Novela boterore, vol. 1
  • Novela boterore, vol. 1

Novela botërore, vol. 1

Novela botërore 1 sjell për lexuesin e ri disa prej shkrimtarëve më të rëndësishëm botërorë, përmes një përzgjedhjeje të shkëlqyer të krijimtarisë së tyre në prozën e shkurtër.

800 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Novela botërore, vëllimi i parë
Gjinia: Novela
Autori: Grup Autorësh
Shqipëroi:  Arian Leka
Shtëpia botuese: Botimet Poeteka
Viti: 2017
Fq. 162
Pesha: 0.251 kg.
ISBN: 978-9928-230-08-9

Përmbajtja e librit

• Fluturimi i Kapiten Shtrëngatës në Parajsë, Mark Twain
• Poliushka, Leo Tolstoy
• Djaloshi i detit, Jack London
• Mushka e Papës, Alphonse Daudet
• Legjenda e Shën Julianit, Gustave Flaubert

Mbi librin

Novela botërore 1 sjell për lexuesin e ri disa prej shkrimtarëve më të rëndësishëm botërorë, përmes një përzgjedhjeje të shkëlqyer të krijimtarisë së tyre në prozën e shkurtër.

Mark Twain na rrëmben në botën imagjinare me historinë e jashtëzakonshme të Kapiten Shtrëngatës, i cili dëshiron të zbulojë nëse të famshmit në tokë janë po aq të famshëm edhe në qiell.

Leo Tolstoy me dhimbje dhe emocion, sjell pamje të Rusisë dhe popullit të saj përmes historisë së Poliushkas, njeriut që premton se do ta mbajë fjalën, se nuk do të pijë më, por askush nuk e beson, dhe kur një ditë ai arrin ta mbajë premtimin, është tepër vonë për të gjithë.

Jack London na çon në një botë tjetër; një atmosferë krejtësisht të ndryshme kur rrëfen historinë e Keikiaua, Djaloshit të Detit, birit të peshkatarit që jetoi mes dallgëve të ngrohta të një ishulli të begatë, në Hawai, dhe që njihte gjuhën e gjallesave të detit.

Alphonse Daudet me rrëfimin e tij Mushka e Papës, sjell bukurinë e stilit dhe historinë gazmore të një proverbi provansal plot fantazi, që nis me fjalët: "Kujdes nga ai njeri! Ai është si mushka e Papës, e cila e mbajti inatin shtatë vjet". Aty gjejmë Papa Bonifacin, që përkushtohet ndaj vreshtit dhe mushkës së tij më shumë se sa për çështjet e larta, dhe mushka e tij që na çorodit dhe shkon përtej kufijve të imagjinatës, pasi hakmerret siç di një mushkë, dhe prej kësaj fiton simpatinë tonë.

Gustave Flaubert ka magjepsur breza të tërë lexuesish duke paraqitur pëshpërimat dhe zërat e një bote misterioze përmes alegorisë së fatit të Julianit, njeriut të cilit fati i kishte parashikuar që në lindje se do të bënte gjëra të mëdha, por edhe të tmerrshme. Jeta e tij kthehet në sfidën dramatike të njeriut të pushtuar nga mizoria, nga epshet e gjakut dhe dëfrimet, që provon realitetin e tmerrshëm derisa i njeh gabimet e veta dhe i dorëzohet fatit.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928230089
ean13
9789928230089
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2307

Botuesi: Argeta LMG

Novela, Prosper Merime

Në këtë botim të novelave të Prosper Merimesë janë paraqitur disa nga veprat e tij më të mira si: "Xhevairja e Toledës", "Kaçaku", "Marrja e fortifikatës", "Venera e qytetit Ille", "Loja e Triktrakut", "Vegimi i Karlit Xl", "Mateo Falkone", "Tamango", "Karmen" dhe "Kolomba".
580 Lekë
More

Botuesi: OMBRA GVG

Një tragjedi amerikane, vëllimi i dytë, Teodor Drajzer

Djemtë, me të cilët ai shoqërohet janë më të sofistikuar se ai, dhe ata e futën në botën e alkoolit dhe prostitucionit. Klajdit i pëlqen mënyra e re e jetesës dhe bën gjithçka për të fituar afrimitetin e Hortens Brigsit. Por jeta e Klajdit ndryshon përgjithnjë kur makina e vjedhur, me të cilën ai udhëton, vret një fëmijë. Klajdi largohet nga Kansas City...
800 Lekë
More

Botuesi: Botime Koliqi

Vëllavrasësit, Nikos Kazantzakis

Nikos Kazantzakis u lind më 18 shkurt 1883 në Iraklion, Kretë, Perandoria Osmane (tani në Greqi) ndërsa vdiq më 26 tetor 1957, në Freiburg im Breisgau, në Gjermani). Ishte shkrimtar grek, shumë produktiv, shumëllojshmëria e veprave të së cilit përfaqësojnë një kontribut të madh në letërsinë moderne greke.
1 200 Lekë
More

Referenca: SKU000495

Botuesi: OMSCA-1

Lufta dhe paqja, L. N. Tolstoj, vol. 2

Kryevepra epike e Tolstoit ndërthurr jetët private dhe publike të individëve gjatë kohës së luftërave Napoleonike dhe sulmit francez kundër Rusisë.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Erik Botime

Njeriu i padukshëm, Herbert G. Wells

 Po, kur, më në fund, i panjohuri përballet me ta, ka më shumë pyetje sesa përgjigje, terror nga më i paimagjinueshmi, ndërsa mizoria dhe vrasja e vënë fshatin e qetë në sundimin e një të çmenduri të papërmbajtshëm. 
500 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Qyteti kufitar, Shen Congwen

Një testament prekës i shpirtit njerëzor, "Qyteti kufitar" është një roman i shkruar bukur, i quajtur kryevepër e Shen Congwenit për portretizimin e jetës fshatare kineze.
700 Lekë
More

Botuesi: Shtëpia e Librit

Kumbari, Mario Puzo

Një kryevepër moderne, Kumbari është një portret i botës së krimit të viteve 1940, që nuk të shqitet nga mendja. Ai është, gjithashtu, një rrëfenjë intime e familjes Korleone, e cila është njëkohësisht e lidhur, dhe e bërë copash, nga pozicioni unik që mban në zemër të Mafies Amerikane. Pesëdhjetë vjet pasi u botua për herë të parë, ky roman vijon të...
1 200 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Poeteka & Ideart

Novela botërore, vol. 2

Novela botërore 2 sjell për lexuesin e ri disa prej shkrimtarëve më të rëndësishëm botërorë, tre prej të cilëve janë fitues të Çmimit Nobel.
800 Lekë
More