Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
5,95 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
8,93 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
8,50 GBP
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Tregimet e Petergurbut, Nikollai Gogol
  • Tregimet e Petergurbut, Nikollai Gogol

Tregimet e Petërgurbut, Nikollai Gogol

SKU000007
Mitrush Kuteli

Gogoli mendonte se mund të ishte gjithçka, përveçse një letrar. Artin e konsideronte veçse një lojë. Fillimisht mendonte se ishte një politikan, një reformator social, aq sa la Ukrainën ku edhe lindi, për t'u transferuar në Shën Peterburg, dhe të niste punë në një ministri.

6,38 GBP
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Tregimet e Peterburgut
Origjinali: Peterburgskie povjesti
Gjinia: Novela
Autori: Nikollai Gogol
Shqipëroi: Mitrush Kuteli
Shtëpia botuese: Mitrush Kuteli
Viti: 2004
Fq. 284
Pesha: 0.28 kg
ISBN: 978-99927-624-5-4

Mbi autorin

Gogoli mendonte se mund të ishte gjithçka, përveçse një letrar. Artin e konsideronte veçse një lojë. Fillimisht mendonte se ishte një politikan, një reformator social, aq sa la Ukrainën ku edhe lindi, për t'u transferuar në Shën Peterburg, dhe të niste punë në një ministri. Por ishte një jetesë e mjerë... Me vështirësi të madhe bënte bashkë drekën e darkën.

Për të mos ndjerë të ftohtin dhe vetminë e dhomës modeste të marrë me qira, nisi të shkruante disa tregime, ngjarjet e të cilit ishin vendosur në një Ukrainë që në të njëjtën kohë ishte reale, por edhe përrallore, ngjarje të cilat vetë shkrimtari i përjetonte me një nostalgji ironike. I pështirosur prej jetës së zyrës, në një moment të caktuar "u arratis" drejt Gjermanisë, por shpenzoi të gjitha paratë dhe iu desh të kthehej edhe një herë mbrapsht në punën e mërzitshme.

Por kur dolën tregimet e tij të para, nën titullin "Veglie alla fattoria presso Dikan'ka", suksesi ishte i madh, aq sa arriti të krijonte miqësi me personalitete që kishin ndikim të madh në shoqëri, çka i dha mundësinë të zinte vend si profesor historie në kolegjin e vajzave fisnike. Gogol u vetëkënaq. Mendoi se ishte një historian, meditoi të shkruante vepra vërtet të mëdha. Por, Gogoli nuk dinte të fliste mirë. I druajtur siç ishte, ndihej në siklet kur i duhej të ngrinte nxënëset në mësim dhe kështu që dha dorëheqjen: "Pa lavdi hipa në katedër, pa lavdi po zbres", i shkruan një mikut të tij. Iu kthye sërish penës e ndërsa shkruante "Tregimet e Petërburgut", më në fund u bind se ai ishte një shkrimtar. Edhe këto tregime u pëlqyen shumë prej lexuesit e kritikës.

Aty përshkruhej një kryeqytet shtypës, i paqartë dhe emblematik, me funksionarët e vet të vegjël dhe intelektualët mediokër, me një shoqëri të mundur dhe të turpëruar. E pikërisht këtu, në këto tregime shfaqet edhe ajo "e qeshura përmes lotëve", tipike gogoliane, në të cilën përzihet ironia, humori dhe groteskja. Në një farë mënyre, Gogol iu kthye vokacionit të tij të parë si reformues social, sidomos kur shkroi komedinë e tij të parë, "Revizori", përmes së cilës satirizoi shoqërinë patriarkale ruse. Por vepra u prit jo pa diskutime e hatërmbetje. Pati nga ata që i cilësuan personazhet "si mostra çnjerëzorë dhe absurdë". Kjo ishte një goditje e rëndë për Gogolin.

Duke i habitur të gjithë miqtë, ai largohet prej Rusisë, drejt Gjermanisë, më pas në Paris, ku i mbërrin edhe lajmi për vdekjen e Pushkinit, të cilin e admironte shumë. Pas Parisit, ndalet në Romë në vitin 1837. U ndje menjëherë në paqe me veten, i çliruar. Dhe ndodhi pikërisht në Romë që shkroi pjesën e parë të "Frymë të vdekura". Gogoli thoshte se historinë ia kishte sugjeruar Pushkini në një bisedë në vitin 1835.

Kthehet në Rusi në vitin 1841, ku edhe një herë ndihet pre e ankthit mistik. "Frymë të vdekura" u publikua në 1842. Në të njëjtin vit doli edhe "Kapota", që sjell historinë e një nëpunësi të varfër, viktimë e talljeve të shefit dhe kolegëve të zyrës. Me sakrifica të mëdha ai arrin më në fund të blejë një pallto të bukur. E vesh me një krenari të ligjshme, e cila në fakt nuk do t'i zgjasë shumë, sepse ia vjedhin. Arti i ndjeshëm gogolian kishte bërë që edhe një personazh si ky nëpunës, të kthehej në një simbol për kushtet e mjerueshme që po kalonte shoqëria njerëzore.

Ndërkaq, "Frymë të vdekura" u kishte treguar rusëve Rusinë dhe kultura militante progresive kishte parë aty një denoncim të ashpër por gjenial të të këqijave të shoqërisë... e megjithatë të shumtë ishin ata që mbetën të zhgënjyer prej qëndrimit që vetë shkrimtari mbajti. Në korrespondencën e tij me miqtë, ai mohoi domethënien e kryeveprës së tij. Më shumë se sa një roman, apo një poemë siç e kishte quajtur vetë Gogoli, ky vëllim është një kolanë tregimesh, një galeri e jashtëzakonshme personazhesh që lidhen prej një personazhi të vetëm, Cicikov. "Sa e trishtë është Rusia jonë!", pat thënë Pushkini pasi Gogoli i kishte dhënë të lexonte faqet e para të librit. Në të vërtetë, Gogoli dëshironte t'i jepte jetë një poeme të tipit dantesk, që do të ndiqej nga një vëllim i dytë ku njeriu do të mund të shpëtonte falë dashurisë së tjetrit dhe nga një vëllim i tretë ku më në fund e mira do të triumfonte.

Me t'u kthyer në Romë, Gogoli nisi të punojë për pjesën e dytë. Më pas nisi edhe një herë udhëtimet drejt Francës, Gjermanisë e Vendeve të Ulëta, ku edhe një herë mbërthehet prej akthit të problemit të jetës, vdekjes, shpëtimit, impenjimit moral të shkrimtarit. Për të shpëtuar prej ambientit letrar që ai gjithnjë e më shumë e konsideronte armiqësor, në vitin 1848 udhëtoi drejt Tokës së Shenjtë, Palestinës. Pas këtij udhëtimi kthehet në atdhe, ku vendoset në fshatin e lindjes dhe më vonë në Moskë.

I lodhur, i shkatërruar nga frika e tij, nga ankthi i të mosqenit në rrugën e së vërtetës, çohet në mes të natës dhe duke lotuar djeg gjithë sa kishte shkruar për pjesën e dytë të "Frymë të vdekura". Menjëherë pas këtij gjesti, pas asaj nate dramatike, ai refuzon të ushqehet. Më në fund shkrimtari i madh mundi të flinte në paqe, e cila i fali më pas pushimin e përjetshëm. Ai ndërroi jetë më 21 shkurt të vitit 1852 në Moskë.

 

Detajet e librit
Mitrush Kuteli
SKU000007

Referencat specifike

isbn
9789992762454
ean13
9789992762454
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Argeta LMG

Otello, William Shakespeare

Tragjedia na prezanton me dy karaktere të shquara, Jagon dhe viktimën e tij. Me Jagon, si forcë dominuese, i cili bën që Otelloja të shikojë pabesinë e gruas së tij të re dhe të bukur, Desdemonës, dhe me lejtënantin e tij të zgjedhur, Mikael Kasin.
4,25 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Kumarxhiu, Fjodor Dostojevski

Maskarai me të vertetë luan shumë ndyrë. Unë madje nuk jam kundër mendimit se këtu te tavolina bëhen vjedhje nga më të zakonshmet. Kruperët që janë ulur në të dy skajet e tavolinës ndjekin shumat e parave që vihen dhe lajnë hesapet, ka tmerrësisht shumë punë. Ja dhe një maskara! Shumica janë francezë.
8,50 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: UEGEN

Qielli s’ka preferenca, Erih Maria Remark

Loja madhështore e dashurisë dhe e jetës në penën e mrekullueshme të Erih Maria Remark-ut, na jep dy figura, Lilian Dankërk dhe Klerfailin, të cilët ecin madhërishëm në buzë të greminës që ndan Qiellin nga Toka dhe ngre lart piedestalin e rinisë...
11,90 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Ditari sekret 1836-1837, A. S. Pushkin

Fati po realizohej – kisha thirrur Dantesin në duel. Mos është kjo vdekja e dhunshme nga një flokëbardhë që më kishte paralajmëruar një fallxhore gjermane? Dantesi u bë shpagimi i fatit për karakterin tim të dobët. Në qoftë se fitorja do të jetë në anën time, atëherë unë do të përmbys ligjet hyjnore dhe Venusi do të mbretërojë pafundësisht në qiejt e mi.
4,25 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Arka e Noes

Letra Milenës, Franz Kafka

Franz Kafka e takoi Milena Jesenskà-n në vitin 1920, kur ajo ishte duke përkthyer tregimet e tij të hershme në gjuhën çeke, dhe shumë shpejt marrëdhënia e tyre kaloi në një fazë më të ngushtë. Ndjenjat e Kafkës ndaj Milenës qenë aq të forta, saqë i rrëfeu asaj ditarët e tij dhe, duke vepruar kësisoj, i hapi asaj zemrën dhe i rrëfeu ndërgjegjjen e vet. 
10,20 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Thuamë se më dashuron, Erich Maria Remarque

Thuamë që më do, duamë e thuama këtë. Kemi shumë gjëra për të arritur e këtë do ta përsëris pa u lodhur, o ti, vela ime e vogël dhe e bukur që vrapon nëpër detin me ngjyrë të verës së errët, fluturo dhe eja tek unë. Era fëshfërin në gjethet e pemëve e më thotë se pikërisht koha e lashtë e yjeve na hodhi në krahët e njëri – tjetrit.
8,50 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Mos e lufto pranveren, Edward Morgan Forster

Ky roman, më romantiku dhe optimisti midis veprave të E. M. Forster-it, është historia e një vajze të klasës së mesme angleze, Lusi, e cila gjatë pushimeve të saj në Itali njihet me dy djem të rinj, Xhorxhin dhe Sesilin.
8,50 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001247

Botuesi: Kokona

Ana Karenina, vëllimi i parë, L.N. Tolstoj

Për shumë studiues, ky konsiderohet romani më i mirë në botë. Ana Karenina ofron një panoramë të stërmadhe të jetës së kohës në Rusi dhe të njerëzimit në përgjithësi. Në të, Tolstoi përdor njohuritë e tij intensive për të krijuar disa nga personazhet më mbresëlënëse të krijuara ndonjëherë nga letërsia.
5,95 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Abacia e Northhangerit, Jane Austen

Katerina është një vajzë fshati, paksa e hirshme, jo edhe aq mendjehollë dhe pa asnjë dhunti artistike. Megjithatë, ka një dashuri të madhe, letërsinë, dhe një pëlqim të tepruar për romanin gotik, i cili në kohën e saj ishte tej mase i përhapur.
8,50 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Mobi Dik, Herman Melville

Përveç këtyre vlerësimeve më të dukshme, të cilat prekin Mobi Dikun, që nuk ka si të zgjojnë veç rastësisht në shpirtin e çdo njeriu ndjesinë e alarmit, kishte edhe një mendim tjetër, ose më mirë të themi një tmerr të turbullt e të paemër që lidhej me të, i cili nganjëherë, për shkak të fuqisë që mbart, mbizotëronte krejtësisht gjithçka tjetër; edhe...
12,75 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000609

Botuesi:

Karmen, Prosper Merime

TitulliKarmennovelëAutoriProsper MerimePërktheuDaniel XhoxhajShtëpia botueseABC, 2008Kolana "Klasikët"F. 80Pesha: 0.08 kg.
1,70 GBP
More
Ka mbaruar
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001958

Botuesi: OMBRA GVG

Taras Bulba, Nikolaj V. Gogol

Mjeshtri i madh i letërsisë ruse, Nikolaj V. Gogol, ka lindur në 20 prill 1809 në Bolshoie Soroçini, fshat afër Mirogorodit nga një familje fisnikësh. Babai i tij, Vasil Afanasjeviç, komediograf i shquar, ndikoi që edhe i biri i tij të merrej me letërsi.
2,55 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: 2807

Botuesi: Mitrush Kuteli

Frymë të vdekura, Nikollai Gogol

Unë mund të shkruaj për Rusinë vetëm duke qëndruar në Romë. Vetëm që aty ajo më del para syve me tërë plotësinë e vet, me tërë gjerësinë e vet.
8,33 GBP
More
Ne gjendje