Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Pjereta, Honore de Balzak
  • Pjereta, Honore de Balzak

Pjereta, Honore de Balzak

UEGEN

Romani "Pjereta" është një poemë vuajtjeje që e bën lexuesin të mallëngjehet me historinë e vuajtshme të Pjeretës së vogël. Këtë heroinë, autori na e paraqet si një viktimë të njerëzve shpirtligj të shoqërisë borgjeze, të cilët, për të kënaqur ambicien dhe interesin vetjak shfrytëzojnë të gjitha mjetet.

800 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Pjereta
Origjinali: Pierrette
Gjinia: Roman
Autori: Honore de Balzak
Shqipëroi: Klio Dh. Evangjeli
Shtëpia botuese: UEGEN
Viti: 2018
Fq. 218
Pesha: 0.243 kg.
ISBN: 978-9928-03-329-1

Mbi librin

Romani "Pjereta" është një poemë vuajtjeje që e bën lexuesin të mallëngjehet me historinë e vuajtshme të Pjeretës së vogël. Këtë heroinë, autori na e paraqet si një viktimë të njerëzve shpirtligj të shoqërisë borgjeze, të cilët, për të kënaqur ambicien dhe interesin vetjak shfrytëzojnë të gjitha mjetet, kurdisin intriga dhe i japin shkelmin çdo pengese – qoftë kjo pengesë një vajzë e vogël dhe pa mbrojtje, të cilën disa e munduan hapur (si zonjusha Rogon) disa punuan nën dhe kundër saj (si avokati Vine) dhe nuk reshtën gjersa e shpunë atje ku synuan.

Në parathënien e "Komedisë njerëzore", Balzaku e ka përmendur Pjeretën në radhë të parë në listën e heronjve të tij pozitivë. Romani "Pjereta" zë një vend me rëndësi në krijimtarinë e Balzakut se është i vetmi roman në të cilin autori nxjerr në pah dy heronj të varfër (Pjereta dhe Brigoi) por që janë të pasur në ndjenja e të pajisur me tipare të bukura morale: në zemrat e tyre të dëlira rritet e lulëzon mirësia dhe dashuria pa interes.

Detajet e librit
UEGEN

Referencat specifike

isbn
9789928033291
ean13
9789928033291
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: OMBRA GVG

Për kë bie këmbana, Ernest Hemingway

Për kë bie këmbana është një roman i Ernest Hemingway i botuar në vitin 1940. Hemingëay shfrytëzoi eksperiencën e tij si reporter lufte për të mbërthyer shpirtin e Luftës Civile të Spanjës përmes historisë së mësuesit amerikan Robert Jordan, i cili u bashkua me forcat antifashiste. Ngjarja zhvillohet përgjatë shtatëdhjetë e dy orëve të Jordan në kampin e...
1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Argeta LMG

Gjeniu, Në luftë me jetën, vol.2, Teodor Drajzer

Kështu ndodhte puna edhe me Anxhelan dhe Juxhinin.Ata po jetonin prapë së bashku, po u afroheshin pak nga pak të gjithë miqve të tyre të vjetër dhe, në pamjen e jashtme, dukeshin aq të lumtur, sikur anija e lumturisë së tyre bashkëshortore të mos kish kaluar asnjë shtërngatë...
1 190 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000167

Botuesi: Ideart

Ariadna, Anton Cehov

E vërteta është se me poetizim të dashurisë, ne nënkuptojmë një nga gjërat që duam, dinjitetin, që shpesh mungon mes nesh dhe, rrjedhimisht, bëhet burim i pafund gabimesh e vuajtjesh.
300 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Nje mal diamanti, Francis Scott Fitzgerald

Le të dashurohemi për ca kohë ne të dy, për një vit apo më shumë. Kjo është një formë hyjnore dehjeje, që duhet ta provojmë të gjithë. Në gjithë këtë botë ka vetëm diamante, diamante dhe ndoshta dhurata të rreckosura deziluzioni.
1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Lord Xhim, Joseph Conrad

Xhimi është një djalosh me sedër dhe imagjinatë të fortë, që vesh çdo gjë me një tis të mjegullt romantizmi. Ai e sheh veten si një hero të pagabueshëm. Prandaj edhe turbullohet kur papritur dhe vetvetishëm braktis një anije në rrezik mbytjeje.
1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Djaloshi i Rikshës, Lao She

“Djaloshi i rikshës” është roman klasik i Kinës moderne, shkruar nga autori i famshëm Lao She gjatë viteve 1930.
800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: UEGEN

Qielli s’ka preferenca, Erih Maria Remark

Loja madhështore e dashurisë dhe e jetës në penën e mrekullueshme të Erih Maria Remark-ut, na jep dy figura, Lilian Dankërk dhe Klerfailin, të cilët ecin madhërishëm në buzë të greminës që ndan Qiellin nga Toka dhe ngre lart piedestalin e rinisë...
1 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Don Kishoti i Mançes , vëllimi 1+2, Miguel De Cervants Saavedra

Këta të dy marrin përsipër barrën të ringjallin periudhën e kalorësve të arratisur, domethënë ta kthejnë Spanjën edhe tërë botën nja 300 vjet prapa e të hidhen: nga Spanja e madhe e centralizuar, që ka zaptuar gjysmën e Amerikës, në Spanjën e vogël e të përçarë dhe të shtypur prej arabëve; nga Koha Moderne në Kohën e Mesme; nga kapitalizmi në feudalizëm;...
3 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Adolfi, Benjamin Constant

Zotëri, do të duhej ta botonit këtë histori. Tani ajo s'mund të lëndojë askënd, dhe për mendimin tim, do ta kishte një dobi. Fatkeqësia e Elenorës tregon se edhe ndjenja më e zjarrtë s'mund të luftojë kundër këtij rendi gjërash.
550 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000245

Botuesi: Cabej

Njëmijë e një net, Vepra e plotë (4 libra)

Përrallat e mrekullueshme arabe, të përkthyera në shqip mjeshtërisht nga Mustafa Greblleshi, vijnë në katër vëllime nga shtëpia botuese Çabej.
3 400 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000571

Botuesi: OMSCA-1

Robinson Kruzo, Daniel Defoe

Ky roman tregon një ngjarje tejet interesante. Ai përshkruan jetën e heroit të tij, Robinson Kruzosë. Robinson Kruzo lindi në vitin 1632 në Jork nga një familje e mirë, por nuk ishte vendas, por babain e kishte nga Bremeni që u vendos në Hull dhe fitoi një pasuri të madhe.
600 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Pedro Paramo, Rrafshina në flakë, Juan Rulfo

"Pedro Paramo" cilësohet si një ndër romanet themelorë të letërsisë hispano-amerikane të shekullit XX. Rulfo shkroi vetëm këtë roman dhe përmbledhjen e shkurtër me tregime "Fusha në flakë", të dy të botuar në vitet 1953-1955. Më pas nuk shkroi më asgjë deri në vdekje, në vitin 1986.
800 Lekë
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000261

Botuesi:

Kolonel Shaberi, Honore de Balzak (Balzaku)

Titulli: Kolonel ShabëriAutori: Honore dë Balzak (Balzaku)Botuesi: ABCViti: 2007Pesha: 0.1 Kg. Mbi autorin Honoré de Balzac lindi në Turs më 20 maj të 1799. Ne moshen 8 vjeçare mamaja e tij e dërgoi te studidonte ne oratorin e V
200 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000525

Botuesi: OMSCA-1

Lekura e shagrenit, Honore De Balzak

Romani “Lëkura e shagrenit” rrëfen historinë e një të riu, i cili bleu copën e lëkurës magjike të shagrenit që të përmbushte çdo dëshirë të tij. Por, ndërkohë duke nënvlerësuar këshillën e shitësit, që i ofron atij lëkurën, protagonisti e sheh veten gjatë rrjedhjes së ngjarjeve në situata tepër të paparashikuara...
800 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU001921

Botuesi: Zenit Editions

Kryevepra e panjohur, Honore de Balzak

Balzaku vdiq i drobitur nga puna, nga mendimi dhe pasioni; asoj pasioni, dua të them, që ai e pat tretur në projektin e vet të pamatë dhe që e kishte dominuar si një ndëshkim zotash.
500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU002045

Botuesi: Argeta LMG

Xha Gorioi, Honore de Balzak

Ngjarja vendoset në "Pensionin Familiar" pronë e trashëguar e zonjës Voker e cila jetonte pa të shoqin e vdekur prej disa vitesh tashmë.Në këtë shtëpi qëndronin pleq e të rinj duke paguar një shumë mujore sipas marrvëeshjes. Një ndër banorët ishte Xha Gorio, një ish i pasur që e kishte krijuar kapitalin e tij duke shitur fide e makarona.
890 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2213

Botuesi: OMBRA GVG

Iluzionet e humbura, Honore de Balzak

"Kush do të më dojë?" – pyeti veten poeti. "Miqtë e mi vërtetë më përbuzin. Çfarëdo që të bëja i dukej e mirë dhe fisnike vetëm asaj që prehet këtu! Më kanë mbetur vetëm motra, Davidi dhe nëna. Ç'mendojnë ata për mua?"
1 400 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: 2447

Botuesi: Argeta LMG

Evgjeni Grande, Honore de Balzak

Ky roman është një vepër realiste duke u bazuar te vërtetësia e ngjarjeve, sidomos tek pasqyrimi me vërtetësi i koprracisë së plakut Grande. Problemi shoqëror që trajton autori është ai i rolit të parasë në shkatërrimin e ndjenjave njerëzore.
600 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Te tjere

Shtëpia e maces me top, Honore De Balzak

Nga mesi i rrugës Sent – Deni, deri në vetë bërrylin e rrugës Pëti – Lion, qëndronte deri vonë një nga ato shtëpitë të cilat historianëve u ofrojnë aso mundësie sa në bazë të një analogjie fare të lehtë mund të rikonstruktojnë Parisin e vjetër.
550 Lekë
More
Në gjendje