi largimi dhe një vizë për në ShBA.
7,65 GBP
More

Botuesi: Dritan Tirana

Abatja e Kastros, Stendhal

E rritur në Kuvendin e Kastros, Helena i përket një familjeje të fuqishme të rrethinave të Romës. Ndërsa Zhyli është bir brigandi; dhe i varfër mes të varfërve. Midis tyre, në Italinë e shekullit XVI lidhet një dashuri si ato që di t'i ndërtojë vetëm Stendali, aq e pakufishme sa edhe e pamundshme.
5,10 GBP
More

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Shkrime kritike, James Joyce

Shkrimet kritike të James Joyce-it prekin çështje nga më të ndryshmet: estetika, roli i shtypit, censura, historia e kulturës irlandeze, letërsia dhe perandoria e Anglisë. Këto shkrime përfshijnë artikuj gazetash, recensione, leksione, si dhe ese propagandistike.
6,80 GBP
More

Referenca: SKU000869

Botuesi: Onufri

Orestia, Eskili

Nëpër njërën portë do të hyjë duke shkelur mbi qilimin e purpurt mbreti Agamemnon për të mos dalë më kurrë prej andej. Në të njëjtën portë ose në tjetrën do të dalë mbretëresha Klitemnestra me sëpatën e përgjakur, duke u përpjekur të përligjë krimin që sapo ka kryer.
5,95 GBP
More

Referenca: SKU000974

Botuesi: Dituria

E kuqja dhe e zeza, Stendal

Historia e të riut inteligjent e ambicioz, Zhylien Sorelit, që ka fatin të arsimohet dhe guximin e ambicjen të dallohet në shoqërinë e lartë, është gjithmonë aktuale. Dy dashuritë e tij; zonja Dë Renal dhe Matildë dë la Mol, janë simbol i kundërshtive të egra që përplasen në shpirtin e Zhylienit. 
8,50 GBP
More

Botuesi: UEGEN

Lufta e grave, Aleksandër Dyma

Me humor, dramatik dhe romantik, ky libër ofron një eksplorim tërheqës të intrigave politike, hakmarrjes së pushtetit dhe forcës së dashurisë përballë kotësisë së luftës.
10,20 GBP
More

Referenca: SKU000782

Botuesi: Onufri

Cajld Haroldi, Xhorxh Gordon Bajron

Shtegtimi i Çajld Haroldit është ndër punët letrare më të mëdha të Bajronit. Vetë autori thotë në dedikimin e këngës së katërt se është më e gjata, më e menduara dhe më e kuptuara nga hartimet e tij.
5,10 GBP
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Collins Classics

King Lear, William Shakespeare

Epic and tragic in its scope, King Lear explores a king’s demise into madness and insanity when he is betrayed by two of his manipulative and scheming daughters. It is Cordelia, the third and only daughter who refuses to flatter her father to deceive, who is banished from the kingdom, leading to dramatic and tumultuous events.
3,19 GBP
More

Botuesi: Argeta LMG

Jul Cezari, William Shakespeare

Mark Antoni me Oktavin, të nipin e Jul Cezarit, i shtrëngojnë republikanët të ikin prej Rome dhe e dërrmojnë ushtrinë e tyre në betejën e Filipit; Kasi dhe Bruti, që të mos bien në duar të kundërshtarëve, vrasin veten njëri pas tjetrit; Republika Romane kthehet përfundimisht në diktaturë autokratike.
4,25 GBP
More