Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
Çmimi 0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
Çmimi 1 050 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Banner

Don Kishoti i Mances II, Miguel de Cervantes Saavedra
  • Don Kishoti i Mances II, Miguel de Cervantes Saavedra
  • Don Kishoti i Mances II, Miguel de Cervantes Saavedra

Don Kishoti i Mances II, Miguel de Cervantes Saavedra

SKU000723

Udhëtimi i Don Kishotit nuk është një udhëtim hapësinor, por bën pjesë në udhëtimin e brendshëm të njerëzimit. Udhëtimi i Don Kishotit ndodh në kohën e udhëtimeve të mëdha, siç është udhëtimi më i famshëm dhe më me bujë i historisë së njerëzimit: zbulimi i Amerikës. Nuk mund të ketë, është e pamundur që në histo

1 200 Lekë
Sasia
Në gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Don Kishoti i Mançës, vëllimi i dytë
Origjinali: El ingenioso hidalgo Don Quijote de la Mancha
Gjinia: Roman
Autori: Migel de Servantes Saavedra
Shqipëroi: Petro Zheji
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2014
Fq. 656
Pesha: 1.011 kg.
ISBN: 978-9928-164-88-9

Mbi librin

...udhëtimi i Don Kishotit nuk është një udhëtim hapësinor, por bën pjesë në udhëtimin e brendshëm të njerëzimit. Udhëtimi i Don Kishotit ndodh në kohën e udhëtimeve të mëdha, siç është udhëtimi më i famshëm dhe më me bujë i historisë së njerëzimit: zbulimi i Amerikës. Nuk mund të ketë, është e pamundur që në histori të ketë një zbulim më të madh se ky. Bota, toka, globi tokësor u dyfishua. Por ka ndodhur diçka e habitshme: ky zbulim kaq i madh nuk la pothuajse gjurmë në letërsinë botërore. Domethënë, nuk i pasuroi faqet e saj.

E, megjithatë, udhëtimi i një marroku nga një fshat i Spanjës në një fshat tjetër të Spanjës, një udhëtim që nuk kishte pikë rëndësie për njerëzimin, që nuk i ka sjellë atij asgjë dhe që, ndoshta, as që ka ndodhur fare, i jep njerëzimit një nga kryeveprat më të mëdha letrare. A është kjo një kundërshti apo është në logjikën e gjërave? Unë besoj se nuk është kundërshti.

Gjithmonë, kur kanë ndodhur zbulime në botë, zbulime të mëdha, është shtruar ideja se këto zbulime do ta transformonin letërsinë. Të fundit janë udhëtimet, zbulimet kozmike dhe sidomos fakti që njeriu ka shkelur në Hënë.

Për shumë njerëz poezia po merrte fund në botë, sepse Hëna, një nga fryëmëzueset e poezisë, tashmë humbte misterin, meqë po shkelej nga njeriu. Ne e dimë se kjo nuk ndodhi. E, megjithatë, me kalimin e kohës, kanë kaluar shumë vjet, udhëtimi i brendshëm i Don Kishotit i takon këtij kalendari të fshehtë.

Prandaj ka ndikuar në letërsinë botërore më tepër se shpikja e lokomotivës, më tepër se zbulimet e Kristofor Kolombit, më tepër se anijet kozmike. Ndonëse duhet thënë se ky personazh i madh i historisë së njerëzimit nuk ka bërë shpesh inkursione të gjalla në jetën njerëzore. Jeta e këtij personazhi është e dyfishtë: ai bën pjesë njëkohësisht në trazimin e brendshëm të njerëzimit, por edhe në jetën e jashtme të tij.

Ndërsa aventura e Odiseut ndodh në tokë, në nëntokë, ajo e Dantes kryesisht në botën e përtejme, rrugëtimi i Don Kishotit ndodh në një zonë të ndërmjetme, një zonë e turbullt, e krijuar prej marrëzisë, që nuk është as e këndejme, as e andejme.

Shkrimtarët e mëdhenj, si të shtyrë nga thirrja e vjetër, i janë kthyer shpesh këtij itinerari. Jo vetëm Uliksi i Xhojsit, irlandezi i rëndomtë Leopold Blum, e përjeton aventurën dhjetëvjeçare të Odiseut brenda një dite qershori të vitit 1904, në qytetin e Dublinit, por, sipas një interpretimi të ri, kryevepra e Nikolaj Gogolit "Shpirtra të vdekur" nuk është veçse një motërzim i ngjashëm i poemës danteske, me ndryshimin e vetëm se, ndërsa heroi i saj zbret nga bota e të gjallëve në Ferr, ai i Gogolit del nga Ferri mbështjellë me qyrk, për të mbledhur shpirtra në stepat e ngrira ruse.

E meqënëse Rusia e Gogolit është krejtësisht groteske, shtegtimi i djallit të kujton njëherazi atë të hidalgos spanjoll. Një zbërthim i tillë, që e vë "Shpirtrat e vdekur" midis Dantes dhe Servantesit, ende i papranuar nga kritika ruse, ka gjasë të mbetet një fantazim i bukur i Nabokovit, fantazim që Nabokov vetë duhet ta ketë nxjerrë nga një letër e famshme e Pushkinit.

Megjithatë, edhe si i tillë, si fantazim, ai do të ketë jetë. Ashtu si fantazimi i pleqve ballkanas për vendin e burgimit të Servantesit. Ashtu si shumë gjëra në botën e letrave. Në shkëndijime të tilla të mendimit, a në gojëdhëna të tilla janë të ndryra shpesh të vërteta të habitshme, nga ato që kapërcejnë rendin e vendosur të gjërave.

Duke krijuar gojëdhënën për gjeniun e largët e të panjohur, pleqtë ballkanas kapën thelbin e personazhit: burgimin e tij. Të shumtë janë ata që ngulin këmbë se pikërisht në burg, në atë mjedis anormal të jetës, u tharmëtua së pari "Don Kishoti".

Gjysmë shekulli më parë, spanjolli Salvador de Madariaga, shkroi se në burg Servantesi përjetoi thellë se ç'do të thotë që "nën petkat e skllavit mund të jesh mbret". Madariaga shtron pyetjen nëse "kyçi i biografisë së tij intime, a nuk është fakti që ditën kur e nxorën nga burgu, ai fitoi lirinë, por humbi ndjesinë prej sovrani?".

Madariaga është i besueshëm kur thotë se dyzimi i Servantesit në burg është zanafilla e dyzimit të Don Kishotit, por vështirë të jetë i tillë kur shkruan se me daljen nga burgu gjeniu ra në skllavëri morale. Në fund të fundit, Don Kishotin, lirinë e tij, të Spanjës dhe të botës, ai nuk e shkroi në burg, por jashtë tij.

Kur pleqtë analfabetë ballkanas këmbëngulnin për të bërë një qortim në biografinë e Servantesit, ka rrezik që, për shkak të namit të keq të ballkanasve të sotëm, kjo të merrej si marrëzi e tyre e radhës. Në këtë gadishull, po aq sa rrëmbimet e deleve e të livadheve, janë të njohura përvetësimet e epeve, të heronjve apo shkrimtarëve.

Për t'i çliruar pleqtë nga një fajësim i tillë duhet të kujtohemi se, sidoqoftë, tundimi i tyre nuk ka të bëjë me një përpjekje të ngjashme. Këtu është fjalë për një burg. Pra, për një krim. Pyetjes tejtër, përse kjo këmbëngulje për të marrë mbi vete një turp, nuk mund t'i jepet veç një përgjigje e tërthortë.

Pleqtë ballkanas, ndonëse analfabetë, kanë ditur gjithmonë dhe ende dinë diçka për atë që mund të quhet paraletërsi. Ata i dinë mirë rrugëtimet në botën tjetër, punët e marrëzisë, lumenjtë nga hyhet ose dilet nga skëterra, së fundi Greqinë, që nuk është veç njëqind milje larg. Mbindjesia u thotë se ai shkrimtar i largët, i lidhur me vargonj ka qenë në brigjet e Ballkanit e jo të Afrikës.

Në trevat ballkanike ka pasur shumë histori të ngjashme. Në shekullin e njëzetë historinë me burgje dhe internime u përsëritën me shumicën e shkrimtarëve të Ballkanit: kroatë, serbë, shqiptarë, malazez, sllovenë, bullgarë, maqedonas, grekë e rumunë. Dhe s'ishte e rastit që, në gjithë këtë hapësirë totalitare komuniste, gojëdhëna e vjetër e gjeniut lidhur me pranga u kujtua përsëri.

Mbi autorin

Miguel de Cervantes Saaverda lindi në Alcalá – de – Hinares, Spanjë, në vitin 1547. E kaloi fëmijërinë dhe adoleshencën në Valadolid, Salamankë, Sevilje dhe Madrid. Në Madrid, në vitin 1569, Huan Lòpez përfshiu në një përmbledhje të vetën disa poezi të Servantesit, duke e përkufizuar autorin "dishepulli ynë i dashur e i shtrenjtë". Është e vetmja dëshmi që ekziston për edukimin e tij në kontakt me mjediset humaniste.

Qysh nga viti 1568, Servantesi udhëtoi në Itali pas Xhulio Akuavivës: u arratis nga Spanja për t'i shpëtuar dënimin me prerjen e dorës së djathtë dhe me dhjetë vjet mërgim, sepse kishte plagosur dikë me emrin Antonio de Segura. I futur në shërbimin ushtarak mori pjesë në betejën e Lapantos në 1571. Në vitin 1572 merr pjesë në dërgatën detare në Navarinos.

Më 1573 kthehet në Itali. Dy vjet më vonë, në Napoli merr anijen "Sol" për në Spanjë; anija sulmohet nga tri anije pirate turke pranë deltës së Rodanos; Servantesi kapet dhe dënohet në Algjer, ku shitet si skllav dhe atje futet në burg për pesë vjet. Më 24 tetor 1580 u lirua dhe u nis në Spanjë Në vitin 1584 martohet me Catalina de Salazar y Palacios. Deri në vitin 1600 banon në Sevilje. Përfshihet në falimentimin e një bankieri, gjë që solli burgimin e tij në Sevilje më 1602.

Pasi doli nga qelia, u vendos në Valadolid. I dyshuar padrejtësisht për vrasjen e një kalorësi, burgoset prapë për një kohë të shkurtër, ndërkohë që të dy motrat e tij dhe e bija, Izabel, përfliten për moral të dyshimtë. Transferohet në Madrid në oborrin e Filipit ll. Atje shkroi pjesën më të madhe dhe më cilësore të krijimtarisë së tij të gjerë. Vdiq në Madrid më 23 prill 1616.

Detajet e librit
SKU000723
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Fan Noli

Robinja, Marcel Proust

Më përkëdhelej sedra pasditeve kur Albertina zbriste nga karroca dhe kthehej në shtëpinë time. Kënaqësia rritej kur, nga thellësia e gjumit, ajo ngjiste shkallët e fundit të ëndrrave, rilindte dhe përmendej në dhomën time, duke pyetur veten për një çast "kur jam", por teksa shihte sendet që e rrethonin, abazhurin, drita e të cilit i vriste sytë, e quante...
Çmimi 1 400 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000405

Botuesi: Albin

Zorba, Niko Kazanxaqis

Niko Kazanxaqis lindi më 1883 në qytetin antik të Heraklionit, në ishullin e Kretës. Më 1906 diplomohet për drejtësi në Universitetin e Athinës dhe më pas ndjek studimet për filologji e filozofi në Paris. Ndërkohë debuton në letërsi dhe fiton emër si autor tregimesh, dramash, esesh filozofike etj.
Çmimi 600 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU002004

Botuesi: Pegi

Eter e bij, Ivan Turgeniev

"Ky roman, përveç bukurisë artistike, është i përsosur edhe sepse zgjon mendimin, të shtyn drejt arsyetimit... Kjo ndodh edhe sepse romani është i tëri i sinqertë dhe të prek në thellësi. Vepra, nga kreu deri në rreshtin e fundit, është shkruar me shumë ndjenjë..."
Çmimi 600 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pegi

Bindja, Jane Austen

Ai rrëfen historinë e dashurisë mes kapitenit Uentuorth dhe Ana Eliotit: një dashuri e përvuajtur dhe e penguar nga familja e saj aristokrate për shkak se i dashuri i saj vjen nga një shtresë shoqërore më e ulët.
Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2723

Botuesi: Fan Noli

Klubi Pikuik, Charles Dickens, vol. 1

Z. Pikuik shënoi çdo fjalë të pohimit të karrocierit në bllokun e shënimeve me synimin për t'ia njoftuar klubit, si një shembull i veçantë i gjallërisë së kuajve në rrethana sprovuese. Kur ata mbërritën te Kryqi i Artë, ai sapo e përfundoi së shënuari pohimin. Karrocieri kërceu poshtë, kurse z. Pikuik doli nga karroca.
Çmimi 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Argeta LMG

Çajld Haroldi, Xhorxh Gordon Bajron

Haroldi është cilësuar hero bajronian tipik romantik. Ai është me një superioritet moral, intelektual, me zhgënjime nga realiteti i jetës politike, shoqërore por dhe personale. Ka një shpërfillje për opinionin publik, me ndjenja liri-dashëse e demokratike. Ai mahnitet pas vendeve ekzotike dhe dëshiron të shkëputet nga realiteti i vendit ku jeton. 
Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Argeta LMG

Don Kishoti i Mançës, Migel De Servantes Saavedra

Me pikëllim të madh u flet të afërmeve për gabimet e veta, dhe në atë gjendje pafuqie urdhëron që i lë trashëgiminë mbesës vetëm nëqoftëse ajo nuk martohet me një që ishte i dhënë pas leximit të librave kalorësiakë. Kjo kryevepër mbyllet kështu me vdekjen e heroit tonë, kalorësit Don Kishoti.
Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2597

Botuesi: OMBRA GVG

Majkelli, vellai i Xherrit, Xhek London

Nuk është kollaj t'i bindësh njerëzit të mblidhen dhe akoma më e vështirë t'i bësh ata të lëvizin në protesta të organizuara kundër kushteve të padurueshme të jetës, aq më tepër për kafshët, të cilat me aq "dashuri" i kanë skllavëruar.
Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Toena

Teze Mikelina, Luigi Pirandello

Përmbledhja me tregime, që i ofrohet lexuesit shqiptar nga autori i mirënjohur Pirandelo, përfshin pesëmbëdhjetë tregime, që përshkruajnë copëza të jetës italiane, botën e vogël të familjeve provinciale. Ai mjedis i diktuar nga thashethemnajat e kohës, përcakton dhe jetën e karakteret e personazheve.
Çmimi 600 Lekë
More
Ka mbaruar
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000722

Botuesi: Onufri

Don Kishoti i Mances I, Miguel de Cervantes Saavedra

Servantesi e shkroi "Don Kishotin", sikundër na thotë ai vetë, me qëllimin që të diskreditonte librat e kalorësisë. Vepra e tij, pra, ishte doemos revolucionare, se për të diskredituar librat e kalorësisë duhej të diskreditonte tërë Kohën e Mesme me të gjitha përrallat e saj. 
Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Follow us on Facebook