Jeta dhe fati, Vasily Grossman
  • Jeta dhe fati, Vasily Grossman

Jeta dhe fati, Vasily Grossman

OMBRA GVG

Ai ka mundur të na shpalosë të plotë tragjedinë historike të popullit rus, që mundi të siguronte fitoren mbi armikun e egër e të fuqishëm, edhe pse së brendshmi sfilitej e dhunohej prej regjimit totalitar, fals e antinjerëzor.

2 000 Lekë
Sasia
Në gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Jeta dhe fati

Gjinia: Roman

Autori: Vasily Grossman

Shqipëroi: Agim Doksani

Shtëpia botuese: OmbraGVG

Viti: 2019

Fq. 904

Pesha: 1.231 kg

ISBN: 978-9928-06247-5

Mbi librin

Romani “Jeta dhe fati” është libri më i rëndësishëm i Vasily Grossman-it. Është shkruar në vitin 1960, por botimi dhe qarkullimi i tij u ndaluan nga organet e KGB-së. U botua për herë të parë në Zvicër në vitin 1980, ndërsa në Rusi u botua në vitin 1988. Subjekti i romanit është bazuar në dramën stalingradese. Përmes përgjithësimeve të goditura dhe trajtimit të problemeve universal, Grossman ka arritur të na përcjellë me realizëm një portret të saktë të qënies njerëzore. Ai ka mundur të na shpalosë të plotë tragjedinë historike të popullit rus, që mundi të siguronte fitoren mbi armikun e egër e të fuqishëm, edhe pse së brendshmi sfilitej e dhunohej prej regjimit totalitar, fals e antinjerëzor.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928062475
ean13
9789928062475
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Shtëpia e Librit

Ferma e Kafshëve, George Orwell

Që kur u botua për herë të parë në vitin 1945, Ferma e Kafshëve vijon të kënaqë lexuesit e të gjitha moshave me humorin e hidhur dhe talljen shpartalluese të pushtetit, duke i garantuar Orwell-it pozicionin e një prej shkrimtarëve më të mëdhenj të shekullit të njëzetë.
700 Lekë
More

Botuesi: IDK

Triumfi dhe tragjizmi i Erazmit të Roterdamit, Stefan Zweig

Një ndër prej veprave më interesante të Stefan Zweig-ut. Një portret i shkëlqyer psikologjik e historik i Erazmit të Roterda mit, një prej fi gurave më interesante e komplekse të Rilindjes dhe të mbarë historisë intelektuale të Europës.
580 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

Vëllezërit Karamazov, vol.2, Fjodor Dostojevski

Nëse do të mëkatosh vetë dhe do të pikëllohesh deri në vdekje për mëkatet e tua apo për ndonjë mëkat të rastësishëm, atëherë gëzohu për tjetrin, gëzohu për të drejtin, për atë që s’ka bërë mëkate.
1 600 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Komedia Hyjnore, Dante Alighieri

Vetëm kështu do të mund të zotëronte, sipas tij, humanizëm dhe demokratizim në marrëdhëniet më njerëzit e tjerë. Pjesëmarrja aktive në jetën shoqërore e politike të Firencës i siguroi Dantes karrierë të shpejtë e të ndritshme, por ndoshta edhe goditjen më të madhe e më të dhimbshme të jetës së tij.
3 000 Lekë
More

Referenca: 2181

Botuesi: Dritan Tirana

Mjeket, Erik Segal

Shkruar me gjithë pasionin e " Histori Dashurie" dhe forcën e "Klasës", Erik Segali na fut në jetën e klasës së Shkollës së Mjekësisë së Harvardit të vitit 1962. Romani i tij mahnitës na shfaq zanatin e mjekëve, çfarë ndikon në sjelljen e tyre, intrigat, lëndimi... dhe dashuria.
1 500 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Natë e ditë, Virginia Woolf

Katerinë Hilberi është e bukur dhe e privilegjuar, por me një të ardhme të paqartë. Ajo duhet të zgjedhë midis poetit të pazakontë Uilliam Rodni dhe pasionit të saj të rrezikshëm për Ralf Denhamin.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Infbotues

Bashkë me erën, vëllimi i dytë, Margaret Mitchell

Skarletë O'Hara, gruaja e re tekanjoze dhe e pacipë, protagonistja e romanit, i përballon mundimet me shpirt pushtueseje; e pazonja, po ashtu si populli i vet i Jugut, "për të njohur disfatën edhe kur e ka para syve", nxiton të shkojë drejt së ardhmes duke menduar se "tek e fundit, nesër është ditë e re".
1 000 Lekë
More

Botuesi: UEGEN

Vëllezërit Karamazovë, F. M. Dostojevski, vol. 1

Te ky libër, me nuanca të theksuara dhe me shprehjen e plotë të njohjes së thellë psikologjike, të analizës së thellë psiko – analitike, zgjohet vërtet një interes i veçantë, i cili po aq është edhe një libër plot kolorit, të papritura që godasin në shenjë e me një subjekt që rrjedh natyrshëm e pa pikë sforcimi.
1 500 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

Shpresa të mëdha, Charles Dickens

Studimi i zhvillimit të personalitetit, kjo është vepra e Dikensit, në të cilën dallohet një thellim psikologjik i tillë që, bashkë me mjeshtërinë shprehëse të zgjedhur të autorit, na lejon të shijojmë gjer në faqen e fundit të librit një rrëfenjë të pasur me ngjarje dhe gjendje pezullie.
1 600 Lekë
More

Botuesi: UEGEN

Manastiri i Parmës, Stendal

Stendali është i rrallë edhe për një arsye të thjeshtë, sepse lexohet me ëndje të vazhdueshme, në të gjitha kohët. Pavarësisht se kanë kaluar shumë e shumë vjet; është edhe shkrimtari klasik, edhe modern, edhe romantik, edhe i kohës sonë; atij nuk i mungon arsyetimi filozofik, kredoja psikologjike, poezia e brendshme, dialogu i shkathët e plot madhështi,...
1 400 Lekë
More

Botuesi: OMBRA GVG

Një tragjedi amerikane, vëllimi i parë, Teodor Drajzer

Klajdi tërhiqet nga Roberta Alden, e cila punon në fabrikë dhe është nën mbikqyrjen direkte të tij. Roberta është e varfër dhe e pafajshme. Ajo bie në dahuri me të. Fillimisht, Klajdit i pëlqen lidhja e fshehtë (e ndaluar nga rregullat e fabrikës) dhe e bind Robertën që të kryejë marrëdhënie seksuale me të, por ai nuk ka ndërmend të martohet me të varfrën...
1 000 Lekë
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Procesi, Franz Kafka

Në apartamentin e Jozef K – së, një nëpunës i rregullt banke, paraqiten dy policë me një urdhër – arresti për një krim të pacaktuar që paska kryer. Jozefi flet për këtë "faj" me zonjën Grubah, qiradhënësen, dhe zonjushën Byrstner, fqinjën. Nuk kalon shumë dhe K – ja thirret në një gjykatë të mbushur plot me njerëz, ku merret në pyetje nga një hetues dhe...
800 Lekë
More