Lordi Xhim, Joseph Conrad
  • Lordi Xhim, Joseph Conrad

Lordi Xhim, Joseph Conrad

IDK

"Lordi Xhim" tregon historinë e një djaloshi romantik anglez, të rritur me ëndrra trimërie e heroizmi, që një çast i vetëm frike e pasigurie që ai tregon kur shërben si oficer në një anije tregtare që rreh detrat e Lindjes, befas e përfshin në një skandal dhe e mbulon me turp.

900 Lekë
Sasia
Në gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Lordi Xhim
Origjinali: Lord Jim
Gjinia: Roman
Autori: Joseph Conrad
Shqipëroi: Virgjil Muçi
Shtëpia botuese: IDK
Viti: 2016
Fq. 392
Pesha: 0.421 kg.
ISBN: 978-9928-136-43-5

Mbi librin

"Lordi Xhim" tregon historinë e një djaloshi romantik anglez, të rritur me ëndrra trimërie e heroizmi, që një çast i vetëm frike e pasigurie që ai tregon kur shërben si oficer në një anije tregtare që rreh detrat e Lindjes, befas e përfshin në një skandal dhe e mbulon me turp.

Jeta e tij duket përfundimisht e rrënuar, kur njohja e miqësia me një burrë më të moshuar, të quajtur Marlou, i jep një mundësi të re për ta ngritur gjithçka nga e para. Xhimi vendoset në Patusan, një ishull i largët e ekzotik në detrat e Malajzisë, ku shpejt kthehet në një fi gurë mjaft të respektuar nga vendasit.

Derisa vjen një ditë dhe sërish kuraja e tij vihet në provë... "Lordi Xhim" është një libër për kurajën e frikën, për vetënjohjen dhe personalitetin njerëzor. Konsiderohet si një prej romaneve më të thellë psikologjik të shkruar në gjuhën angleze.

Koment nga Virginia Woolf

Një prej romaneve më të bukur të të gjitha kohërave; i madhi Joseph Conrad na sjell një rrëfi m lirik për historinë e një shëlbimi. Cili është çmimi që na duhet të paguajmë për të pasur një shans të dytë?

Mbi autorin

Joseph Conrad (1857-1924) një prej shkrimtarëve më të mëdhenj botërorë të shekullit të XX-të, e padyshim, një ndër romancierët më të mëdhenj të gjuhës angleze.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928136435
ean13
9789928136435
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Albas

Katedralja Shën Mëria e Parisit, Victor Hugo

Ai dallon shumë Mesjetë: te Revolucioni Frëng, te shkaqet që e prodhuan atë; tek arbitrariteti dhe despotizmi i pakufi, tek infleksibiliteti i organizmave që ishin krijuar historikisht për të mbajtur ekuilibra e balanca. A nuk na duken skena të Revolucionit ato, kur lypsarët sulmojnë katedralen për të shpëtuar Esmeraldën.
1 100 Lekë
More

Referenca: SKU000007

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregimet e Petërgurbut, Nikollai Gogol

Gogoli mendonte se mund të ishte gjithçka, përveçse një letrar. Artin e konsideronte veçse një lojë. Fillimisht mendonte se ishte një politikan, një reformator social, aq sa la Ukrainën ku edhe lindi, për t'u transferuar në Shën Peterburg, dhe të niste punë në një ministri.
750 Lekë
More

Referenca: SKU000241

Ate Sergi, L.N. Tolstoi

Lindur në pronat e familjes në Yasnaya Polyana, 160 kilometra në jug të Moskës, Tolstoi nisi studimet në Universitetin Kazan në moshën 19 vjeçare. Në rini, kishte fuqi të mëdha fizike dhe zhdërvjelltësi, me uri të pakufishme për vodka dhe femra. Për rrjedhojë, nuk qe shumë i mirë si student.
200 Lekë
More

Botuesi: Argeta LMG

Letër babait, Franz Kafka

Letra e gjatë nuk mbërriti kurrë te njeriu të cilit i drejtohej ndërsa kritikët kanë shtruar pyetjen nëse ajo me të vërtetë u shkrua për të mbërritur në destinacion. Në letër, Kafka i përgjigjet një pyetjeje nga i ati, Herman Kafka, se pse ai i thotë se ka frikë prej tij. 
490 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Metamorfoza, Franz Kafka

Një mëngjes, Gregor Zamza zgjohet nga gjumi i tronditur. Ai e sheh veten të shndërruar në një çimkë të stërmadhe, me këmbë hollake e me bark të fryrë. Asgjë tjetër nuk ka ndryshuar, as në dhomë, as tek ai, përveç pamjes së tij të jashtme.
600 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Golemi, Gustav Meyrink

Kabala gjeti nëpër geto strehën e përshtatshme për spekulimet e veta të çuditshme mbi natyrën e Zotit, mbi fuqinë magjike të letrave, dhe mundësinë për ithtarët e saj që të krijonin një njeri, njëlloj siç krijoi Zoti Adamin. Ky njeri u quajt Golem.
800 Lekë
More

Referenca: SKU001958

Botuesi: OMBRA GVG

Taras Bulba, Nikolaj V. Gogol

Mjeshtri i madh i letërsisë ruse, Nikolaj V. Gogol, ka lindur në 20 prill 1809 në Bolshoie Soroçini, fshat afër Mirogorodit nga një familje fisnikësh. Babai i tij, Vasil Afanasjeviç, komediograf i shquar, ndikoi që edhe i biri i tij të merrej me letërsi.
300 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Pegi

Lord Xhim, Joseph Conrad

Xhimi është një djalosh me sedër dhe imagjinatë të fortë, që vesh çdo gjë me një tis të mjegullt romantizmi. Ai e sheh veten si një hero të pagabueshëm. Prandaj edhe turbullohet kur papritur dhe vetvetishëm braktis një anije në rrezik mbytjeje.
1 000 Lekë
More