• Banner

Novela boterore, vol. 1
  • Novela boterore, vol. 1

Novela botërore, vol. 1

Novela botërore 1 sjell për lexuesin e ri disa prej shkrimtarëve më të rëndësishëm botërorë, përmes një përzgjedhjeje të shkëlqyer të krijimtarisë së tyre në prozën e shkurtër.

6,80 GBP
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Novela botërore, vëllimi i parë
Gjinia: Novela
Autori: Grup Autorësh
Shqipëroi:  Arian Leka
Shtëpia botuese: Botimet Poeteka
Viti: 2017
Fq. 162
Pesha: 0.251 kg.
ISBN: 978-9928-230-08-9

Përmbajtja e librit

• Fluturimi i Kapiten Shtrëngatës në Parajsë, Mark Twain
• Poliushka, Leo Tolstoy
• Djaloshi i detit, Jack London
• Mushka e Papës, Alphonse Daudet
• Legjenda e Shën Julianit, Gustave Flaubert

Mbi librin

Novela botërore 1 sjell për lexuesin e ri disa prej shkrimtarëve më të rëndësishëm botërorë, përmes një përzgjedhjeje të shkëlqyer të krijimtarisë së tyre në prozën e shkurtër.

Mark Twain na rrëmben në botën imagjinare me historinë e jashtëzakonshme të Kapiten Shtrëngatës, i cili dëshiron të zbulojë nëse të famshmit në tokë janë po aq të famshëm edhe në qiell.

Leo Tolstoy me dhimbje dhe emocion, sjell pamje të Rusisë dhe popullit të saj përmes historisë së Poliushkas, njeriut që premton se do ta mbajë fjalën, se nuk do të pijë më, por askush nuk e beson, dhe kur një ditë ai arrin ta mbajë premtimin, është tepër vonë për të gjithë.

Jack London na çon në një botë tjetër; një atmosferë krejtësisht të ndryshme kur rrëfen historinë e Keikiaua, Djaloshit të Detit, birit të peshkatarit që jetoi mes dallgëve të ngrohta të një ishulli të begatë, në Hawai, dhe që njihte gjuhën e gjallesave të detit.

Alphonse Daudet me rrëfimin e tij Mushka e Papës, sjell bukurinë e stilit dhe historinë gazmore të një proverbi provansal plot fantazi, që nis me fjalët: "Kujdes nga ai njeri! Ai është si mushka e Papës, e cila e mbajti inatin shtatë vjet". Aty gjejmë Papa Bonifacin, që përkushtohet ndaj vreshtit dhe mushkës së tij më shumë se sa për çështjet e larta, dhe mushka e tij që na çorodit dhe shkon përtej kufijve të imagjinatës, pasi hakmerret siç di një mushkë, dhe prej kësaj fiton simpatinë tonë.

Gustave Flaubert ka magjepsur breza të tërë lexuesish duke paraqitur pëshpërimat dhe zërat e një bote misterioze përmes alegorisë së fatit të Julianit, njeriut të cilit fati i kishte parashikuar që në lindje se do të bënte gjëra të mëdha, por edhe të tmerrshme. Jeta e tij kthehet në sfidën dramatike të njeriut të pushtuar nga mizoria, nga epshet e gjakut dhe dëfrimet, që provon realitetin e tmerrshëm derisa i njeh gabimet e veta dhe i dorëzohet fatit.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928230089
ean13
9789928230089
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001933

Botuesi: Fan Noli

Zhozef Fushe, Stefan Zweig

Zhozef Fushenë, njërin prej njerëzve më të fuqishëm të kohës së tij dhe njërin prej njerëzve më të shquar të të gjitha kohërave, nuk e kanë dashur bashkëkohësit e tij dhe pasuesit e kanë gjykuar edhe më keq.

Çmimi 11,05 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001958

Botuesi: OMBRA GVG

Taras Bulba, Nikolaj V. Gogol

Mjeshtri i madh i letërsisë ruse, Nikolaj V. Gogol, ka lindur në 20 prill 1809 në Bolshoie Soroçini, fshat afër Mirogorodit nga një familje fisnikësh. Babai i tij, Vasil Afanasjeviç, komediograf i shquar, ndikoi që edhe i biri i tij të merrej me letërsi.

Çmimi 2,55 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: OMBRA GVG

Shkrimet, Karel Capek

Kronikat e udhëtimit dhe shkrimet politike të Karel Çapekut mbështeten në eksperiencat në shtete të tjera me përshkrime plotë jetë dhe vëzhgime të kujdesshme. Letra nga Italia - 1923, fokusohet në panoramën dhe artin Italian. Ditari i tij në Angli -1924, përqëndrohet tek periferia angleze dhe në sjelljen e njerëzve.

Çmimi 6,80 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Zonja Bovari, Gustav Floberi në gjyq, Gustav Flober

Ema Bovari ëndërronte një dashuri të zjarrtë që do ta largonte nga monotonia e pajetë e mjedisit provincial dhe të përjetonte emocionet e një jete të vrullshme bashkëshortore. Por kur përballet me një bashkëshort flegmatik dhe aspak emocional ajo hidhet në krahët e dy dashurive të tjera, duke shkelur kështu pabesisht kurorën bashkëshortore. 

Çmimi 11,90 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Botime Nazarko

Dita e fundit e një te dënuari, Viktor Hygo

I indinjuar nga gijotina dhe mënyra sesi i trajton shoqëria të dënuarit, Hygo vendosi ta denoncojë këtë absurditet përmes romanit të tij: kushtet e mjerueshme të jetesës së të burgosurve, trajtimin çnjerëzor të të dënuarve, duke përshkruar vuajtjet e tyre morale dhe fizike. 

Çmimi 1,87 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Zonja Bovari, Gustav Flober

Ema Bovari është një vajzë provinciale që lexon shume libra romantikë dhe ka marrë një formim konservator në manastir. Për shkak të letërsisë romantike që lexonte, Ema bën zgjedhjet e gabuara në jetë, humbet lidhjet me realitetin dhe shndërrohet në një viktimë të pasioneve të saj, të cilat e orientojnë drejt aventurave të pafundta.

Çmimi 7,65 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Bij dhe dashnorë, D. H. Lawrence

"Bij dhe dashnorë" është portretizimi i parë modern i një fenomeni që më pas, falë Frojdit, do të njihej si kompleksi i Edipit. Kurrë s'ka pasur djalë më të varur nga dashuria e nënës dhe më të mbushur me urrejtje për të atin sesa Pol Moreli, protagonisti i këtij romani.

Çmimi 10,20 GBP
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)