• Banner

Novela boterore, vol. 2
  • Novela boterore, vol. 2

Novela botërore, vol. 2

Novela botërore 2 sjell për lexuesin e ri disa prej shkrimtarëve më të rëndësishëm botërorë, tre prej të cilëve janë fitues të Çmimit Nobel.

92,00 SEK
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Novela botërore, vëllimi i dytë
Gjinia: Novela
Autori: Grup Autorësh
Shqipëroi: Silvana Leka
Shtëpia botuese: Botimet Poeteka
Viti: 2017
Fq. 126
Pesha: 0.205 kg.
ISBN: 978-9928-230-09-6

Përmbajtja e librit

• Aventurat e dy shokëve, Anton Chekhov
• Historia e qenit Berganxa, Miguel de Cervantes
• Historia e djalit dhe e maces, Charles Dickens
• Arratisja, Frédéric Mistral
• Si u rrit feçka e elefantit, Rudyard Kipling
• Gushkuqi, Selma Lagerlöf

Mbi librin

Novela botërore 2 sjell për lexuesin e ri disa prej shkrimtarëve më të rëndësishëm botërorë, tre prej të cilëve janë fitues të Çmimit Nobel.

Anton Chekhov me historinë e Volodjas dhe Cecevizit na fut në botën e aventurave të dy adoleshentëve që duan të arratisen nga jeta që bëjnë. Por ajo që ata dinë të bëjnë më mirë është të ëndërrojnë dhe të ngrenë një realitet me më shumë fantazi se ai në të cilin jetojnë.

Miguel de Cervantes na sjell dialogun mes dy qenve, Berganxa dhe Shipione, ku mes rrëfimit të jetës së tyre jeta e njerëzve satirizohet aq shumë sa kuptojmë se sa e pandryeshueshme është natyra njerëzore dhe marrëdhëniet e saj. Teksa Berganxa rrëfen jetën e tij, gjithkush do të donte të ishte pranë e ta përkëdhelte.

Charles Dickens në prozën e tij rrëfenhistorinë e një djali të cilit i ati, një kalorës i njohur, i tha se nuk po i linte pasuri, por emrin e mirë. Por shpejt djaloshi e kuptoi se kaq nuk mjaftonte dhe se jetën duhet ta fitonte vetë.

Frédéric Mistral sjell tregimin e mrekullueshëm të një djali të ri, të cilin fantazia e çon në vise të panjohura, ku kryen trimëri të rralla, që zhduken sapo ai hap sytë dhe kupton se nuk ka dalë ende nga shtëpia.

Rudyard Kipling përzien fantazinë dhe humorin me teorinë e Darvinit, rrëfen shumë këndshëm historinë se si hunda e padobishme e një elefanti të vogël dhe kureshtar, arrin të bëhet feçkë e gjatë, sidomos pasi pyet se çfarë ha krokodili për mëngjes.

Selma Lagerlöf dhuron një thesar të çmuar përmes tregimit mbi një zog të vogël të cilit, ditën kur u krijuan kafshët dhe bimët, u harrua t'i jepej ngjyrë për puplat. Ky rrëfim, i njohur botërisht botërisht për vlerën shpirtërore dhe cilësinë letrare, shndërron një zog të thjeshtë, ngjyrë gri, në një krijesë të dashur si gushkuqi, duke na kujtuar njëkohësisht mirënjohjen.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928230096
ean13
9789928230096
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Fan Noli

Një natë në Lisbonë, Erich Maria Remarque

Romani "Një natë në Lisbonë", i cili qysh nga botimi i tij i parë në vitin 1963, është përkthyer në shumë gjuhë dhe ka qenë vazhdimisht një bestseller, të rrëmben që nga faqja e parë e gjer tek e fundit me përshkrimin tepër prekës të mundimeve të pasosura e të fatit tragjik të atyre njerëzve që morën rrugët e mërgimit për të shpëtuar nga mizoritë e nazizmit.

Çmimi 115,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Argeta LMG

Jul Cezari, William Shakespeare

Mark Antoni me Oktavin, të nipin e Jul Cezarit, i shtrëngojnë republikanët të ikin prej Rome dhe e dërrmojnë ushtrinë e tyre në betejën e Filipit; Kasi dhe Bruti, që të mos bien në duar të kundërshtarëve, vrasin veten njëri pas tjetrit; Republika Romane kthehet përfundimisht në diktaturë autokratike.

Çmimi 57,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Shtëpia e Librit

Ferma e Kafshëve, George Orwell

Që kur u botua për herë të parë në vitin 1945, Ferma e Kafshëve vijon të kënaqë lexuesit e të gjitha moshave me humorin e hidhur dhe talljen shpartalluese të pushtetit, duke i garantuar Orwell-it pozicionin e një prej shkrimtarëve më të mëdhenj të shekullit të njëzetë.

Çmimi 80,50 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000390

Botuesi: Albin

Getsbi i Madh, Frensis Skot Ficxherald

Protagonisti i këtij romani, Xhei Getsbi, në të vërtetë quhet Xhejms Gec; në pamje të parë, ai është një i pasur i ngeshëm që jeton jashtë Nju-Jorkut, buzë ngushticës së Long Islandit, në një vilë madhështore ku jep pritje të jashtëzakonshme.

Çmimi 46,00 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: 2399

Botuesi: Te tjere

Procesi, Franc Kafka

Në analizën e romanit "Procesi", vihet re një e vërtetë tronditëse e realitetit me njeriun e thjeshtë brenda dhe sistemet që ndryshojnë dhe e shikojnë ketë të fundit si një pengesë apo një të mirë për to. Kafka parapëlqen një të vërtetë të skajshme ku sheqerosjet artistike nuk janë me vlerë në veprën e tij.

Çmimi 57,50 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: 2498

Botuesi: Te tjere

Tregime te zgjedhura, Franc Kafka

Shumica e shkrimeve të tij mbetën të pambaruara dhe u botuan pas vdekjes së tij. Megjithëse dëshira e tij ishte që ato të asgjësoheshin, janë bërë ikona në letërsinë e Perëndimit. Pjesa e tij më e njohur përfshin një tregim të shkurtër "Metamorfoza" dhe romani i tij i pambaruar "Procesi" dhe "Kështjella".

Çmimi 51,75 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000537

Botuesi: OMSCA-1

Saga e Forsajteve, Roman 2, Xhon Gollsuorthi

Irena kthehet. Perdet ishin ulur se qe ngrysur, një zjarr i mirë kërcunjsh borige qe ndezur në vatër dhe në dritën e tij Somsi pa Irenën të ulur në këndin e saj të zakonshëm, atje në kanape. Mbylli derën ngadalë dhe iu afrua. Ajo nuk lëvizi nga vendi dhe bëri sikur s'e pa.

Çmimi 57,50 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Argeta LMG

Tartufi, Molieri

Disa studionjës të përmendur të veprës së Molierit ngulin këmbë se krijimtaria e tij ka karakter "feudal", se ai është rob i klasicizmit. Disa të tjerë mendojnë se ai është ideolog i rendit të tretë, duke ia përshtatur veprën e tij realizmit borgjez.

Çmimi 69,00 SEK
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)