• Banner

Letra Milenës, Franz Kafka

Franz Kafka e takoi Milena Jesenskà-n në vitin 1920, kur ajo ishte duke përkthyer tregimet e tij të hershme në gjuhën çeke, dhe shumë shpejt marrëdhënia e tyre kaloi në një fazë më të ngushtë. Ndjenjat e Kafkës ndaj Milenës qenë aq të forta, saqë i rrëfeu asaj ditarët e tij dhe, duke vepruar kësisoj, i hapi asaj zemrën dhe i rrëfeu ndërgjegjjen e vet. 

10,20 GBP
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Letra Milenës

Origjinali: Brief an Milena

Gjinia: Roman

Autori: Franz Kafka

Shqipëroi: Marsela Lika

Shtëpia botuese: Arka e Noes

Viti: 2020

Fq. 266

Pesha: 0.424 kg

ISBN: 978-9928-4555-8-1

Mbi librin

Franz Kafka e takoi Milena Jesenskà-n në vitin 1920, kur ajo ishte duke përkthyer tregimet e tij të hershme në gjuhën çeke, dhe shumë shpejt marrëdhënia e tyre kaloi në një fazë më të ngushtë. Ndjenjat e Kafkës ndaj Milenës qenë aq të forta, saqë i rrëfeu asaj ditarët e tij dhe, duke vepruar kësisoj, i hapi asaj zemrën dhe i rrëfeu ndërgjegjjen e vet. Ndërkohë që “dhuntia për të jetuar” e Milenës i dha njëfarë gjallërie Kafkës, kohëve të mbrame e lodhi së tepërmi dhe lidhja e tyre qe e parathënë të mos zgjaste më shumë se dy vjet. Në vitin 1924 Kafka ndërroi jetë në një sanatorium pranë Vjenës, ndërsa Milena ndërroi jetë në vitin 1944, në duart e Nazistëve, duke na lënë pas këto letra të tijat si shënjuese të marrëdhënies së tyre.

Mbi autorin

FRANZ KAFKA (1883-1924) është një ndër shkrimtarët më të rëndësishëm të shekullit XX. Vepra e tij postume është e shenjuar nga elemente të realizmit e të fantastikes, me personazhe të ishulluara të cilat përballen me situata të skajshme, të çuditshme dhe surrealiste. Veprat e tij më kryesore janë “Procesi”, “Kështjella”, “Amerika”. Pas këtij vëllimi, ARKA E NOES do të botojë edhe letërkëmbimin “Letra Felices”.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928455581
ean13
9789928455581
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001746

Botuesi: Te tjere

Franz Kafka, Vepra e plotë në prozën e shkurtër

Pas botimesh të shpërndara aty - këtu, përkthimesh shpesh nga gjuhë të treta, vepra e Franz Kafkës në prozën e shkurtër, ku përfshihen të gjitha tregimet, skicat, novelat e tij, të përfunduara ose jo, vijnë për herë të parë të plota në gjuhën shqipe sipas rendit kronologjik të krijimit të tyre.

Çmimi 12,75 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: 2399

Botuesi: Te tjere

Procesi, Franc Kafka

Në analizën e romanit "Procesi", vihet re një e vërtetë tronditëse e realitetit me njeriun e thjeshtë brenda dhe sistemet që ndryshojnë dhe e shikojnë ketë të fundit si një pengesë apo një të mirë për to. Kafka parapëlqen një të vërtetë të skajshme ku sheqerosjet artistike nuk janë me vlerë në veprën e tij.

Çmimi 4,25 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pema

Letra Milenës, Franz Kafka

Letrat në thelb fillojnë si një korrespondencë pune, por shumë shpejt kalojnë në "letra dashurie" pasionante. Milena Jesenska, një grua e talentuar dhe karizmatike njëzet e tri vjeçe, përkthyese e Kafkës në gjuhën çeke, ishte në gjendje ta njihte gjeniun e ndërlikuar dhe karakterin kompleks të shkrimtarit.

Çmimi 10,20 GBP
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Pasion dhe mëkat, Emil Zola

Ky është një nga romanet e shkurtra të Emile Zola që gjurmon historinë e jetës së personazhit të vet, Thérèse Raquin nga fëmijëria te jeta me pasione dhe mashtrime…

Çmimi 8,50 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Argeta LMG

Vilhelm Teli, Fridrih Shiler

''Atdheut besnik shiko t'i rrish më pranë E ta pushtosh me gjithë zemrën tënde; Këtu ësht' e forta rrënjë e forcës sate; Atje, në vend të huaj, qëndron vetëm, Si i dobëti kallam q'e thyen shqota''

Çmimi 6,80 GBP
More
Në gjendje

Referenca: 2536

Botuesi: OMSCA-1

Në moshën e pafajësisë, Edith Wharton

Romani "Në moshën e pafajësisë" përqendrohet në martesën e pashmangshme të një çifti të klasës së lartë dhe në shfaqjen e një gruaje të gjendur në një skandal, e cila kërkon lumturinë e çiftit.

Çmimi 7,65 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Toena

Teze Mikelina, Luigi Pirandello

Përmbledhja me tregime, që i ofrohet lexuesit shqiptar nga autori i mirënjohur Pirandelo, përfshin pesëmbëdhjetë tregime, që përshkruajnë copëza të jetës italiane, botën e vogël të familjeve provinciale. Ai mjedis i diktuar nga thashethemnajat e kohës, përcakton dhe jetën e karakteret e personazheve.

Çmimi 5,10 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Fan Noli

Ditari sekret 1836-1837, A. S. Pushkin

Fati po realizohej – kisha thirrur Dantesin në duel. Mos është kjo vdekja e dhunshme nga një flokëbardhë që më kishte paralajmëruar një fallxhore gjermane? Dantesi u bë shpagimi i fatit për karakterin tim të dobët. Në qoftë se fitorja do të jetë në anën time, atëherë unë do të përmbys ligjet hyjnore dhe Venusi do të mbretërojë pafundësisht në qiejt e mi.

Çmimi 4,25 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000735

Botuesi: Onufri

Haxhi Murati, Lev Tolstoj

Në vitin 1852, Haxhi Murati, një nga prijësit më të paepur të maleve, është tmerri i ushtrisë ruse. Rusët u kënaqën kur më në fund ai u dorëzua. Apo pa dashur kishin futur në gjirin e tyre një agjent të dyfishtë?

Çmimi 5,95 GBP
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)